Connect with Us

Veliaj merr drejtimin Tiranës/ Zbardhen emrat e drejtuesve lokalë të PS

Politikë

Veliaj merr drejtimin Tiranës/ Zbardhen emrat e drejtuesve lokalë të PS

Publikuar

-

cna lajme politik

Në mbledhjen e kryesisë së PS, janë marrë disa vendime, në lidhje me lëvizjen e udhëheqësve politik.

Raportohet se kryebashkiaku Erion Veliaj do drejtojë përkohësisht Partinë Socialiste të Tiranës.

Kujtojmë se Veliaj u emërua udhëheqës politik në Tiranës, në vend të Ervin Bushatit, i cili nuk arriti të marrë një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.

Lindita Nikolla, kryetarja e Kuvendit do të jetë e deleguar  në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.

LEXO EDHE:  Proçesi i vaksinimit/ Manastirliu nuk ndalet, jep mesazhin e radhës

Ndërsa Delina Ibrahimi në njësinë Nr.5 në Tiranë, Mimi Kodheli në njësinë Nr.8, Tiranë, Blerina Gjylameti në Nr.4, Tiranë, në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë, Paulin Sterkaj në Nr.11 në Tiranë, si dhe Orlando Rakipi delegohet për  Bashkinë e Vorës.

Gjatë mbledhjes së kryesisë, ndër të tjera është raportuar edhe  për punën e sekretariatit të ri dhe ecurinë e detyrave.

Damian Gjiknuri u autorizua të caktojë grupin e punës për ndryshimet statutore në parti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Diskutimet për paketën fiskale/ PD në mbështetje të deputetit socialist

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka kërkuar votimin e amendamenteve të prezantuara nga deputeti socialist Erion Braçe për paketën fiskale dhe për sektorin e bujqësisë.

Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare Spaho shprehet se me propozimet e qeverisë, bujqësia mund të futet në kolaps.

Të votojmë dy amendamente e z.Braçe për sektorin e bujqësisë. Do ta fusim bujqësinë në kolaps me këto dy propozime të qeverisë për politikat fiskale”, tha Spaho.



Kujtojmë se Braçe, në fjalën e tij në Kuvend është shprehur se në këtë projektligj është rritur norma e kompensimit nga 6 % deri në 20 %. Sipas deputetit kjo rritje neutralizon TVSH-në.

Natyrisht, propozimi që do të sjell lidhet me skemën e TVSH për bujqit. Duhet përjashtuar këtu eksportuesit që e kanë TVSH zero në eksport. Në këtë projektligj norma e kompensimit është rritur nga 6% në 20%. Norma e kompesimit me 20% neutralizon TVSH. Natyrisht që më shkon ta bëj pyetjen se çfarë ka ndodhur me qeverinë që kur e vendosi këtë skemë dhe sot që e ka bërë zero investimin për fermerin.

Problemi është te bujku dhe eksportuesi. Po ju marr një produkt. Një kg ullinj me çmimin 50 lekë, grumbulluesi e mori këtë produkt dhe doli në treg me 60 lekë, e këtu ka 10% TVSH, po të bësh diferencën mes TVSH të kompesuar dhe TVSH në shitje, grumbulluesit i mbeteshin 8.3 lekë për të gjitha. Ai kishte para dhe interes që të grumbullonte produktin e bujkut, pa ushtruar presion e të jetë bujku në trysni. Nëse shkojmë te zero në 20, humbja është 20 lekë për grumbullues. Sot nuk ka fabrikë në Shqipëri që prodhon me qumësht pluhur, nëse ka kërkoj ndjesë. Legjislacioni jonë vajin e palmës nuk e takson, kam propozuar taksë dhe për këtë. Që qumështi pluhur dhe vaji i palmës të trajtohen njësoj”, tha Braçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk duhet të ketë përjashtime dhe favore në paketën fiskale”/ Braçe: Kemi mbështetur biznesin e madh

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PS, Erion Braçe, nga foltorja e Kuvendit ka thënë nuk duhen favorizuar bizneset e mëdha dhe të mos ketë përjashtime apo favorizime në paketën fiskale.

Sipas Braçes duhen vendosur prioritete. Braçe ndër të tjera ka propozuar heqjen e reduktuar të 6% të tatimeve me vlerën e shtuar për të gjitha hotelet me 5 yje.

Gjithashtu ka propozuar heqjen e përjashtimit të favorizimit me tokë dhe me ndërtesë në shitjen e parë për të gjitha zonat rezidenciale jashtë qyteteve dhe vijën bregdetare.



Përjashtime apo favore të përjetshme në paketën tonë fiskale nuk duhet të ketë. Duhet të vendosim ne prioritete. Ta nisim me më të dobëtit, apo ta nisim me ata që përmes favoreve akumulojnë para shumë. Kam kërkuar disa herë në Kuvend reduktimin e listës së përjashtimeve fiskale për biznesin, sidomos për atë të madh. Së pari doja të propozoja heqjen e reduktuar të 6% të tatimeve me vlerën e shtuar për të gjitha hotelet me 5 yje. Sepse për çdo investim të tyre paguhet vetëm 6% TVSH. Unë them se vlen vetëm një favor, e para është ajo që i lejohet lojërat e fatit këtyre hoteleve. Kam propozuar heqjen e përjashtimit të favorizimit me tokë dhe me ndërtesë në shitjen e parë për të gjitha zonat rezidenciale jashtë qyteteve dhe vijën bregdetare.

Mendoj që të gjithë këtyre sipërmarrësve që jetojnë në këtë fushë i është bërë një favor. I është bërë favor sepse po zënë territore të mëdha të vijës tonë bregdetare dhe pjesën më të madhe të muajve është e blerë nga ato që kanë para. Nga krahu tjetër toka është e fundme, si në vijën bregdetarë dhe jashtë qyteteve. Le të vijmë te më e rëndësishmja. Natyrisht, propozimi që do të sjell lidhet me skemën e TVSH për bujqit. Duhet përjashtuar këtu eksportuesit që e kanë TVSH zero në eksport. Në këtë projektligj norma e kompensimit është rritur nga 6% në 20%. Norma e kompesimit me 20% neutralizon TVSH. Natyrisht që më shkon ta bëj pyetjen se çfarë ka ndodhur me qeverinë që kur e vendosi këtë skemë dhe sot që e ka bërë zero investimin për fermerin.

Problemi është te bujku dhe eksportuesi. Po ju marr një produkt. Një kg ullinj me çmimin 50 lekë, grumbulluesi e mori këtë produkt dhe doli në treg me 60 lekë, e këtu ka 10% TVSH, po të bësh diferencën mes TVSH të kompesuar dhe TVSH në shitje, grumbulluesit i mbeteshin 8.3 lekë për të gjitha. Ai kishte para dhe interes që të grumbullonte produktin e bujkut, pa ushtruar presion e të jetë bujku në trysni. Nëse shkojmë te zero në 20, humbja është 20 lekë për grumbullues. Sot nuk ka fabrikë në Shqipëri që prodhon me qumësht pluhur, nëse ka kërkoj ndjesë. Legjislacioni jonë vajin e palmës nuk e takson, kam propozuar taksë dhe për këtë. Që qumështi pluhur dhe vaji i palmës të trajtohen njësoj”, tha Braçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ktheni sytë nga të përndjekurit”/ Deputeti-Qeverisë: Ndalni makinat e luksit

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Bujar Leskaj, teksa në Kuvend diskutohet buxheti 2022, ka apeluar që të kthehen sytë nga të përndjekurit.

Sipas tij 60% e borxhit për të ish të përndjekurit politik nuk është shlyer.



Leskaj i ka bërë thirrje Qeverisë që të reduktojë shpenzimet e luksit për mobilim zyrash apo makina të reja dhe të rikthejnë në vëmendje të përndjekurit.

“Për 12 vitet e ardhshme ky borxh që ja kemi për ish të përndjekurve kjo shumë do të dyfishohet. Thirrni ndërgjegjes tuaj si deputet larg fjalës politike. Ne kemi të bëjmë me detyrim ligjor dhe kushtetues që ka zanafillën tek parlamenti i parë pluralist, në shtator 1991. Parlamenti i asaj kohe i jepte pafajësi gjithë atyre të dënuarve për arsye politike të komunizmit. Ata i rezistuan diktaturës dhe ne krenohemi për ata. Vlen të theksoj që 60% e borxhit për të ish-përndjekurit nuk është shlyer. Ku do gjendet shuma për 9 miliardë lekë? Me 3 miliardë lekë ju mund ti shkurtoni për mobilim zyrash apo makinash luksi. Jemi në një kohë krize dhe duhen të reduktohen shpenzimet për të shlyer 60% të borxhit”, tha Leskaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE