Connect with Us

Shtëpia-muze e Dritëro Agollit në mëshirë të fatit/ Bashkia Devoll jep alarmin

Aktualitet

Shtëpia-muze e Dritëro Agollit në mëshirë të fatit/ Bashkia Devoll jep alarmin

Publikuar

-

cna lajm kulture

Bashkia Devoll ka dhënë alarmin për gjendjen shumë të mjerueshme të shtëpisë së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

Eduard Duro, kryebashkiaku i Devollit ka bërë  thirrje Qeverisë që të marrë masa për të nderuar letrarin e madh Dritëro Agollin.

Në fotot që do të sjellim më poshtë,  shihet edhe gjendja aktuale e shtëpisë së shkrimtarit, i cili ka dhënë një kontribut të vyer në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Ilir Meta uron Dritero Agollin me rastin e 85 vjetorit te lindjes

E cilësuar si shtëpi-muze, ajo ndodhet pothuajse e shkatërruar në vendlindjen e tij Menkulas dhe nuk merret asnjë hap apo nismë për ta rindërtuar.

cna lajm show

cna lajm show

Tashmë bashkia Devoll, banorët dhe dashamirësit e Dritëroit mbetet të presin që dikush të kthejë sytë për të bërë këtë investim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Blerina Gjylameti poshtëron Petrit Vasilin/ “Kur ke gojë e flet, ti që more 300 vota”

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste në pritje të ëmbël/ Fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Nuk kanë të mbaruar batutat tallëse në parlament dhe në komisionet parlamentare, sa herë që shfaqet apo e merr fjalën deputeti më qesharak i parlamentit Petrit Vasili i LSI-së.

I kthyer ne ikonën e servilizmit dhe duke qenë lëverja e Ilir Metës që i shërben atij sa herë i duhet, ne qesharak u shndërrua Petrit Vasili edhe në komisionin hetimor që krijuar me nismën e PD për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Si zakonisht, Petrit Vasili si fytyra më përfaqësuese e rinisë që përfaqëson LSI në parlament, ndërsa ka marrë fjalën në komisionin hetimor e ka nisur të llapandisë për vjedhjen e votave, e mbylli gojën e nuk dinte se ç’të thoshte kur deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti iu drejtua: “Po pusho mo mavri, pusho! Pusho se bëhesh njeriu më qesharak o lolo kur flet edhe ti me 300 vota gjithësej për vjedhjen e votave”.

LEXO EDHE:  Poeti i dashurisë që i dha emrin kohës/ Sot, 90- vjetori i lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli

LEXO EDHE:  Flet Dritëro Agolli: Pse s’jam dakord me Qosjen dhe Kadarenë



Kaq u desh që sallën e mbledhjeve ta pushtonin të qeshurat e deputetëve nga të dy krahët që me sytë drejtuar nga Vasili nuk mbanin dot të qeshurat.

I vetmi që nuk u përfshi mes atyre që u gajasen së qeshuri ishte Nasip Naço, që me sa duket po shijonte te qeshurat e kolegëve të tij me ish kolegun e dikurshëm në LSI, duke mos e fshehur dot keqardhjen për situatën aq qesharake ku gjendej ikona e imazhit të LSI Petrit Vasili.

Deputetët e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, janë me fat që e kanë Petrit Vasilin në atë komision, se duhet dikush që ta kenë për t’u gajasur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditëse/ 43 vjeçari arrestohet për ngacmim seksual ndaj vajzës zë tij

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë.

Një 43 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Polcia, për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij të mitur.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit J. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plagosja në ish-Bllok/ Arrestohet një 44 vjeçar

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 44 vjeçar, është arrestuar në lidhje me plagosjen e ndodhur në ish-Bllok, në fillim të këtij muaji.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. S., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.



LEXO EDHE:  "Një ditë më mori në telefon Dritëro Agolli"/ Mitro Çela rrëfen historinë e panjohur

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen me datë 06.11.2021, ku shtetasi K. M., (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes) qëlloi me armë zjarri shtetasin I. Sh”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE