Connect with Us

SPAK merr në dorë 65 tendera/ Ku po fokusohen hetimet

Aktualitet

SPAK merr në dorë 65 tendera/ Ku po fokusohen hetimet

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një nga shkeljet më të shpeshta që kryhet nga zyrtarë të institucioneve qendrorë dhe lokal, ku këtyre të fundit i sjellin edhe përfitime monetare janë abuzimet me tenderat.

Por, gjatë muajve të fundit, duket se Struktura antikorrupsion ka piketuar pikërisht tenderat abuziv që përfitohen duke shkelur procedurën me qëllim goditjen e korrupsionit.

Mediat kanë mesuar se se SPAK ka në dorë rreth 65 tendera, ku janë duke u kryer hetime për menyrën se si janë fituar. Burime nga institucioni i akuzës i thanë Fax news, se gjatë hetimeve në këto tendera janë konstatuar shkelje në fushën e prokurimeve publike, si përgatitja e dokumentacioni hartimi i specifikimeve teknike, përzgjedhja e procedurës, vlera e kontratës ali edhe shqyrtimi i ofertave në garë.

Ndërkohë jo zyrtarisht media ka mësuar se numri i dosjeve me abuzimet me tendera mund të rritet, pasi përvecc atyre që janë regjistruar penalisht, ky institucion ka në dorë edhe dhjetra kallëzime të tjera nga ana e kompanive humbëse, të cilat kanë denoncuar pasi sipas tyre nuk ka pasur barazi në zhvillimin e procedures tenderuese.

Pra numri i zyrtarëve të lartë për shkelje në tendera, përveç Tushes, Gëllçit, Naqellarit, mund të rritet edhe më shumë. Përsa i përket tenderave që SPAK ka nën hetim ato janë të shumta pothujse në të gjithë vendit, duke filluar nga Tirana e deri më Ersekë.

LEXO EDHE:  ‘SPAK mund të japë goditjen drastike këtë muaj’/ Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme

Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se dosje tenderimi janë sekuestruar në Ministrinë e Shëndetësisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në bashkinë e Fierit janë nën lupën e SPAK, disa tenderara, ku në këtë bashki hetimet nisen pas denoncimit të deputetit Petro Koçi, se në këtë qytet tenderat fitoheshin nga krimi i organizuar.

Por pas nuk mbetet as bashkia e Kolonjës, ku sipas informacioneve edhe atje janë duke u hetuar disa prokurime publike që dyshohet se ka pasur shkelje. Gjithashtu mësohet se në lupën e SPAK, janë vënë edhe disa dosje tenderesue të bashkisë së Tiranës.

Një tjetër tënder nën hetim sipas informacioneve ka të bëjë me blerjet e mishit për institucionin e Qarkut Tiranë me vlerë totale 35 milion lekë, e ndarë në dy lote. Gjithashu SPAK është duke hetuar edhe tenderin për shërbimin e lavanterisë në QSUT me vlerë 9.2 milion euro.

SPAK është vënë në lëvizje për hetimin e këtyre tenderave pas kallëzimeve që ka marrë nga kompanitë humbëse. Por, nuk ka munguar rastet kur hetimet kanë nisur pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Dhunoi fizikisht në sy të fëmijëve të mitur bashkëshorten/ Arrestohet 44-vjeçari në Korçë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një 44 vjeçar me iniciale V.Dh është arrestuar nga policia e Korçës sepse ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në sy të fëmijëve të mitur.

Mësohet se bashkëshortja e tij shtetësja T.Dh si pasojë e dhunës të ushtruar ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrë. Çifti jetonin në fshatin Pocestë të Korçës.



Njoftimi i plotë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit V. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij shtetases T. Dh., 42 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nard Ndoka sherr Bashën/ Zbardhet përplasja në zyrën e kreut të PD-së

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, me të cilën kanë pasur edhe Aleancë.

Në emisionin Breaking në Top News, Ndoka ka treguar se ka pasur një sherr me Lulzim Bashën.



Sherri ka ndodhur në zyrë, sipas tij dhe shkak është bërë spostimi nga lista e Shkodrës, nga i treti në të tetin.

Me mua u soll në mënyrën më të paskrupullt. As Fatos Nano dhe as Sali Berisha nuk e kanë bërë lloj sjelljeje. Më thirri në zyrë më tha se do jem i teti, edhe kam reaguar me ato fjalë ndonjë eksponent i LSI ishte sot (Elona Guri), edhe më ashpër, e kam reaguar. Unë po marr LSI që është një faktor më i madh, se unë e PDK nuk do të ishin faktor për marrjen e pushtetit. Çfarë LSI e Kryemadhi përfaqësonte. Po ishte pikante reagimi i saj. Lexoje edhe pjesën pikante se ajo i lezeton edhe Gaz Bardhit. Mos t’i flasë prapanica më shumë se goja, nuk ishte e ashpër gjuha e Elona Gurit ndaj Gazment Bardhit“, theksoi Ndoka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Super-aksion, dhjetëra policë ngjiten kodrave/ Çfarë po ndodh në Krujë   

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

IKMT, inspektorët e Bashkisë, policia dhe shërbimi i zonave të mbrojtura, po zhvillojnë një aksion të madh kundër furrave ilegale të gëlqereve në Krujë.

Mësohet se aksioni ka për asgjësimin e furrave te cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion.

Janë 11 furra gëlqereje të cilat janë të përqendruara kryesisht në zonën e Krastës të cilat janë planifikuar për t’u shembur ditën e sotme.

Edhe pse këto furra janë shembur disa herë ndër vite ato janë rindërtuar përsëri nga personat qe ushtrojnë këtë aktivitet te ciket nder vite kam treguar te pabindur dhe pse shumë prej tyre janë proceduar e arrestuar.



Këto furra janë një ndër ndotësit e shumtë të rrethit të Krujës pasi materialet që digjen në to janë thuajse të gjitha toksike, konkretisht goma makinash, pjesë makinash të marra nga varrezat, mbetje të fasonerive të rrethit Krujë, mbetje të fabrikave e punishteve të ndryshme dhe të gjithë këtp gazra çlirohen në atmosferë të cilët ndikojnë ndjeshëm në përkeqesimin e shëndetit të njerëzve në këtë rreth duke shkaktuar sëmundje të rënda siç janë sëmundjet e zemres, astma bronkale, semundjet e tensionit te gjakut, silikoze, tumore e kancere të ndryshme, alergji etj…

LEXO EDHE:  ‘SPAK mund të japë goditjen drastike këtë muaj’/ Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme

LEXO EDHE:  Seanca në SPAK/ Luan Daci ballafaqohet sot me të shkarkuarit nga vetingu

Mbi 30 përqind e rrethit të Krujës vuan nga sëmundje të shkaktuara nga ndotja që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm , ndër to dhe furrat e gëlqeres.

Aksioni do vijojë deri në shembjen e të gjitha furrave te paligjshme.

LEXO TE PLOTE