Connect with Us

Të hënën nis viti i ri akademik/ Rektori Artan Hoxha sqaron si do veprohet me studentët e pavaksinuar  

Aktualitet

Të hënën nis viti i ri akademik/ Rektori Artan Hoxha sqaron si do veprohet me studentët e pavaksinuar  

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ditën e hënë, më datë 18 tetor do të nisë viti i ri akademik për të gjithë studentët në mbarë vendin, ndërsa më datën 10 nëntor do të fillojë cikli i dytë i studimeve master.

Në një konferencë për mediat paraditen e sotme, rektori i Univerisitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka sqaruar sesi do të veprohet me studentët që ende nuk janë vaksinuar, kundër Covid-19.

Rektori Hoxha tha se mbi 50% e studentëve janë vaksinuar dhe studentët e pavaksinuar do të duhet të paraqesin test PCR.

Sipas rektorit Hoxha pikat e vaksinimit në fakultete do të vijojnë që të funksionojnë për të gjithë ata studentë që nuk e kanë të mundur që të vaksinohen.

‘Studentët që vijnë për herë të parë ne Universitet janë më të vaksinuarit.’- tha Hoxha.

Gazetarët: Si do të veprohet me studentët që nuk janë vaksinuar, do të duhet të paraqesin test PCR?

LEXO EDHE:  I bllokuar nga bora dhe ngrica/ Reagon gazetari Artan Hoxha: Borëpastruesja bëri sikur pastroi

‘Unë besoj se i gjithë dokumentacioni është i nevojshme dhe i pranueshëm në Unversitetin e Tiranës, pasi thelbi është të dihet nëse janë të infektuar apo bartës të virusit. Mjafton të paraqesin një dokument PCR, apo edhe ato që nuk duan ta bëjnë vaksinën do jenë persona që do të lejohen në auditorë.

Me këtë rritje që UT ka me vaksinimin, me ndërgjegjësimin që ata kanë me përgjegjshmërinë që ata kanë dhe me mundësinë që u kemi dhënë. Ky proces do ecë normalisht dhe paralel. Besojmë se studentët do te vaksinohen. Mbi 50% e studentëve janë të vaksinuar. Por studentët nuk kanë ardhur akoma, dhe ato që vijnë nga rrethet besojmë do të vaksinohet.’- tha Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

“Tentoi të përdhunonte gruan time”/ Dëshmi shokuese për monstrën e Fierit: Mbante thika, hanxhar me vete

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Klodian Çalamani, monstra që vrau në mënyrë barbare dhe gropisi fëmijët tetë vjeç në Fier, ishte i rrezikshëm dhe shqetësim për komunitetin.

Këtë mesa duket e dinin të gjithë, me përjashtim të policisë së shtetit.

Në dhjetra dëshmi të dhëna nga banorë, të njohur, dhe të afërm të 8-vjeçarit në Fier, thuhet se Çalamani ishte i rrezikshëm, dhe gjatë gjithë kohës mbante me vete thika dhe hanxharë, por kjo nuk ka shkuar as në veshin e policit të zonës, dhe as te strukturat e tjera shtetërore.

Në një dëshmi të siguruar nga gazetarja e Fax Neës Fatmira Bajramaj, thuhet se Çalamani kishte tentuar që të përdhunonte një grua, por pavarësisht denoncimit në polici ai nuk ishte arrestuar, pasi sapo kishte dalë nga burgu, nën akuzën e rrëmbimit të një të miture, që ka ndodhur në vitin 2006.

Dëshminë për tentativën e përdhunimit, e jep vetë bashkëshorti i gruas në fjalë, i cili mes lotëve kërkon që 38-vjeçari të dënohet me vdekje për krimin që ka kryer dje.



Dëshmia e një banori për Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së djeshme në Fier:

LEXO EDHE:  Studentët “mësyjnë” Ramën në orën 03:00 të mëngjesit

LEXO EDHE:  Varianti “Mu”/ Mjeku epidemiolog: Duhet të vaksinoheni për të shmangur rreziqet e mëdha

Nuk ka diskutim tjetër, ai vetëm varje ka me atë gjest që bëri. Ai i ka të tëra të këqijat, ka qenë problematik, të tëra i ka, se janë dhe këto vajzat këtu. Kurvar, hajdut, siç ka qenë i ati ka qenë dhe i biri, e kam përzënë nga shtëpia, bile e kam çuar dhe në polici, ashtu më ka bërë dhe mua një gjest te shtëpia.

Donte të përdhunonte gruan time, ai të tëra të këqijat, çupën e …. kapi mezor. Më përdhunoi gruan, çfarë doni që të bënte më, ai është kriminel i paparë, duhet varur.

Ka qenë shumë i poshtër, shumë i keq, bën vaki që i ka marrë dhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe, se aq gjykon, aq mendon truri i tij. Nuk u dënua, se sa kishte dalë nga burgu. Edhe frikë kemi pasur nga ai lloj njeri, se ai është njeri i paparë, dhe duhet varur me sesbën. I gjithë fshati do të japi këtë mendim, mbante thikë, hanxhar, sëpatë me vete.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Biseda të dëgjuara lart e poshtë në kafene dhe të sjella në studio”/ Lutfi Dervishi thumbon drejtuesit e emisioneve

Publikuar

-

Nga

“Mediat nuk janë të pavarura”/ Dervishi: Gazetarët nuk marrin vendime vetë

Gazetari Lutfi Dërvishi u ka tërhequr vëmendjen derejtuesve të emisioneve që të jenë më neutral dhe më të përgatitur.

Në mënyrë që bisedat e dëgjuara lart e poshtë në kafene dhe të sjella në studio të mos bëhen një dëm i madh për shëndetin publik.



“Detyra e një moderatori/moderatoreje … është të jetë neutral/neutrale në një debat apo diskutim, të kujdeset për kohën që pjesëmarrësit të mos kalojnë në fjalime/përralla, të mos lejojë devijimin nga tema, të bëjë pyetje që pjesëmarrësit të thellohen në argumentin e tyre dhe të garantojë ritmin e debatit!

LEXO EDHE:  Studentët “mësyjnë” Ramën në orën 03:00 të mëngjesit

LEXO EDHE:  Ekzekutimi mafioz në Shkodër/ Artan Hoxha plas “bombën"

Për t’u realizuar kjo së pari moderatori duhet të njohë temën, të njohë të ftuarit, përndryshe bisedat e dëgjuara lart e poshtë në kafene të sjella në studio janë një dëm i madh që bëhet shëndetit publik”, shkruan Dervishi në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja makabre e të miturit/ Rama kundër dënimit me vdekje

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka folur mëngjesin e sotëm për ngjarjen tragjike në fshatin Gracan të Fierit, ku humbi jetën një fëmijë, ka apeluar drejtësinë për ndëshkimin maksimal të autorit.

Zërave se duhet të riktheht dënimi me vdekje, Rama ju është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk është zgjidhje pasi sipas tij persona të tillë ndodhen në çdo shoqëri.

Jo vetëm në aspektin moral të një shoqërie demokratike, por edhe në aspektin tragjik, dënimi me vdekje nuk i bën të pa evitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara, edhe në ato me nivelin më të lartë të civilizimit tonë, e kanë në gjirin e tyre edhe këtë qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Kështu që, rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje, të cilat siç e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë”, ëhstë shprehur Rama.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Po goditen familjarët e anëtarëve të bandave

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Karteli kolumbian ka strukturë në Shqipëri/ Ja kush janë të lidhur me ta



Ky i fundit, më tej ka thënë se Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve në vite në legjislacion, ka të shkruar legjislacionin më të ashpër, ose nga më të ashprit.

Por, sipas tij çështja është zbatimi i legjislacionit dhe ajo që përbën një fatkeqësi për shumë vite është pikërisht pa përgjegjshmëria e trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime deri ekstreme.

Por edhe krime që në mos vrasje kanë rezultuar në përdhunime, në dhunë ndaj grave dhe që janë lënë të lirë në sallën e gjyqit apo kanë marrë dënime shumë herë më të ulëta se sa parashikon legjislacioni dhe i kanë përsëritur ato duke shkaktuar dhimbje dhe plagë të pa nevojshme dhe të evitueshme. Patjetër që mundësitë për të rishikuar legjislacionin janë gjithmonë, por thelbi është ngritja e trupave gjykues në nivelin e legjislacionit. Po reflektojmë në ndërhyrje në legjislacion, të cilën do e përfshijmë në konsultimin kombëtar që unë e kam lajmëruar”, është shprehur më tej Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE