Connect with Us

PD padi në SPAK/ Tabaku thirrje drejtësisë së re: Ngrihuni në nivelin që iu takon

Politikë

PD padi në SPAK/ Tabaku thirrje drejtësisë së re: Ngrihuni në nivelin që iu takon

Publikuar

-

cna lajme ekonomi

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku i janë drejtuar sot SPAK, duke depozituar një padi për krizën energjitike, e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Partia Demokratike, i është drejtuar SPAK, më një padi kundër, administratorit të OSHEE, Adrian Çela. Administratorit të KESH, Ergys Verdho si dhe Erina Rexhepi, administrator i Furnizuesit të Tregut të Lirë.

Në një prononcim për mediat, deputetja Tabaku hodhi akuza të forta ndaj Qeverisë, të cilën e bëri përgjegjëse për krizën dhe rritjen e çmimeve.

Tabaku i bëri thirrje drejtësisë së re, të ngrihet në nivelin që i takon dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Sot ne depozituam një kallëzim për 3 drejtuesit e 3 enteve publike, zotin Adrian Çela, zotin Ergys Verdha, zonjën Erina Rexhepi, të tre përgjegjës për krizën e korrupsionit për krizën e menaxhimit dhe për krizën që do të përjetojnë qytetarët shqiptarë në ditët e ardhme si rezultat i veprimeve korruptive të këtyre individëve nëse sektorin energjitik.
Çfarë ka ndodhur për ta përmbledhur thjeshtë.

Qeveria shqiptare nëpërmjet këtyre 3 insituticioneve shiti energjinë me rreth 60 euro kilovator ndërkohë që e bleu pak javë më parë me 240 deri në 260. Edhe më lart se tregu. Ne kemi sjellë një shembull këtu që u vendos në dispozicion në fakt nga media i cili dëmi ekonomik është 10 milionë euro vetëm për një nga lotët. Vetëm për një nga tenderat është 10 milionë euro.
Ndërkohë që bëhet fjalë për të gjithë periudhën, nëse do të ishte përdorur ajo sasi energjie që prodhohet këtu në Shqipëri nga prodhimet tona hidrore do të t’i kishim kursyer buxhetit të shtetit për të gjithë periudhën që po flasim 150 milionë euro.

Unë e di që këto janë shifra të jashtëzakonshme. Kur flet me qytetarët shifra miliona euro janë jashtëzakonisht të larta, por këto janë asgjë krahasuar me ato që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe me rritjen që do të sjellë në muajt në vijim në zinxhirin e ekonomisë rritja që do t’i bëjë kryeministri Rama energjisë elektrike për bizneset e mesme dhe bizneset e mëdhaja.

Sot qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit dhe krizën e menaxhimit. Ne sollëm këtu emrat e 8 drejtuesve të insituticioneve dhe enteve publike por të gjithë e kanë të qartë se kjo ka ndodhur vetëm si rezultat i vullnetit politik të qeverisë, i mënyrës se si operon qeveria, i mënyrës se si kanë operuar në çdo sektor dhe i mënyrës se si po operojnë dhe sot duke e parë çdo krizë si mundësi për të vjedhur.
I bëjmë thirrje edhe njëherë drejtësisë së re të ngrihet në lartësinë që i takon, të marri vendime për qytetarët shqiptarë, të mos lejojë asnjë zyrtar sot në pushtet ta përdorë pushtetin për t’u mbrojtur, të marri vendime që këto fonde të vjedhura, këto fonde korrupsioni me energjinë elektrike që të gjithë do t’i vuajnë në kurriz në muajt në vijim, të kenë një përgjegjës përpara drejtësisë.”-tha Tabaku.

LEXO EDHE:  SPAK ndahet në dy seksione/ Kush janë prokurorët që marrin poste të reja drejtuese

Ndersa Alibeaj, tha se “Ky është i pari kallëzim që kemi depozituar duke respektuar të gjitha procedurat. Gjendja e rëndë ekonomike, nuk ka të madh e të vogël që nuk e di dhe nuk e ndjen në familjet e tyre. Do mjaftonte veç ajo që është thënë publikisht që nga i madhi i qeverisë që këta prokurorë, kjo zyrë të vepronin në mënyrë energjetike me iniciativë, kryesisht. Nuk e kanë bërë“./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD u dobësua dhe përça nga arroganca”/ Kulluri: Kuvendi, provimi më i vështirë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri komentoi zhvillimet e fundit në selinë blu.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai u shpreh se PD është përçarë dhe dobësuar nga arroganca dhe hipokrizia.

Kulluri e vë theksin tek rëndësia e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, i cili sipas tij do të jetë provimi më i vështirë për PD.

Te dashur miq! Mjafton te ndiqni deklaratat e djeshme ne PD per te kuptuar ne c’pike jemi! Katastrofe!

Kryetare Komisioni Apelimi pa anetare dhe ish Kryetare pa anetare qe debatojne per Komisionin qe merr vendime per vlefshmerine statutore te vendimeve!

Drejtues Forumesh me mandat te skaduar shkarkohen nga Kryetari pse i jane bashkuar Kuvendit te 11 dhjetorit! Basha kujtohet tani per zgjedhje te reja, nderkohe vete drejtuesit e Forumeve nuk kujtoheshin per te bere zgjedhje!



Nenkryetari i PD qe ankohet per “emerimet e Bashes” ne Kryesi pa ju nenshtruar gares, qendroi 8 vjet i emeruar ne ate pozicion!

Dhe deri para 2 muajsh brohorisnin “perpara me Lulzim Bashen” a thua se nuk kane qene aty duke legjitimuar cdo marrezi autokratike te nje aventurieri qe tashme drejton nje parti me 20% te delegateve te Kuvendit dhe PD!

Por ka ca te tjere qe vazhdojne e mbrojne deshtimet e njepasnjeshme dhe vendimet personale te nje kryetari qe e drejton PD si biznesin e tij!

Kriza e PD nuk eshte krize individesh por krize sistemi e hipokrizie! Vetem instalimi i demokracise se brendshme permes rregullave te qarta e zbatimit te tyre na nxjerr nga kjo “humnere morale”!

Partine e parcan dhe dobeson arroganca dhe hipokrizia!

Ndaj Kuvendi dhe zgjedhjet e reja do jene provimi me i veshtire i Partise Demokratike! As pasionet e as shpagimet nuk jane zgjidhja por sjellja ne respekt te memories dhe kurajoja per te pare perpara na cojne drejt ringritjes, perndryshe do sillemi rreth e qark pa dale nga vorbulla e deshtimeve”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ke asnjë kontribut në PD, u bëre direkt deputete”/ Qytetarët “masakrojnë” Pampurin

Publikuar

-

Nga

Deputetja Oriola Pampuri, e dalë nga kazani i kunatit dhe familjes ka mbështetur Lulzim Bashën, sa i takon uzurpimit të FRPD dhe Lëvizjeës Demokratike të Gruas.

Oriola Pampuri, e cila nuk ka asnjë lidhje apo kontribut në PD, përvecc mandatit apo karriges së dhënë nga Luli ka reaguar në një postim në rrjetin social Facebook, ku shkruan se nuk ka asgjë antidemokratike në vendimin e Bashës për të zgjedhur Kryetaren e re të LDG dhe strukturat inekzistente drejtuese të Lidhjes.

Por mungesën e kontributit në parti ja kanë vënë në dukje edhe  qindra demokratë, të cilët e kanë “kryqëzuar” në komente.

Një qytetar, i shkruan se gjëja minimale që duhet të bëjë është të hesht. “Ju lutem, ju qe u emeruat deputete ne Pd pa asnje lloj kontributi,te pakten heshtni kur nuk keni kurajo te reagoni ndaj shkeljeve te nje pas njeshme te statutit”, shkruan qytetari.

Një tjetër komentues i shkruan se kthesa e madhe për demokratët do vijë në 11 dhjetor dhe Pampuri e cila ska kontribut do të dalë jashtë partisë.

LEXO EDHE:  LSI kallëzon në SPAK ministrin Niko Peleshi dhe disa zyrtarë të tjerë

LEXO EDHE:  Dom Gjergj Meta mesazh të fortë/ Mafia nuk mundet vetëm me aksione policie e me SPAK



Flet ti qe erdhe ne PD direkt deputete … sikur te kishe kontribuuar ne PD sa 1 e mijta e kontributit te Albana Vokshit ndoshta do te te degjonim. Jeni shkeputur fare nga realiteti i elektoratit. Kapet kupolen e partise dhe ju duket vetja perendi. Turp t’ju vije qe po e shkaterroni PD, moret ne qafe demokratet me paaftesine dhe megalomanine tuaj.

Ne 11 Dhjetor do te vije kthesa e madhe dhe shpresa per demokratet”, shkruan komentuesi.

Një tjetër komentues i shkruan se ajo duhet të largohet bashkë me Bashën me argumentin se kanë tradhtuar shqiptarët për interesat e tyre personale.

Nuk te vje turp me fol budalleqe ik bashk me Bashen dhe ti Se nuk esht partia e 5 personave ik dhe ti ne shtepi! Tradhtoni votat e popullit per interesa tuja!”, shkruan komentuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vendimi për zgjedhje është nul”/ Anëtari i FRPD: Basha po vepron për interesa personale

Publikuar

-

Nga

Kriza në selinë blu ka prekur edhe forumin rinor.

Kreu i FRPD Belind Këlliçi, kundërshtoi vendimin e kryetari Lulzim Basha për të bërë zgjedhje të reja, por ky i fundit ka vendosur të mos tërhiqet. Basha ka nisur procedurat për çeljen e garës, vendim që ka sjellë reagimin e të rinjve.

Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV, Eden Kollçinaku, anëtar i kryesisë se FRPD-së deklaroi se për këto zgjedhje ishte diskutuar më herët por nuk ishte marrë asnjë vendim.

Sipas tij pas ngjarjeve të ndodhura brenda PD dhe përçarjes së saj pas largimit të Berishës nuk e pa e udhës që të vijohej me këto zgjedhje.

Ndër të tjera Kollçinaku teksa e cilëson si nul vendimin e Bashës për mbajtjen e zgjedhjeve shprehet se e gjithë kjo po bëhet për interesa personale të Bashës për të hequr Këlliçin pasi ky i fundit deklaroi se do merrte pjesë në foltoren e Berishës.



Ditët e fundit është diskutuar se do bëhej një garë mirëpo është kthyer më pas duke mos u arritur në një vendim pas largimit të Bberishës dhe në këto kushte FRPD nuk mund të mbante zgjedhje, nuk mund të vazhdohej në një situatë të tillë në një përçarje të madhe që po ndodh brenda PD.

Ky veprim po bëhet për çështje të interesave personale. Në bazë të statutit zgjedhjet vendosen nga një grup pune dhe jo nga kryetari i PD. Kjo sjell një problem pasi i gjithë vendimi është marrë personalisht nga Basha dhe nuk është diskutuar me asnjë. Më herët është diskutuar por vendimi nuk ishte marrë sepse situata ishte e tillë pas ngjarjes së përjashtimit të Berishës.

Këto zgjedhje po bëhen për interesa personale të Bashës për të hequr Këlliçin pasi ai deklaroi se do merrte pjesë në foltoren e Berishës. Dje në takimin e forumit 100% kanë firmosur deklaratën se vendimi i Bashës është nul“, tha ai.

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Kosovë/ Kraja: Operacioni tregoi efikasitetin e strukturave tona

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Kosovë/ Kraja: Operacioni tregoi efikasitetin e strukturave tona

I pyetur se çmendim keni për foltoren e zotit Berisha dhe kërkesën e tij për mbledhjen e kuvendit kombëtar dhe pse të mos mbahen dhe këto zgjedhje të forumit, Kollçinaku tha se: “Këtu ka një kleçkë të vogël pasi kjo është nul sepse është një status në Facebook se Partia Demokratike nuk ka komunikuar lidhur me zgjedhjet me forumin rinor, nuk është vendim, por një status nul në Facebook. Nëse Berisha mbështetet dhe plotëson kuotat kuvendi i Berishës mund të mbahet. Unë jam pro./CNA.al

LEXO TE PLOTE