Connect with Us

Proçesi i vaksinimit/ Manastirliu nuk ndalet, jep mesazhin e radhës

Shëndeti

Proçesi i vaksinimit/ Manastirliu nuk ndalet, jep mesazhin e radhës

Publikuar

-

/
cna lajm shendetesi

Në kuadër të aksionit kombëtar të vaksinimit anti-COVID “derë më derë”, për të nxitur qytetarët për t’u vaksinuar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim me drejtues të njësive administrative të bashkisë më të madhe në vend.
Nisur nga të dhënat e vaksinimit në Tiranë, Manastirliu u ka kërkuar drejtuesve vendorë angazhimin e tyre në mënyrë që të forcohet zinxhiri i solidaritetit dhe të intensifikohet fushata “derë më derë” ndaj qytetarëve.

“E vetmja armë që ne kemi që të ulim transmetueshëmrinë e virusit dhe që të këpusim zinxhirin e infeksionit është të rrisim dhe të forcojmë zinxhirin tonë të solidaritetit. Dhe zinxhiri ynë i solidaritetit duhet të bëhet më i fortë se kurrë, tani, për të mbrojtur jetën dhe shëndetitn e qytetarëve tanë, ndaj unë besoj fort në angazhimin e Bashkisë Tiranë, në prioritetin që kryetari i Bashkisë do t’i japë këtij aksioni, për të vajtur derë më derë, për të komunikuar me çdo qytetar dhe sidomos me të rinjtë”, nënvizoi Manastirliu.

Teksa bëri me dije se në Tiranë janë 80 pika vaksinimi ndaj COVID19, Manastirliu ka vënë theksin tek puna e strukturave vendore për të rritur mbluesën vaksinale tek të rinjtë përpara fillimit të sezonit të ri akademik.

Nuk ka nevojë të kesh asnjë prenotim dhe rezervim për t’u vaksinuar. Mjafton karta e identitetit. Një proces fare i lehtë në qendër, në stadium, në qendrat shëndetësore. Janë 80 pika vaksinimi në Tiranë. Janë në qendrat shëndetësore, ambulancat dhe dy pikat kryesore, ku aksesi është shumë i shpejtë. Një kartë identiteti, prezenca fizike, 5 minuta, shpëton jetën. Por kjo kërkon angazhim. Nëse ne sot bëjmë dhe një vaksinë më shumë, jemi më mirë se dje. Nëse nesër bëjmë dhe një vaksinë më shumë, jemi më mirë se sot”, nënvizoi Manastirliu.

LEXO EDHE:  Detajet/ Zbardhet e vërteta e takimit Veliaj-Bregu

Ministrja e Shëndetësisë tha se qeveria shqiptare është e gatshme për çdo skenar që mund të propozohet nga ekspertët dhe e angazhuar për të rritur disponibilitetin e vaksinave.

“Deri më sot kemi arritur të kemi në vendin tonë, mbi 2 milion e 262 mijë doza vaksine, ndërkohë që kemi siguruar nëpërmjet kontratave që kemi lidhur dhe po lidhim, që deri vitin tjetër të kemi rreth 5 milion doza vaksine të mbërritura, për të garantuar që jo vetëm popullata target +18 vjeç, por edhe për skenarë të tjerë në raport me rekomandimet që do të japë Komiteti i Ekspertëve për dozat e treta, pra dozën buster apo edhe për uljen e fashës së grupmoshës në momentin që ato do të japin, ne jemi të gatshëm”, u shpreh ministrja

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, u shpreh se do të bëhet një plan për mobilizimin e njësive vendore në Tiranë dhe çdo fshat të saj për vaksinimin kapilar antiCOVID.
Një plan mobilizimi masiv për vaksinimin deri në nivel kapilar, nivel kapilar quaj shkallën e fundit të çdo pallati dhe fshatin më të humbur të Tiranës. Është e rëndësishme sidomos Tirana sepse shumica e popullsisë është këtu, kemi kaluar mbi 1 milion, është e rëndësishme Tirana sepse insituticionet janë këtu, universitetet janë këtu”, tha Veliaj.
Ministrja Ogerta Manastirliu ka nisur një seri takimesh me drejtuesit vendorë, për mobilizimin e të gjitha strukturave për vaksinimin masiv.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,822,603 doza të vaksinës ndaj COVID19, 849,571 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Varianti Omicron/ Zv.ministri i Shëndetësisë: Të gjithë do infektohen, por kalohet më lehtë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

“Varianti Omicron do t’i infektojë të gjithë, nuk ka shpëtim. Nuk ka asnjë dyshim që deri në fund të vitit 2022, nëse nuk do të dalë ndonjë variant tjetër, pothuajse të gjithë do të infektohemi me këtë variant”.

Kështu është shprehur zëvendësministri italian i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri. “Ata që janë të vaksinuar janë më të mbrojtur dhe e kalojnë infektimin me një formë më të lehtë dhe nuk janë të rrezikuar të përfundojnë në terapi intensive”, shtoi ai.

Më tej, zyrtari italian i shëndetësisë foli edhe për masat ndaj personave të infektuar, duke u shprehur se brenda dy javësh pritet të bëhet një dallim mes atyre që kanë rezultuar pozitivë dhe janë pa simptoma dhe të tjerëve që janë të sëmurë, shkruan A2.

LEXO EDHE:  Vjollca Hoxha merr “shpërblim” 100 kioska në Tiranë

LEXO EDHE:  Fakte/ Veliaj kulla edhe tek Liqeni Artificial i Tiranës



“Jam dakord për një rishikim të rregullave dhe kjo do të bëhet në ditët në vijim, ndoshta brenda dy javësh, me nja dallim ndaj personave që janë pozitivë dhe të sëmurëve. Këtë na e mundëson varianti që është duke qarkulluar sot”, tha ai.

Pierpaolo Sileri nënvizoi se sot nuk është në qarkullim vetëm varianti Omicron, por edhe ai Delta dhe ky i fundit është më shqetësues. “Shumica e atyre që janë në terapi intensive janë të infektuar me variantin Delta dhe nuk janë të vaksinuar”, shtoi ai.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e infektimeve me Covid/ Humbin jetën 4 qytetarë

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës epidemiologjike në vendin tonë.

Sipas MSH, në 24 orët e fundit, janë kryer 5280 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 1697 qytetarë dhe kanë humbur jetën 4 qytetarë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5280 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1697 qytetarë, në këto bashki:

745 në Tiranë, 89 në Durrës, 86 në Shkodër, 67 në Gjirokastër, 63 në Vlorë, 51 në Elbasan, 45 në Kamëz, nga 44 qytetarë në Lushnje, Fier, 34 në Lezhë, 31 në Berat, 29 në Sarandë, 27 në Mallakastër, 26 në Mat, 25 në Korçë, 24 në Dimal, 23 në Krujë, 20 në Vorë, 18 në Dibër, 15 në Devoll, 13 në Divjakë, nga 11 qytetarë në Delvinë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Tepelenë, Kuçovë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Roskovec, Kukës, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, nga 7 qytetarë në Pogradec, Këlcyrë, nga 6 qytetarë në Himarë, Kolonjë, Prrenjas, nga 5 qytetarë në Librazhd, Përmet, Selenicë, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Tropojë, Peqin, nga 3 qytetarë në Skrapar, Memaliaj, nga 2 qytetarë në Has, Konispol, Maliq, Belsh, nga 1 qytetar në Dropull, Libohovë, Fushë Arrëz.

LEXO EDHE:  Foto që nxjerrin “zbuluar” Veliajn/ Ja si u zgjuan sot qytetarët e Tiranës

LEXO EDHE:  Grida Duma, i merr me radhë zyrtarët për Bechetin/ Fut në listë edhe Ëngjëll Agaçin



Janë 21,167 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 935 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 208,201 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

5 arsye pse gjumi është i rëndësishëm për humbjen e kilogramëve të tepërt

Publikuar

-

Nga

cna shendet

Sasia e gjumit që bëni është po aq e rëndësishme sa ushtrimet dhe ato që hani. Nëse nuk bëni gjumin e nevojshëm që kërkon trupi juaj, truri juaj do të kërkojë energji diku tjetër, si ushqime me kalori të lartë dhe sheqerna. Janë 2 hormone që kontrollojnë oreksin tuaj, njëri prej të cilëve njihet si hormoni i urisë (ghrelin) dhe tjetri si  hormoni i ngopjes (leptina). Këta 2 hormone janë aty për të balancuar dëshirat tuaja, por mungesa e gjumit i bën ata të çekuilibruar.

Mungesa e gjumit mund të rrisë oreksin dhe të rrisë mundësinë për t’u bërë obezë.

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në oreksin dhe rregullimin e gjumit , prandaj kur flini më pak, prishni hormonet tuaja. Kjo, nga ana tjetër, mund t’ju bëjë të dëshironi të hani ushqime me kalori të larta, edhe nëse sapo keni ngrënë një vakt 1 orë më parë.

Fjetja herët frenon oreksin gjatë natës.

Ngrënia e ushqimeve të vona gjatë natës bën që metabolizmi ynë të vazhdojë të funksionojë kur duhet të jetë relaksues, duke rezultuar që marrja e kalorive të ruhet si yndyrë . Gjithashtu mund të krijojë shqetësime dhe ju mun dtë mos bëni një gjumë të mirë.



Të fjeturit mjaftueshëm ju bën më energjik për aktivitet fizik.

Në mënyrë që të merrni energji për stërvitje, ju duhet të pushoni plotësisht, dhe kur jeni të relaksuar, trupi juaj zhvillon hormonin e rritjes, i cili bën që muskujt në trup të rriten. Hormoni i rritjes zakonisht aktivizohet gjatë gjumit, dhe nëse ju mungon gjumi, atëherë ai shtypet, duke rezultuar në një shans më të vogël për të djegur yndyrën . Është gjithashtu mjaft e rrezikshme të stërvitemi kur jemi të lodhur, veçanërisht kur ngremë pesha. Në rast lëndimi, hormoni i rritjes ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit, prandaj është e rëndësishme që të pushoni plotësisht.

LEXO EDHE:  Detajet/ Zbardhet e vërteta e takimit Veliaj-Bregu

LEXO EDHE:  Grida Duma, i merr me radhë zyrtarët për Bechetin/ Fut në listë edhe Ëngjëll Agaçin

Gjumi mund të reduktojë dëshirën për të konsumuar karbohidrate.

Mund të mos jetë befasi nëse ndjeni dëshirën e madhe për të konsumuar  ëmbëlsira pas një dite të gjatë në punë. Pagjumësia dhe dëshirat për ushqim janë, në fakt, armiq, gjë që ndodh sepse mungesa e gjumit kontribuon në çekuilibrin e hormoneve që rregullojnë oreksin që shkakton shtim në peshë.

Gjumi mund të ndihmojë në heqjen e kileve të tepërta.

Gjumi për një  periudhë të shkurtër kohe, si 6-7 orë në natë, lidhet me shtimin në peshë. Më konkretisht, mund të rezultojë në një bel më të gjerë dhe më shumë yndyrë në bark. Kjo ndodh jo vetëm tek të rriturit, por edhe tek fëmijët, veçanërisht në moshën e mesme të fëmijërisë ( 6-8 vjeç)./CNA.al

LEXO TE PLOTE