Connect with Us

Video e Erling Haland po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

BundesLiga

Video e Erling Haland po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Publikuar

-

/

Erling Haland është një nga sulmuesit më të mirë të momentit dhe së bashku me Mbapenë shihen si dyshja që do të dominojë botën e futbollit në vitet e ardhshme. Futbollisti norvegjez tregon se vjen nga një tjetër planet, teksa në një video të shpërndarë në rrjet shihet të prekë perfeksionin me goditjen e veçantë të tij.

Haland pozicionohet pranë pikës së bardhë të penalltisë, ku vendos tre topa njëri sipër tjetrit. Prej aty nis ti gjuajë me radhë e ti dërgojë në të njejtin vend, në trekëndëshin ku varej edhe një tabelë shënjestre. Saktësia e lojtarit të Dortmundit ka qenë e pabesueshme, duke i lënë me gojëhapur të gjithë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Leva tregon zhgënjimin e “Topit të Artë”: U ndjeva i trishtuar

Publikuar

-

Nga

Një javë pasi pa Lionel Mesin t’i merrte praktikisht nga duart “Topin e Artë”, në një nga votimet më të kontestuara të të gjitha kohëve në historinë e këtij trofeu, Robert Levandovski ka treguar se si ka përjetuar atë natë. Sulmuesi polak mendohej se do të ishte fituesi i këtij edicioni, por për çudi pa ta kalonte argjentinasi, i cili mori trofeun e tij të 7.

“Ndjeva trishtim, nuk ka asgjë për të fshehur. Nuk mund të them se isha i lumtur, përkundrazi, ndjehem shumë i pakënaqur. I shkova afër, luftova me Lionel Mesin…



Qartësisht, e respektoj për mënyrën se si luan dhe për atë që ka bërë, vetë fakti që munda të konkurroj me të më bën të kuptoj nivelin që kam arritur. Por në të vërtetë u ndjeva i trishtuar dhe ishte diçka e mirë që nuk u desh të luanim një ndeshje në mesjavë”, shpjegoi polaku në një intervistë për mediat polake, duke zbuluar zhgënjimin e tij.

I pyetur më pas për fjalimin e Mesit i cili kërkoi që Levandovskit t’i dorëzohej trofeu i vitit 2020, polaku nuk e komentoi me aq shume entuziazëm sa mund të mendohej. “Do të dëshiroja që fjalët e tij të ishin të sinqerta, jo fjalë boshe. Megjithatë, ideja nuk më entuziazmon”, tha Levandovski.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Deklarata shokuese për arbitrin, policia nis hetimet ndaj Jude Bellingham

Publikuar

-

Nga

Jude Bellingham nuk u përmbajt pas humbjes kundër Bayern Munich, sidomos pas penalltisë së dhënë nga Felix Zwayer.

“Ju i jepni një arbitri, që ka fiksuar ndeshje më parë, ndeshjen më të madhe në Gjermani dhe çfarë prisni pastaj?

Për mua nuk është penallti. Hummels as nuk po e shikon topin dhe po lufton për të, kur e godet. Mund të shikoni më shumë vendime gjatë lojës”, tha Bellingham për ViaPlay.



Kjo deklaratë ka vënë në lëvizje edhe policinë gjermane, që ka nisur hetimet sipas asaj që raporton Sky në Gjërmani.

Çështja do t’i përcillet prokurorisë së Dortmundit, që do të vendosë nëse do të ketë kallëzim penal kundër Bellingham.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ 6 gola për 35 minuta lojë, rekordi historik i skuadrës së Bundesligës

Publikuar

-

Nga

Borusia e Monchengladbachut pësoi një humbje turpëruese në shtëpi 0-6 nga Freiburgut. Skuadra e Hutter u ndëshkua 6 herë në vetëm 35 minuta lojë, teksa shënuan gjashtë lojtarë të ndryshëm: Eggestein, Schade, Lienhart, Hofler, Holer dhe në fund Schlotterbeck.

Ironia e fatit qëndron tek rekordi i vendosur nga Freiburg, që arriti të barazonte pikërisht Borussia e Monchengladbachut, që është skuadra e vetme në kampiontin gjerman që kishte arritur të shënonte 6 gola në një fraksion loje, pikërisht në 29 prill 1987 ndaj Dortmundit, duke fituar thellë 12-0.

Por Frieburgu golat i ka shënuar në transfertë. Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra, me Freiburgun që u tregua i mëshirshëm, duke mos shënuar gola të tjerë.



Me këtë sukses Freiburgu shkon në kuotën e 25 pikëve, në vendin e katërt, ndërsa Gladbachu mbetet me 18 pikë.

LEXO TE PLOTE