Connect with Us

VAR-i shpëton PSG-në nga hapi i dytë fals në kampionat

Sport

VAR-i shpëton PSG-në nga hapi i dytë fals në kampionat

Publikuar

-

PSG rikthehet tek fitorja, pas humbjes së pa pritur ndaj Rennes. Skuadra e drejtuar nga Pocchetino, iu frikësua disavantazhit në pjesën e parë, kur Fulgini surprizoi Donnarumën në minutën e 36-të. Në pjesën e dytë, PSG u hodh e gjitha në sulm, teksa Mbappe ia bën pothuajse të lehtë Danilos për të shënuar golin e barazimit në minutën e 69-të.

Menjëherë pas golit të shënuar, kryesuesit e tabelës intesifikuan sulmet dhe në minutat e fundit të takimit, të ndihmuar dhe nga asistencë e VAR-it, Mbappe shënon nga pika e bardhë e penalltisë. PSG fiton me rezultatin 2-1 përballë Angers dhe thellon distancën me ndjekësen më të afërt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Lajm i keq për Piolin, titullari i rëndësishëm i Milanit mbyll vitin

Publikuar

-

Nga

Përballja me Xhenoan nuk ishte totalisht fatlume për Milanin. Në minutat e para të ndeshjes u dëmtua Simon Kjaer. Shkalla e lëndimit do të mësohet sot, por thuhet se danezi ka një traumë në gju.

Nëse kjo diagnozë vërtetohet, ai mund t’i ketë humbur të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të dhjetorit. Një tjetër mungesë dje ishte ajo e Benaserit.



Algjeriani kishte dhimbje të forta veshi, një problematikë që duhet të zgjidhet pa i krijuar probleme të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Buzëqesh Xavi, Barcelonës i ndizet drita jeshile për merkaton

Publikuar

-

Nga

Zhvillime pozitive në Barcelonë sa i përket kapërcimit të krizës ekonomike. Pas fjalëve të dy javëve më parë të Mateu Alemany-t, drejtorit të Futbollit, se “momentalisht nuk mund të përballojmë blerjet në janar”, vjen qëndrimi ndryshe i drejtorit të përgjithshëm të klubit “blaugrana”, Ferran Reverter, gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e referendumit për miratimin e financimit të “Espai Barça”:

“Natyrisht që Barcelona do të mund të bëjë blerje në janar. Në janar dhe në verë. Sigurisht që do të duhet të jemi të kujdesshëm se si do ta bëjmë këtë.”

Muzikë e ëmbël në veshët e trajnerit të ri Xavi Hernandez, i cili ka kërkuar përforcime që kur mori detyrën për të ngritur nivelin teknik të skuadrës.



Sipas “Sport.es”, Xavi ka dhënë indikacione të qarta se si do të ndërhyjë në merkato. Synimi është të forcohen disa pozicione kyçe për skemën që ai preferon, sidomos në krahët e mbrojtjes. Në këtë kuptim optikë, një opsion interesant është spanjoll i Chelsea-t, César Azpilicueta.

Barcelona po kërkon të arrijë marrëveshje ekonomike me klubet që kanë në pronësi Ferran Torresin (Manchester City) dhe Dani Olmon (Leipzig). E njëjta gjë vlen edhe për Timo Werner dhe Ziyech, marrëdhënia e të cilëve me Chelsean zgjat deri në qershor 2025.

Një tjetër lojtar që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barçës është Karim Adeyemi, sulmues i Salzburgut, që do të mbushë 20 vjeç në janar.

LEXO TE PLOTE

Sport

Gatuzo mund të marrë drejtimin e kombëtares greke

Publikuar

-

Nga

Federata Greke e Futbollit po shikon mundësinë e uljes në pankinën e kombëtares helene, ish-trajnerin e Milanit dhe Napolit, Ivan Xhenaro Gatuzo.

Sipas mediave greke, tekniku italian është një ndër të parët në listën e Federatës Greke pas dorëheqjes së Xhon Van Shipit në stolin e përfaqësueses ballkanase.



Nëse 43-vjeçari do të udhëtojë drejt Greqisë, atëherë do të jetë aventura e tij e dytë në atë vend, pasi në sezonin 2014/2015 ai stërviti skuadrën e Kretës.

Përveç Milanit, Napolit dhe Kretës, Gatuzo gjithashtu ka qenë trajner i skuadrës së Pizës, Palermos dhe Sionit.

LEXO TE PLOTE