Connect with Us

U kap 6 herë me kokainë/ SPAK sekuestron kompaninë “Alba Exotic Fruit”

Aktualitet

U kap 6 herë me kokainë/ SPAK sekuestron kompaninë “Alba Exotic Fruit”

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin për të sekuestruar kompaninë “Alba Exotic Fruit”.

Hetimet e këtij procedimi penal lidhen me faktet e konstatuara të kapjes në disa raste të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga subjekti juridik “Alba Exotic Fruit”.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për procedimin penal nr.207/2021, regjistruar për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë  të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Hetimet e këtij procedimi penal lidhen me faktet e konstatuara të kapjes në disa raste të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga subjekti juridik “Alba Exotic Fruit”.

Në kuadër të këtyre hetimeve, pas kërkesës së Prokurorisë Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro preventive të subjektit “Alba Exotic Fruit”, bazuar në parashikimet e nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, bazuar në parashikimet e ligjit nr.9754, datë 14.06.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”, Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar emrin e personit juridik “Alba Exotic Fruit”, si subjekt juridik i dyshuar për veprat penale, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim të veçantë  të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a,  28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Andi Përmeti “zbërthen” veprimet e Bashës/ Çfarë synon me ndërhyrjen në FRPD

Publikuar

-

Nga

cna lajm politike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e djeshme shpalli hapjen e garës për kreun e ri të FRPD.

Kryesia e FRPD, ka dalë kundër tij, me argumentin se janë organizatë partnere dhe kanë statutin e tyre.



Ish deputeti Andi Përmeti në një reagim për CNA.al “zbërtheu” veprimin e Bashës, duke deklaruar se Basha ka menduar thjesht t’i largojë, mbase më vonë ti përjashtojë anëtarët e kryesisë së FRPD që ju bashkuan “Foltores” dhe për këtë arsye shpalli zgjedhje të reja.

Nuk është një tentative për përçarje por për ta pasur në varësi FRPD, pra Basha nuk është shqetësuar ndonjëherë për përçarjen sepse nuk i ka interesuar një parti e madhe dhe e fortë, i mjafton vetëm sigla pavarsisht sa vota merr partia. Dhe në këtë rast ai ka menduar thjesht t’i largojë, mbase më vonë ti përjashtojë anëtarët e kryesisë së FRPD që ju bashkuan “Foltores” dhe për këtë arsye shpalli zgjedhje të reja. Kërkon të largojë këtë kryesi dhe të krijojë një të re, njësoj siç bëri me kryesinë e PD dhe me Këshillin Kombërat por në këtë rast jemi para një shkelje statuore sepse FRPD është organizatë partnere dhe rregullohet me statutin e saj”, tha Përmeti për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia e Korçës me “dorë të hekurt”/ Arrestohen 7 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Korçës ka vënë në pranga shtatë persona dhe procedohen penalisht 6 të tjerë.

Dy raste kanë qenë nga operacioni i koduar Perimetri, të cilët po transportonin emigrantë në mënyrë të paligjshme në këmbim të parave.

“Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen penalisht 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I.O., 30 vjeç; A. H., 25 vjeç dhe D. M., 25 vjeçe, banues në Shkodër, pasi këta shtetas janë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin tip “Nisan” duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 300 euro secilit, iu kishin transportin drejt vendeve të BE-së.

B.H., 19 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, pasi këta shtetas janë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishin transportin drejt vendeve të BE-së.



Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. R., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr. 18, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për shtetasin J. P., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe

Po nga këto struktura si edhe nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filloi procedimi penal për shtetasit K. M., 33 vjeç, banues në fshatin Memlisht, Pogradec, M. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, R. Gj., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe O. T., 44 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi u konstatuan në fshatrat Memlisht, Gështenjas dhe Goskovë, duke kryer punime pa leje.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Elvi FUNDO/ Dyfytyrësia e Sali Berishës me Luli Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Një betejë ka filluar brenda Partisë Demokratike, ku lideri historik Sali Berisha, ka shpallur një lëvizje, atë që ai e quan Foltore, ku qytet më qytet po mbledh militantë të Partisë Demokratike dhe strukturat e saj.

Një takim si kurrë më parë, që në fakt Lulzim Basha nuk ka mundur ta bëjë dot kurrë. Edhe pse Berisha është 77 vjeç, duket plot energji, aktiv dhe i palodhur, një lëvizje që askush nuk e priste dhe të gjithë kanë ngelur gojëhapur.

Edhe më pesimistët, apo edhe kundërshtarët e tij përfshirë edhe ata që ndoshta e urrjenë Berishën, thonë një fjali: “ Është i palodhur, i papërsëritshëm në llojin e vet dhe e quajnë një kafshë politike.”

Kjo Foltore e Berishës, ka nxjerrë qartazi në pah faktin, se Partia Demokratike, tashmë është pas tij. Lulzim Basha ka ngelur i vetëm në zyrë, me një grup të vogël njerëzish, nuk bëhen as dhjetë të tillë, përfshirë të gjithë ata që ka në grup parlamentar dhe ata që ka në drejtimin e partisë.

Lëviz i çoroditur, ka problematika, konfliktohet me Forumin Rinor, përjashton kryetarë degësh, po tenton të mbajë partinë me emra dhe individë që nuk kanë lidhje me të, me shumë personazhe butaforikë, qesharakë, të pa peshë në politikë të sjellë prej tij, që nuk kanë lidhje me bazën.

Pikërisht dhe kjo është pjesa kryesore e defektit të Bashës në lidhje me Partinë Demokratike, sepse e vërtetë është ajo që ka thënë Sali Berisha disa javë më parë se, në PD Lulin nuk e kanë dashur, por e mbështesnin se e mbështeste Berisha.

Një pjesë e mbështetësve të Lulzim Bashës kanë një tezë: Dyftyrësinë e Sali Berishës dhe disa që e mbajnë veten si intelektualë shtrojnë edhe një pyetje: Kë Sali të besojmë, atë që mbështeste dje Bashën apo atë që sulmon sot Bashën.

Kë Sali të besojnë atë që thoshte se Basha ka bërë gjithë e gjithë këto të mira për Shqipërinë dhe PD, ndërsa tani Berisha po e quan dele të zezë të partisë dhe njeriun kryesor që e ka shkatërruar atë dhe e ka çuar nga humbja në humbje.

Analiza është mjaft e thjeshtë për të gjithë ata që ngrenë dyshime.

Është e vërtetë, Sali Berisha e ka mbështetur për gjithçka Lulzim Bashën.  E mori nga rruga në 2005, e futi në PD, i dha drejtimin e Kopit, e bëri tri herë ministër, skandal pas skandali, Lulzim Basha “rritej” në PD, u bë kryetar Bashkie, dështoi ashtu siç dihet dhe ishte këmbëngulja e Berishës që e vuri në 2013 pa asnjë diskutim kr

yetar të PD-së. E vendosi.

Ndoshta edhe pa ndërhyrjen e Berishës, Basha mund të fitonte përballë Olldashit, për faktin se ai ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe në partitë politike shqiptare ishte bërë një lloj lëvizje e tillë më parë në PS, përsa kohë Edi Rama kishte marrë drejtimin e kësaj partie pasi kishte marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Por Berisha e mbështeti. Më pas në gabimet e Lulit, ndoshta ka patur edhe ai ndikimet e tij, në vendimet deri në vitin 2017, kur në fakt këshilltarët e Lulzim Bashës i kërkuan në atë kohë të largonte Berishën dhe të dilte si lider mbi të. Gjë që Lulzim Basha nuk e bëri, por vrau të gjithë bashkëpunëtorët e Berishës, duke i hequr dhe nga lista, duke i sulmuar.

Publikisht e filloi me Majlinda Bregun, shkoi tek Ridvan Bode, goditi Jozefina Topallin, Astrit Patozin e kështu me radhë.

Pro nuk ishin vetëm këta. Përtej tyre u godit në bazë, kryetarë degësh, kryetar seksionesh, grup seksionesh pra, lufta lart ishte dhe më e ashpër poshtë. Në rast se lart dikush qëllohej, poshtë merrej mitralozi dhe vritje gjithë anëtarësia. Berisha e mbështeti Lulzim Bashën edhe në 2017, pas humbje ndoshta me idenë e qartë se do të vinte koha pas 8 vjetësh.

Ka qenë i bindur se pas katër vitesh PD ndoshta nuk do të vinte dot në pushtet, por pas 8 vjetësh rruga do të ishte më e qartë. Skena politike dhe qartësimi i saj si një opsion tripolar politik.

Dalja e LSI kundër socialistëve ia qartësonte shikimin Berishës për të shpresuar se pas 4 vjetësh, pra në 2021, Basha mund të bëhej kryeministër, sepse ndarja e së majtës, ku LSI kishte rreth 240 mijë vota dhe një rritje normale e PD do të sillte një koalicion tjetër në pushtet.

Do të rrëzonte Edi Ramën. Por veprimet e Bashës duket se më pas ishin problematike. Që nga diegja e mandateve, moshyrja në zgjedhjet lokale e kështu me radhë. Beteja të lëna në mes, nga Rruga e Kombit tek Unaza e kështu të tjera si teatri, përplasje, beteja të humbura të Lulit, kërcënime, kërcitje dhëmbësh deri te deklarimet se, do të duhet të kalonin mbi trupin e tij e në fakt trupi i Lulit u bë autostradë .

Këto të gjitha Sali Berisha i mbështeti.

 

Mbështeti partinë politike. Ata që i thonë është një kafshë politike, kjo është e vërtetë. Mbështeti vendimet e partisë, mbështeti vendimet e shumicës, këtë se ka bërë vetëm Sali Berisha, e kanë bërë shumë njerëz aty, që kanë qenë kundër por në publik kanë mbajtur qëndrimin politik të partisë.

Pikërisht ky është ai thelbi i një force politike, që shumica vendos, por ajo që ka bërë Basha është që nuk vendoste me shumicën apo i kërkonte mendim, por pasi merrte vendim dhe e vendoste se ç’do të bëhej, atëherë kërkonte mbështetjen e shumicës së njerëzve që në fakt në strukturat  drejtuese thuhej se i kishte totalisht nën kontroll.

Këtu e ka mbështetur  Berisha dhe i ka bërë të gjithë, por ka një fakt. Sali Berisha nuk ka dashur që të digjen mandatet. Ka një deklarim të mbledhjes së kryesisë nga ato që Lulzim Basha regjistron ku në grup parlamentar më pas ku është mbledhur për të diskutuar djegien e mandateve Berisha ka qenë i pari që ka theksuar se rruga e djegieve të mandateve është një rrugë  pa krye, e cila mund të çojë në rrënimin e PD.

Dalja nga sistemi, nuk kemi më parti politike por një shoqatë. Kjo është ajo që ka theksuar Berisha.

Këtë e ka dëgjuar jo një , por gati 40 deputetë të pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar. Pas kësaj ka të tjera akte dhe veprime që janë ditur nga shumë bashkëpunëtorë të Bashës dhe Berishës, me të cilët shpesh ndante mendim . Deri këtu jemi tek pjesa që Berisha mbështeti Lulzim Bashën.

Ka dhe raste që kanë debatuar, por fakti është që Berisha e ka mbështetur publikisht çdo akt, çdo qëndirm të Lulit, për më tepër ka dhënë të gjithë energjinë e tij që Luli të bëhej një lider.

Tani një përgjigje për këta që thonë se Luli i djeshëm dhe Luli i sotëm çfarë ndryshoi tek Saliu?

Në të vërtetë nuk ka ndryshuar asgjë tek Sali Berisha. Duhej që Lulzim Basha të vriste dhe Sali Berishën që ky i fundit të bënte stop dhe të thoshte mjaft. Deri në atë moment, ata që mendojnë se Sali Berisha nuk e ka ditur që Luzlim Basha po bënte gabime fatale dhe ndoshta po e dëmtonte dhe PD, duhet të jenë të qartë se gëlliste çdo ditë. Kjo me shpresën se PD do bëhej më mirë se Luli do ndryshonte, duhet të gabonte që  të rritej në politikë pa diskutim.



E gëlltiti shumë pranoi shumë, derisa më në fund, mori dhe thikën pas shpine me një justifikim se ka gjetur një kleçkë statutore, le ta quajmë, pezullim nga grupi parlamentar deri në zbardhjen e çështjes e tjera si këto.

Në fakt Lulzim Basha nuk bëri asgjë tjetër, bëri një akt tradhtie. Tani ka një pyetje për të gjithë ata që thonë: Kë Berishë të besojmë? Atë dejshmin apo atë të sotmin?

Sali Berisha e ka mbështetur pas asnjë rezervë Lulzim Bashën, në gjithçka ka bërë Lulzim Basha.

Tani a duhet ta vriste Luli apo s’duhet ta vriste kjo është një gjë tjetër, pro fakti është që Luli e trdhatoi dhe i futi thikë pas shpine. Tani duhet të flasë në të njëtën mënyrë sërish Sali Berisha.

Kush nga këta analistët politikë që mbështesin sot Lulzim Bashën, kush nga këta politikanët që janë krah Lulzim Bashës, nuk do të bënte atë që bëri Sali Berisha?

Pra që hapur t’i dilte kundër. Kush nga elita politike shqiptare nëqoftëse do të mbështeste pafundësisht një njeri, dhe më pas ai do ta godiste nga pas, do ta vriste nga ana politike, do ta anatomonte dhe sulmonte, në të gjitha mënyrat, njeriun që e kish rritur politikisht? Kush do të ishte ai që do ta pranonte këtë gjë?

Askush. E aq më tepër Sali Berisha, një njeri që sot në moshën 77 vjeçare po tregon se ka më shumë energji se Lulzim Basha, ka më shumë mbështetje në opinion publik se Lulzim Basha dhe për ata që pyesin, pse thoshte kështu dje dhe pse  thotë sot, sepse çdo njeri kupton dhe ndryshon.

Një shprehje e famshme është se vetëm budallai dhe i vdekuri  nuk ndryshojnë mendim. E askush ndoshta nuk mendon se Sali Berisha është budalla, as i vdekur. Është i gjallë me plot energji dhe është atje në Foltore.

Një Foltore që përtej militantëve të PD, që ndoshta shumë janë të mëdhenj në moshë, disa me ide të vjetra, kanë kurajon të flasin, janë atje nëpër Foltore. Ka dhe qindra të rinj që shkojnë në Foltore përtej PD. Ka dalë edhe në pjesën gri të elektoratit sepse po shikohet si shpresë për një arsye të thjeshtë. Njerëzit po flasin dhe po thonë disa të vërteta.

Sali Berisha thotë atë që mendon, qytetarët thonë problematikat që ka opozita, pikërisht ato që pjesa gri e elektoratit për këtë arsye nuk ka shkuar ta votojë Partinë Demokratike.

Ndaj dhe të gjithë ata që duan të gjejnë përgjigjen të besojnë atë djeshmin apo të sotmshmin, duhet ta besonin atë të djeshmin për atë që ishte dje. Sot jemi në një kohë tjetër dhe faktet e reja në rrethana krejtësisht të reja, me një Lulzim Bashë që ka vrarë Partinë Demokratike, që ka tradhtuar të gjithë demokratët, dhe kjo provua me kohën.

Nuk mund të thonte Sali Berisha në 2013 që Luli është tradhtar, pasi po e rriste në politikë, ishte biri i tij. Tani pasi e pa se çfarë ka bërë Lulzim Basha, është e drejtë që të thotë se është kryetar vule,  i marrë peng nga kryeministri në detyrë, dhe kjo është e drejtë e Berishës.

Sa të drejtë ka ai e tregojnë takimet, njerëzit, mbështetja, entuziasmi që ka.

Gaboi dje që e mbështeti apo jo këtë e ka thënë dhe e ka pranuar publikisht duke kërkuar edhe ndjesë për mbështetjen që i ka dhënë.

Prandaj Sali Berisha  është në të gjithë të drejtën e tij politike për të folur at ë që mendon, për të kryer veprimin e tij politik, për të goditur Lulzim Bashën , qoftë edhe për të alrguar nga Partia Demokratike.

Kjo është një arsye më shumë për t’iu përgjigjur atyre skeptikëve apo atyre që duan të ngrenë alibira, se Berisha e ka për qëllim personal. Qoftë edhe për qëllim personal, cili nga ata që hoqi Lulzim Basha, cili nga ata që janë brenda PD, kishte forcën , argumentin apo mbështetjen që ka Sali Berisha në Partinë Demokratike? Asnjë njeri padiskutim. Të gjithë provuan, të gjithë dështuan.

Dështoi Topalli, dështoi Patozi. Dolën më vete. Të dy bashkë nuk morën më shumë se 15 mijë vota,  me dy parti të ndara e të tjerë. Ndërsa Sali Berisha i vetëm, sot jo ja përgjysmon partinë Lulzim Bashës por ia merr të gjithë partinë dhe Luli ngelet i vetëm me një grusht njerëzish.

E në rast se ka burrëri dhe fshihet pas logos dhe vulës mund të bëjë një parti vetë dhe të dalë ta provojë dhe të shohim sa të vërtetë ka Sali Berisha me këto që thotë sot dhe me ato që ka thënë dje, sepse njeriu ndryshon pasi shikon dhe provon. Dhe Lulzim Basha u pa, u provua dhe dështoi.

Sali Berisha vetë e pësoi dhe tashmë është në një reagim krejt të drejtë publik dhe këtu nuk ka dyfytyrësi nga Sali Berisha, por ka fakte dhe vetëm fakte. Lulzim Basha që dështoi duhet të ikë dhe pikë./CNA.al

Pas Këlliçit, Basha shkarkon Albana Vokshin/ Zgjedhje edhe në LDGSH

Basha ka ikur, problemi është Berisha

Berisha: Basha vrau në pritë elitën e PD-së

 

LEXO TE PLOTE