Connect with Us

Probleme me sipërfaqen e lëkurës?/ 5 këshilla që duhet të ndiqni

Life Style

Probleme me sipërfaqen e lëkurës?/ 5 këshilla që duhet të ndiqni

Publikuar

-

cna lajm lifestyle

Secili prej nesh ankohet për probleme të ndryshme në lidhje më lëkurën. Disa për aknet, disa për rrudhat e kështu me radhë.

Ndonjëherë për të trajtuar disa nga këto probleme është e mjaftueshme që të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit dhe jetesës.

Duhet ta pranojme se nuk ka një zgjidhje 100 përqind efikase që ndihmon me të gjitha problemet e fytyrës. Gjithsesi më poshtë ne po ju japim disa këshilla të dobishme për secilin problem.

Rrudhat

Bananet njihen për vetitë e tyre shëndetësore. Ky frut mund të përdoret edhe për reduktimin e rrudhave.Për këtë, ju duhet të bëni pure bananesh dhe ta përzieni me një lugë çaji mjaltë. Ju gjithashtu kësaj përzierje mund t’i shtoni jogurt ose lëng portokalli.Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni atë për 15-20 minuta. Më pas, pastrojeni fytyrën me ujë dhe përdorni një krem hidratues.

Irritimet

Përveç pastrimit të dhëmbëve, pasta e dhëmbëve është e përshtatshme për qetësimin e irritimeve (acarimeve) të lëkurës. Ju vetëm duhet ta aplikoni atë në zonat ku keni probleme.

Para se të përdorni pastën e dhëmbëve për acarimet e lëkurës, është më mirë të kontrolloni reagimin ndaj tij. Aplikoni pak pastë të dhëmbëve në lëkurë dhe prisni pak.Nëse nuk keni asnjë reagim në lëkurë, ju mund ta përdorni këtë metodë.

Puçrrat

Përdorni patatet për t’i hequr qafe puçrrat. Aplikojeni lëngun e patates në vendin ku keni puçrra dhe lëreni ashtu deri sa të thahet.Pas kësaj, lajeni fytyrën me ujë. Kjo do të ndihmojë në tharjen e puçrrave.

LEXO EDHE:  Dëshironi flokë të shëndetshëm?/ Ky përbërës do ju ndihmojë

Lëkurë e thatë

Avokado ka një efekt qetësues, zbutës dhe hidratues në lëkurë. Prandaj, është shumë e mirë për të ndihmuar për lëkurën e thatë.Merreni pjesën e brendshme të avokados dhe vendoseni në krem. Aplikojeni atë në lëkurë dhe lëreni të qëndrojë për 15-20 minuta.Pas kësaj, largojeni maskën.

Lëkurë e yndyrshme

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, domatja do të ndihmojë shumë për përmirësimin e kësaj gjendje. Duhet ta përzieni domaten me sheqer (1 lugë çaji) dhe aplikojeni në lëkurë. Lëreni këtë përzierje në fytyrë për rreth 5 minuta dhe më pas largojeni. Kjo do të ndihmojë që të keni lëkurë më pak të yndyrshme.

Vetulla të holla

Ju mund ta përdorni qumështin për t’i bërë vetullat tuaja më të trasha. Fërkoni vetullat butësisht me pambuk të zhytur në qumësht. Shpëlani vetullat me ujë pas 15 minutash.

Aknet

Çaji i gjelbër ndihmon në ‘luftën’ kundër aknes. Zieni çajin dhe lëreni të ftohet. Zhyteni pambukin në çaj dhe pastrojeni fytyrën. Pasi fytyra ta absorbojë çajin, pastrojeni lëkurën.Nëse keni shenja nga aknet, atëherë mund ta përdorni lëngun e limonit. Hollojeni lëngun e limonit me ujë dhe më pas kalojeni në shenjat e akneve.Lëreni të qëndrojë për 15 minuta dhe pasi ta largoni këtë përzierje, pastrojeni fytyrën dhe vendosni krem hidratues.

Qeset e zeza ne sy

Vaji i bajameve është shumë i mirë për largimin e qeskave të zeza nën sy. Aplikoni disa pika të këtij vaji në qepalla me masazhe në formë rrethore, në mbrëmje.Në mëngjes, shpëlajeni./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

Xhensila shtatzanë?/ Veprimi i këngëtares nxit dyshimet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Këngetarja e njohur Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku janë një nga çiftet më të pëlqyera në shoëbizz-in shqiptar.

Ata janë bërë prindër të të një vajze që kanë vendosur ta quajnë Ajka.

Po përflitet se çifti dëshiron zgjerojnë familjen, madje fotot e fundit të postuara nga Xhensila kanë nxitur akoma më shumë dyshimet se këngëtarja është shtatzanë.

LEXO EDHE:  Pse duhet të përdorësh lëngun e qepës për lëkurën/ Këtu do të gjeni përfitimet e jashtëzakonshme

LEXO EDHE:  9 arsye për të mos përdorur make up



Në fotot e postuara krahë Ajkës, Xhensila duket duke mbajtur dorën tek pjesa e barkut.

Perveç komenteve që komplimentojnë kartolinën e bukur të sjellë nga xhensila, shumë të tjerëve nuk ju ka shpëtuar ky detaj dhe kanë nisur aludimet se Xhensila është në pritje të ëmbël.

Nga ana e xhensilës ende nuk ka asnjë reagim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Banori i “Big Brother Vip” në lidhje dashurie me moderatoren e njohur?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Prej një jave tashmë Dj Dagz dhe Dj PM, dy DeeYay të njohur nga kosova janë berë pjesë e shtëpisë më të famshme të momentit “Big Brother Vip”.

Ata janë treguar shumë të afruar dhe madje cilësohen si një konkurrent i vetëm, ndërkohë që kanë sjellë edhe një atmosferë shumë pozitive brenda në shtëpi.



Përflitet se Dj Dagz është në lidhje me moderatoren e njohur kosovare Ariana Berisha. Por në fakt kjo është hedhur poshtë nga disa burime të afërta të Dj të cilët bëjnë të ditur se mes çiftit ka përfunduar gjithçka.

LEXO EDHE:  9 arsye për të mos përdorur make up

LEXO EDHE:  Pse duhet të përdorësh lëngun e qepës për lëkurën/ Këtu do të gjeni përfitimet e jashtëzakonshme

“Dj Dagz dhe Ariana për një kohë të gjatë kanë qenë në lidhje dashurie, por ka disa muaj, qysh para verës që ata janë ndarë, dhe mes tyre nuk ka asgjë më”, thotë ky burim.
Kujtojmë gjithashtu se dj Dagz në klipin prezantues u shpreh se dy vajzat që ai pëlqen brenda shtëpisë janë Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa nderohet për rol të shquar udhëheqës në botë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Artistja shqiptare e njohur botërisht, Dua Lipa, u nderua me një çmim për rol të shquar udhëheqës në trajtimin e çështjeve me rëndësishme sikurse të drejtat e grave, ndarë nga Këshilli i Atlantikut, me rastin e 60 vjetorit të kësaj organizate amerikane.
Ajo u vlerësua për aktivizmin e saj në fuqizimin e grave, mbrojtjen e të drejtave të njeriut në veçanti të viktimave të luftërave të Ballkanit, kontributin e saj për fuqizimin e shtetit të ri të Kosovës, humanizmin, frymëzimin dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë si dhe shpresën që dha gjatë pandemisë duke zhvilluar aktivitete virtuale edhe atëherë kur bota ndodhej në izolim.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, artistja Dua Lipa foli për rëndësinë e këtij çmimi të cilin ia dedikoi të rinjve të Kosovës.

Jam shumë e nderuar të jem këtu sot, të pranoj këtë çmim. Në emër të të gjithë të rinjve të Kosovës, Kosovës dhe faktit se ne jemi shtet kaq i vogël për vetëm 13 vite me një mundësi që ndoshta një ditë të bëhemi pjesë e Evropës. Kjo vërtetë është pjesë e rrugëtimit, betejës sime dhe arsyes pse jam këtu. Prandaj jam shumë mirënjohëse të jem këtu dhe të flas për diçka që është në zemrën time”, thotë Dua Lipa në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Me shumë pasion Dua Lipa foli edhe për filmin Hive, filmin që është propozuar të jetë një nga filmat kandidatë për çmimin prestigjioz Oscars.
Dua shfrytëzoi ardhjen e saj në Uashington për të ndihmuar promovimin e filmit emocional nga Kosova që ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare.

“Ishte mrekulli. Jam prekur shumë nga rrëfimi i Fahrije Hotit, gruas në historinë e së cilës bazohet filmi. Tregon se sa shumë këmbëngulëse dhe të fuqishme janë gratë e Kosovës, sidomos në një kohë kur ndonëse kanë humbur shumë arritën të gjejnë një mënyrë për të vazhduar dhe luftuan që të arrijnë diçka që ndjenin se ishte e drejtë për to. Ishte shumë frymëzuese dhe isha shumë e nderuar të isha në shfaqjen e filmit me shumë gra tjera të fuqishme dhe të mrekullueshme. Pres me padurim dhe shpresojmë që të sigurojë nominimin për Oscars”, thotë artisja e njohur.



Dua së bashku me babain e saj Dukagjin Lipën, drejtojnë fondacionin Sunny Hill dhe festivalin me të njëjtin emër që mbahet në Prishtinë, falë të cilit Kosova është futur në hartën botërore të kulturës. Artistja Lipa paralajmëroi rikthimin e fuqishëm të festivalit pas një pauze për shkak të pandemisë.

“Po. Jam shumë e emocionuar për rikthimin e festivalit Sunny Hill verën që po vjen. Do të jetë qejf i madh për tri e ndoshta edhe katër ditë. Kemi një listë të mrekullueshme të artistëve, që po i presim me padurim. Kemi punuar shumë edhe gjatë pandemisë që të përcaktojmë hapat e radhës. Po e rrisim festivalin. Lokacioni do të ndryshojë, në mënyrë që të kemi më shumë vizitorë nga mbarë bota. Sa u përket projekteve të reja jam duke punuar për albumin e ri të cilin poashtu po e pres me padurim”, thotë ajo.

LEXO EDHE:  9 arsye për të mos përdorur make up

LEXO EDHE:  Rënia dhe rigjenerimi i flokëve/ 9 truket “magjike” me përbërës natyral

Tetë herë e nominuara dhe tri herë fituesja e çmimeve Grammy, Dua Lipa foli për Kosovën edhe në fjalimin që mbajti pasi pranoi çmimin nga Këshilli i Atlantikut.
Ajo shfrytëzoi këtë moment që të kërkojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.
Sot Kosova vazhdon të përballet me shumë sfida dhe zakonisht janë gjeneratat e reja ato që mbajnë barrën e tyre. Të rinjtë hasin në vështirësi për punësim dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që vështirësojnë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi ne përmbushëm të gjitha kriteret, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën, para më shumë se tre vitesh. Prandaj, a mendoni se mund ta përfundojmë këtë gjë tani?”, tha Dua Lipa.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e quajti Dua Lipen ambasadoren më të mirë të vendit të saj.
Ajo i ftoi mysafirët në ceremoni të vizitojnë Kosovën.
“Ju që nuk e keni vizituar asnjëherë Kosovën, ju bëj thirrje që ta vizitoni që të shihni bukurinë e saj, veçantinë, ngrohtësinë dhe admirimin e popullit tim për vendet tuaja. Për vendet që qëndruan krah nesh në ditët tona më të errëta, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E keni dëgjuar edhe më parë. Por Kosova vërtetë është vendi më pro amerikan dhe vendi më pro evropian në botë”, thotë Presidentja e Kosovës.Zonja Osmani e cilësoi Kosovën si rrëfimin më të suksesshëm të politikës së jashtme amerikane.
Kosova është një fener shprese, dhe fener demokracije. Pas vetëm 13 vitesh nga shpallja e pavarësisë tonë sot ne kemi qëndrueshmëri institucionale të cilin shumë vende mund thjeshtë ta ëndërrojnë, bashkohemi me aleatët tanë në misione paqeruajtëse dhe jemi të nderuar që jemi ndër pak vendet që ofruan strehim për afganët që ikën nga persekutimi. Jemi të parët që I jemi përgjigjur asaj thirrje sepse kemi qenë vetë refugjatë”, thotë zonja Osmani.
Veç artistes Dua Lipa, Këshilli i Atlantikut nderoi me çmime për rol të shquar udhëheqës edhe Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, shefin ekzekutiv të kompanisë Pfizer, Albert Bourla si dhe doktorët Ugur Sahin Dhe Ozlem Tureqi nga kompania bioteknologjike, BionTech./VOA

LEXO TE PLOTE