Connect with Us

Zgjidhen anëtarët e rinj të KLP/ Zbardhen emrat

Aktualitet

Zgjidhen anëtarët e rinj të KLP/ Zbardhen emrat

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Sot, u zhvillua Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për tre anëtarë.

Sipas listës emërore të nënshkruar në mbledhje morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha niveleve.

Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marë195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Ludovik Dodaj ka marë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.

LEXO EDHE:  Pse bën nani-nani ILD-ja dhe KLP-ja për lirimin e Avdylit?

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” sipas renditjes së mëposhtme:

Zeqir Hoda 150 vota

Znj. Deniona Katro 48 vota

Znj. Elona Alvora 6 vota

5  vota u shpallën të pavlefshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Në Kuvend do kaloj statut i ri”/ Harxhi: PD e ka humbur demokracinë, ja pse

Publikuar

-

Nga

Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi e konsideron Kuvendin Kombëtar si të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Harxhi deklaroi se PD ka humbur demokracinë, për aq kohë sa nuk lejon debat të lirë në parti. Sipas saj, institucioni i votës së lirë në PD është shkatërruar.

Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, do jetë Kuvend statutor nuk do jetë Kuvend zgjedhor. E ka thënë edhe zoti Berisha. Do të kaloj një statut i ri i PD.



LEXO EDHE:  Konstituimi i KED/ Presidenca njofton hedhjen e shortit, zbardhet data

LEXO EDHE:  Alushaj mban “peng” Kryeprokurorin e ri/ Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit

Ky Kuvend mblidhet me konsensus, sepse janë mbledhur 2/3 dhe do të dorëzohen në datën 9 ose 10. Në bazë të statutit duhen 30 ditë për mbledhjen e Kuvendit.

Institucioni i votës është shkatërruar në PD. Unë kam bërë disa beteja. PD i ka humbur demokracia për shumë vite. Përveç votës është edhe debati i lirë”, tha Harxhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e çmimit të ushqimeve dhe Covid 19/ Qeveria kineze alarmon qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Qeveria e Kinës iu ka kërkuar me urgjencë familjeve që të grumbullojnë furnizime me ushqime thelbësore në rast urgjence.

Nga Ministria e Tregtisë nuk është dhënë asnjë arsye por mendohet se gjithë kjo situatë vjen për shkak të mbylljeve të herë pas hershme nga Coronavirusi apo shqetësimeve për perimet, pasi shiu ka dëmtuar të korrat.

Ministria ka kërkuar nga autoritetet lokale që furnizimi zinxhir të funskionojë pa probleme dhe çmimet të jenë të qëndrueshme.

Mediat u përpoqën të shuanin shqetësimet pasi raportimit pasi njerëzit mes panikut kanë vërshuar menjëhreë në supermarkete për të bërë blerjet.

Sapo doli ky lajm, të gjithë të moshuarit në panik vrapuan drejt supermarketeve për të bërë blerje”, shkruan një përdorues në faqen e mediave sociale kineze Ëeibo.

Economic Daily, një gazetë e mbështetur nga Partia Komuniste Kineze, u bëri thirrje lexuesve të saj të mos alarmoheshin, duke thënë se këshillat e qeverisë kishin për qëllim të siguroheshin që familjet të ishin të përgatitura nëse shpallej një bllokim në zonën e tyre.

LEXO EDHE:  Konstituimi i KED/ Presidenca njofton hedhjen e shortit, zbardhet data

LEXO EDHE:  Pas shkarkimit nga Vettingu/ Fusha zë vendin e Alfred Agollit



Gazeta People shkruan se këto njfotime nuk janë të papritura apo të pazakonta duke marrë parasysh rritjen e çmimee të perimeve po ashtu edhe rasteve të fundit me Covid 19.

Çmimet e ushqimeve zakonisht rriten në këtë periudhë në Kinë, por çmimi I permive është rritur për shkak të kushteve të motit ekstrem.

Ndërkohë vendi po vazhdon të përdorë masa strikte për bllokimin, për të menaxhuar Covid 19.

Kina shpreson të zerojë inenfektimet para mbajtjes së Lojërave Olimpike Dimërore që startojnë në muajin Shkurt.

Të hënën, në Kinë u raportuan 92 raste të reja me Covid 19, ndërsa  Shanghai Disneyland yll për dy ditë pasi një vizitor rezultoi pozitive me Covid./ CNA.al

Marrë nga BBC

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto- Nikoll Lesi i bën make up Salianjit/ I buzëqesh kamerës me furçë në dorë

Publikuar

-

Nga

Situata politike në vend ka qenë në fokus të diskutimeve në studiot televizive, ku personazhe politik dhe analistë apo gazetarë kanë qenë të ftuar në çdo panel.

Mbrëmjen e sotme në emisionin Open po diskutohet tema “Basha dhe Kuvendi i Berishës”, ku mes të ftuarve ka qenë botuesi i Koha Jonë Nikoll Lesi dhe deputeti Ervin Salianji.

Lesi është kapur mat duke ushtruar një profesion të ri; atë të Make-up Artist!

LEXO EDHE:  Klodiana Lala “zë ngushtë” kreun e KLP-së

LEXO EDHE:  Alushaj mban “peng” Kryeprokurorin e ri/ Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit



Në foto, shihet momenti kur Lesi ka marrë në dorë furçat e grimit dhe po ia bën vetë makiazhin demokratit, i cili duket se i beson pasi e ka lënë veten të lirë në duart e “MUA-s”.

Fotot tregojnë Lesin që i buzëqesh kameras, ndërsa nga ana tjetër Salianji nuk e prish terezinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE