Connect with Us

“Rama, hajdut dhe trafikant ikonash”/ Gjergji Thimo: U lirua nga burgu, me kartelë mjekësore

Politikë

“Rama, hajdut dhe trafikant ikonash”/ Gjergji Thimo: U lirua nga burgu, me kartelë mjekësore

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Koleksionisti korçar, Gjergji Thimo ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e ish-kryeministrit Berisha me demokratët e Korçës, Gjergji Thimo akuzoi Ramën për vjedhjen e ikonave.

Gjithashtu ai tha se Rama është dënuar në Paris për vjedhje dhe trafik ikonash, dhe më pas është liruar me kartelë mjekësore.

U tentova të eleminohesha fizikisht. Ne nuk mund të lejojmë në drejtimin e shtetit një psiqik, një hajdut dhe një trafikant ikonash, ne nuk mund të lejojmë në drejtimin e shtetit një njeri nudist. Nuk na përfaqëson ai.

Ato nuk ishin ikonat e Gjergji Thimos, u vodh kombi shqiptar.

Një ikonë të Onufrit nuk e bëjmë dot, ata kanë vdekur e na lanë këtë trashëgimi.

Edi Rama ka qënë një njeri i dënuar në Paris, në vitin “93 dhe “94 për vjedhje dhe trafikim ikonash. Ka bërë një vit e gjysëm burg, dhe më pas është liruar me kartelë mjekësore, e cilësuar si skizofreni e theksuar agresive.

Po të drejtohem ambasadore e SHBA, si një qytetar i lirë i një vendi demoktratik. Hap hetim merr gjurmët e gishtërinjve Edvin Kristaq Rama.

E nderuar zonja ambasadore, merri gjurmët e gishtërinjve, dorëzojani ministrisë franceze dhe do e gjeni me emrin Edvin Kristaq Rama. Ka qenë i dënuar dhe në Gjermani. Si kriminel, janë disa akuza të një pasnjëshme. Një sistem drejtësie i kalbur ka kapur të gjithë shtetin. Kryeprokurori të nisë hetim, ne s’mund të lëmë këtë bandit. Ky ka vjedhur shtetin me identitet tjetër. Hapni kartat e Edvin Kristaq Ramës”-tha Gjergji Thimo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Ik more andej, nuk të marr leje ty”/ Thellohen përplasjet në PD, zbardhen debatet në grupin parlamentar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD, është shoqëruar me debate të forta.

Pas përfundimit të fjalës së Bashës e ka marrë fjalën deputetja Albana Vokshi, e cila i ka kërkuar llogari Bashës në lidhje me deklaratën e dy ditëve më parë të kreut të opozitë për liderin historik, Sali Berisha. Vokshi i ka thënë Bashës se ai nuk mund të përcaktojë kohën e askujt.

Këtij debati kreu i PD-së ka tentuar t’i shmanget duke i kujtuar se nuk është në rend dite. Por Vokshi ka këmbëngulur duke thënë se ajo distancohet nga ajo deklaratë.

Në mesin e debateve ka hyrë edhe deputeti Edmond Spaho, i cili i kërkoi Bashës që të mos largohej nga mbledhja pasi kishte çështje për të diskutuar.

Por, Basha e ftoi Spahon që të shkonte e të diskutonte me të në zyrë. Edhe në këtë rast ka ndërhyrë Gazment Bardhi, i cili po me tone të larta i ka kërkuar Spahos që të ulë tonin e zërit.

Pjesë nga debati me dyer të mbyllura:

Lulzim Basha: Për Reformën Elektorale s’kemi rënë dakord. Partia Socialiste do që ta nisim punën atje ku e lanë në korrik të vitit të kaluar me ndryshime të njëanshme. Ndërkohë, ne duam që objekti i punës së komisionit të mos jetë i kufizuar. Duhet të jetë mundësia e hapur që të bëhen edhe ndryshime në Kushtetutë për të akomoduar në Kodin Zgjedhor çështje të ndryshme që mund të vijnë nga diskutimet dhe nga ekspertët. Duhet një komision që të jetë i hapur për çdo gjë.

Nuk mund ta kufizojmë vetëm në ndryshime ligji procedurale. Ndërkohë, në Kuvend duhet të jemi aktivë. Vihet re që disa deputetë nuk shkojnë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, sidomos në Komisionin e Sigurisë, ku ka deputetë që merren me punë dytësore dhe nuk marrin pjesë në mbledhje.

Alfred Rrushaj: Deri tani nuk kemi gjetur dakordësinë për objektin e punës së komisionit. Prandaj, përderisa nuk kemi pasur dakordësi deri më tani, nuk besoj se do të arrijmë konsensus deri në nisjen e seancës. Do të kërkoj që miratimi i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore të shtyhet.

Albana Vokshi: Unë nuk jam dakord që të marr mungesat e deputetëve në komisione. Atë e bën sekretaria e komisioneve.

Lulzim Basha: Kjo nuk është për t’u diskutuar këtu, aty e ke Fredin, fol me kryetarin e grupit për këtë.

Albana Vokshi: Tani dua të flas edhe për një çështje tjetër. Ti dje ke dhënë një deklaratë për Berishën.



Lulzim Basha: Kjo nuk është në rend të ditës, nuk kam kohë të humb për çështje që s’janë në rendin e ditës. (Lulzim Basha ngrihet nga karrigia për t’u larguar)

Albana Vokshi: Ti nuk mund të përcaktosh se kur është fundi i kohës së njërit apo tjetrit. Nuk mund të bësh atë deklaratë.

Lulzim Basha: Nuk do të të marr leje ty se çfarë duhet të them në deklaratë.

Albana Vokshi: Kam shumë çështje për të diskutuar, ngjarjet e ditëve të fundit, por nuk është forumi i duhur. Sot dua t’i referohem deklaratës suaj të djeshme në lidhje me Sali Berishën. Unë distancohem nga ajo deklaratë e juaja, s’keni folur në emrin tim e as të demokratëve. Nuk jeni ju që përcaktoni kur mbaron koha e Sali Berishës apo nëse i hiqni tubin e oksigjenit! Unë distancohem nga ajo deklaratë. Ajo nuk na përfaqëson ne demokratët. Distancohem.

Gazmend Bardhi: Punë e madhe se distancohesh ti!

Albana Vokshi: Nuk po të drejtohet njeri ty, po i drejtohem atij që foli dje!

Ndërhyn Edmond Spaho dhe i kërkon Lulzim Bashës të mos largohet, duke iu drejtuar me tone të larta.

Edmond Spaho: Mos ik se unë kam për të thënë.

Lulzim Basha (duke u larguar nga mbledhja): Nuk kam kohë për të humbur me çështje që nuk janë rendi i ditës.

Edmond Sapho: Unë kam shumë për të folur për ndryshimet kushtetuese. Për vetingun në politikë. (Spaho ngre zërin duke iu drejtua Bashes që u largua)

Gazment Bardhi: Çfarë ke, more Mondi, që ngre zërin. S’të kam parë ndonjëherë kaq të revoltuar. Ndryshimet kushtetuese janë ato të draftit tënd kur ishe nënkryetar i PD-së. Pse atëherë ishe dakord dhe tani nuk je dakord. Ndaj mos e ngri zërin këtu.

Edmond Spaho: U bëre ti të më tregosh mua se si të flas. Po ik more andej!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grenell ‘kokë më kokë’ me Metën/ Çfarë bisedoi presidenti me zyrtarin amerikan

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Meta përpos një statusi në rrjete sociale ku vlerëson angazhimin e Grenell për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA, ai nuk jep asnjë detaj tjetër lidhur me atë çfarë është diskutuar mes tyre.



‘Është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time.

 Angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, vlerësohet shumë” shkruan Meta në një postim në Twitter ndërsa ndan foto nga takimi në Presidencë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ryshfet e korrupsion me zyrtarët/ Manja: Javën e ardhshme, padi të tjera në Prokurori

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Teksa foli për denoncimet e rasteve abuzive të zyrtarëve shtetërorë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se çdo provë e sjellë nga qytetarët do të shkojë pranë organeve kompetente, të cilat do të merren me rastet në fjalë.

Ai shtoi se sërish javën e ardhshme do të dalë në një deklaratë para publikut, ku do të tregojë një tjetër rast të tentativës për ryshfet e korrupsion, raste të cilat do të kalojnë në duart e drejtësisë.

“Reforma në sistemin e drejtësisë dhe vettingu u ndërmor nga degradimi i sistemit gjyqësor. Sot kemi  një realitet tjetër. Garantojmë cilësi të provave që do t’i nënshtrohen njësisë antikorrupsion. T’I kopsisim letrat për këto shkelje abuzive dhe pastaj drejtësia para fakteve e ka detyrim ligjor të shkojë më tej.  Sot një javë sërish para jush për padi të tjera që do t’i çojmë në prokurori”, tha Manja.



Ai u ndal edhe tek harta e re gjyqësore, për të cilën tha se është ngritur një grup pune nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë, të cilat po hartojnë një draft, që më vonë do t’i nënshtrohet konsultimit publik.

“Kemi marrë një dokument pune për hartën gjyqësore. Një grup pune nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë po adresojnë problematikat që shumë shpejt do të bëjë gati një draft të hartës gjyqësore për t’i nënshtruar konsultimit publik. Proces që na detyron ligji, por çdo gjë në kohën e duhur”, theksoi Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE