LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri mes dy mësueseve në shkollën 'Çajupi'/ Lira Gjika: Kambanë alarmi për edukimin në Shqipëri

15 Tetor 2021, 19:28, Aktualitet CNA
Sherri mes dy mësueseve në shkollën

Pediatrja e njohur Lira Gjika, e ftuar në emision ?Java? ka folur për sherrin mes dy mësuesve në shkollën Çajupi në Tiranë, që agravoi deri në përdorimin e armëve të të afërmve të tyre.

Ajo tha se kjo është një kambanë alarmi për ministrinë dhe se roli i mësuesve në Shqipëri lë për të dëshiruar.

?Kur dy mësues zihen me karrige e me armë, mendo çfarë modeli janë për adoleshentët, për fëmijët apo nxënësit që shohin dy gra të bëjnë veprime të tilla. Mësuesit nuk duhet të zihet me karrige edhe sikur ta fyejnë apo godasin. Mësuesi e di që edhe nëse mund ta gjuajnë nuk mund të godasë. Mësuesit nuk mund të përgjigjen me të njëjtën monedhë.

Kjo ngjarje ishte një kambanë alarmi për edukimin në Shqipëri. Në atë shkollë ku ka ndodhur kjo gjë kaq e shëmtuar, duhet ndërhyrë menjëherë. Duhet ndërhyrë me profesionistë dhe marrë shumë seriozisht. Dy zonjat në fjalë nuk mund të jenë më kurrë mësuese. Ata kanë humbur etikën profesionale që është e pashkelshme për mësuesit.

Ky fakt tregon se roli i mësuesve në Shqipëri lë për të dëshiruar. Mësimi vazhdon në mënyrë kaotike, mbase nuk kanë faj se klasat mund të jenë të mbipopulluara. Ndaj ministria duhet ta marrë seriozisht këtë situatë si një problem që e nxori kokën. Të merren me edukimin, me të ardhmen e vendit. Ne kemi një edukim të çalë, që e tregoi ky fakt. Ndaj duhet menduar seriozisht, përndryshe nesër do të jemi njësoj si sot, në një gjejnë kaotike. Mund të ndërtojmë shumë gjëra, por mendja nuk ndërtohet me ura, me llac e tulla, por me punë, përgjegjësi e profesionalizëm?, u shpreh ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga