Connect with Us

Satelitët në hapësirë/ Rama tallet: Qeshni, do të luftojmë trafiqet

Politikë

Satelitët në hapësirë/ Rama tallet: Qeshni, do të luftojmë trafiqet

Publikuar

-

cna lajme politike

Satelitetët e përmendur dje në Kuvend nga kryeministri Edi Rama, përveçse gajasën Lulzim Bashën së qeshuri, u bënë edhe kryefjalë  e ditës.

Sot Rama është pyetur nga gazetarët për satelitët në hapësirë për koston e tyre.

Kini durim. Mund të qeshni sepse ju bën mirë por Shqipëria do të ketë satelit. Jo vetëm kaq, por edhe dronë të zhvilluar dhe kjo do na çojë një hap para në administrimin dhe monitorimin territorial të vëndit. Kjo do realizoihet me anën e një teknologjie shumë të zhvilluar që i duhet vendit për luftën kundër trafiqeve dhe për të luftuar krimin e organizuar, duke pasur kapacitete monitoruese të pa  imagjinueshme.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Qeverisë/ Rama pritet me protesta në Elbasan

Kështu që po, do kemi satelitë dhe dronë inteligjentë për të pasur kapacitetet që na duhen për kontroll, sidomos ato emergjente”, është shprehur Rama.

Më tej Rama, është pyetur ku dhe kur do  merren satelitët.

Nëse unë i gjej satelitet brenda 24 orëve çfarë do thoni? Do bëhet realitet dhe do identifikojmë çdo lloj ndërhyrje në çdo cep të Shqipërisë. Duke nisur nga mjedisi. Nuk po them që do dërgojmë satelite që të bëjmë kërkime hapsinore, por që do bëjmë një kontroll rrënjësor”, ka thënë Rama duke nënqeshur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Spaho nxjerr “zbuluar” Dumën/ I shkonte Berishës në zyrë çdo ditë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Situata e përplasjeve në Partinë Demokratike, duket se vijon të thellohet. Ndërsa në krah të kreut të detyrë, Lulzim Basha kanë mbetur disa persona, si Grida Duma, Ervin Salianji apo dhe Gazment Bardhi.

Së fundi, në një dalje mediatike, deputetja Grida Duma ka thënë se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhej të ishte kandiduar për deputet më 25 prill.

Që në listën e 2021-it nuk duhet të ishte Berisha, sepse e ka tejkaluar kostumin e deputetit”,-deklaroi Duma.

LEXO EDHE:  Rama në spital menjëherë pas kthimit nga Franca/A marrin mjekët lekë? (Video)

LEXO EDHE:  Rama në spital menjëherë pas kthimit nga Franca/A marrin mjekët lekë? (Video)



Por, deputeti demokrat Edmond Spaho, ka “nxjerrë zbuluar” Grida Dumën.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Spaho deklaroi se Grida Duma i shkonte çdo ditë në zyrë Berishës.

Ia ke thënë Berishës këtë? Sepse deri në 25 Prill 2021 në zyrë të Berishës ke qënë çdo ditë”, e pyet Spaho deputeten Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka i mbyll gojën Bardhit/ PD nuk ka protokoll, ja ku janë firmat

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka thirrur paraditen e sotme mediat në zyrën e tij për të parë 4200 firmat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Paloka u shpreh se procedurat vlejnë kur Kuvendi mblidhet normalisht, por ky nuk është rasti, pasi ky është një Kuvend i jashtëzakonshëm.

Po ashtu, Edi Paloka i ka kthyer përgjigje sot Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili një ditë më parë tha se në zyrën e Protokollit nuk ka asnjë firmë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Paloka theksoi se “Protokoll në PD nuk kemi fare”.



Gjithashtu Paloka deklaroi se “Unë nuk jam shumë person i proceduarve, sepse disa gjëra janë evidente. Por kur 4200 delegatë kërkojnë që të zgjidhin këtë krizë, çështjë a duhet lajmëruar data gjysëm ore para, nuk i vlejnë Partisë Demokratike. Kriza e madhe që ka kapur Partinë Demokratike nuk zgjidhet në këtë mënyrë. Ka shumë probleme më të mëdha. Nuk dalim nga kriza duke u marrë me procedura të tejzgjatura. Delegatët kërkojnë zgjidhjen me Kuvend. Duhet marret parasysh”.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Rama/ “Po boll o boll, o pika që s’ju bie”

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Rama/ “Po boll o boll, o pika që s’ju bie”

Ndërsa më tej, ai shtoi se “Ditën e Kuvendit, një përfaqësi, në të cilën unë jam në mes, duhet të vijë me listën e delegatëve dhe të bëjë prezantimin.”.

I pyetur nga gazetarët, çfarë do ndodhë nëse nuk njihet Kuvendi, Paloka tha se “Kjo është cështje tjetër, ka përgjegjësi tjetër. Nëse mendon se firmat nuk janë të vërteta hajde verifiko. Shiko të dhënat, emrin, kartën e identitietit dhe pyet, a është delegat ky person? Unë kam diskutuar dhe është rënë dakort që unë t’i depozitoj këto firma. Kushdo funksionar i PD, siç erdhët ju, megjithëse ju bëtë pak rrëmujë (gazetarët), ti marrë dhe ti shohë një për një.

Sa i takon situatës në PD, Paloka tha se “Ata që janë bërë pjesë, pa dyshim kanë dashur ta hapin më shumë Partinë Demokratike dhe të krijojnë një sinergji tjetër. Partia demokratike nuk i përkët vetëm demokratëve. Unë mendoj se kjo lëvizje do i shërbejë Partisë Demokratike për të sjellë ndryshim dhe për të nxitur një frymë të re.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patronazhistët në punë/ PD në udhëkryqin mes statutit dhe Foltores

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Edhe pse zyrtarisht Partia Socialiste duket se po e përcjell me indiferentizëm krizën që ka përfshirë Partinë Demokratike, në të vërtetë socialistët nuk është se bëjnë ndonjë përpjekje për ta fshehur ngazëllimin për gjendjen në të cilën ndodhen kundërshtarët e tyre.

Kryeministri Edi Rama e gjen kohën sa herë që shfaqet para kamerave, sidomos kur është në Kuvend, që t’iu adresojë ndonjë këshillë apo sugjerim, më së shumti në trajtë shpotish e qesëndisjesh, si për të dëshmuar jo vetëm epërsinë e pushtetit, por edhe komoditetin që të ofron një kundërshtar në hall.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste që qeveris në mandatin e tretë radhazi, ka luksin të eksperimentojë me pushtetin, e madje edhe të na ofrojë prej projekteve të dërgimit të satelitëve në hapsirë e deri tek idetë për krijimin e akademive për barinjtë apo për pajisjen e tyre me panele diellorë, që barinjtë të kenë mundësi të karikojnë telefonët e tyre celularë ndër lëndina dhe bjeshkë ku kullosin bagëtitë.

Ndërsa vetë Partia Socialiste, që në zgjedhjet e 25 prillit sipas raportit të OSBE/ODIHR-it nuk e dinte se ku ishte ajo vetë e ku ndahej prej saj administrata publike, pas riorganizmit përmes rishpërndarjes së drejtuesve të saj nga njëri qark në tjetrin, duket se ka nisur punën për zgjedhjet e ardhëshme.

LEXO EDHE:  Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, por vetë është në krizë

LEXO EDHE:  Arrestimi i Balilit/ Kushti i zbardhur nga Artan Hoxha



Edhe pse legjislatura e re e Kuvendit mendohej se do të kishte një qasje tjetër në raport me opozitën, asgjë nuk ka ndryshuar as në njërin krah e as në tjetrin.

Secila palë në llogoren e vet e secila për interesin e saj. E njëjta gjuhë, e njejta retorikë, e njejta sjellje.

Pavarësisht kohës që ikën e sfidave që shoqëria shqiptare duhet të përballojë me procesin e integrimit që ka mbetur në vend, me korrupsionin që vazhdon të gëlojë e gërryejë pa patur frikë nga shteti e nga ligji, me pasigurinë e të nesërmes që imponon braktisjen e vendit duke e bërë shpopullimin plagën e madhe në shpirt të kombit, socialistët në pushtet, ndjehen të qetë e të patrazuar.

Patronazhistët janë në punë, nderkohë që Partia Demokratike vazhdon të gjendet mes Statutit të Gaz Bardhit dhe Foltores së Doktorit, në pritje të mësojë fatin e saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE