Connect with Us

Pazari Rama-Basha/ Kryeministri e pranon hapur

Politikë

Pazari Rama-Basha/ Kryeministri e pranon hapur

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët, nëse ka një pazar mes tij dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Gjithashtu ai është pyetur edhe për ofertën që i ka bërë Bashës për bashkëqeverisje.

Në asnjërën nga pyetjet Rama nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, por në një formë mesazhi të koduar.

Ai ka pohuar se ka marrë vota edhe nga demokratët për këtë mandat, duke mos shuar kështu dyshimet për pazare me Bashën.

PS është në një proçes reflektimi. Dhe reflektimi na ka ndihmuar të përmbushim ato që kërkon publiku. Nëpërmjet këtij reflektimi kemi kuptuar se duhet të zgjedhim mënyrën e duhur për ti shërbyer popullit. Ne nuk harrojmë se në qeveri ne nuk kanë kanë sjellë votat e anëtarëve të PS por shumica e qytetarëve. Për ata duam të thyejmë barierat që koha vendos. Ne duam që qytetarët të ndihen mirë. Jo se ne bëjmë çdo gjë mirë por të paktën përpiqemi”, ka thënë Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Fitim Zekthi ka mashtruar publikisht/ Si kërkoi të shpëtonte nga burgu

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me datë 15 Janar 2003, është referuar për hetime, anëtari i kryesisë së PD-së, njëherësh analisti i sotëm Fitim Zekthi.

Sipas një dokumenti me numër 103 i datës 16.01.2003, Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, ka referuar në Prokurorinë e të njëjtit qark, materialet në ngarkim të shtetasit Fitim Zekthi, për veprën penale të mashtrimit, parashikuar  nga neni 143 i Kodit Penal.

Dokumenti është i firmosur nga Drejtori i Policisë së Elbasanit që në atë kohë ka qenë Niko Brahimaj.

CNA.al ka publikuar kallëzimin penal bërë nga kushërira  e tij V. Zekthi.

Në kallëzimin Penal, shtetasja V. Zekthi tregon me detaje se si u mashtrua nga Fitim Zekthi, i cili duke bërë gazetarin, i ka marrë paratë kushërirës me pretekstin se do ta ndihmonte për vizë udhëtimi në Angli dhe më pas është zhdukur.

Më tej CNA.al publikoi vendimet e Gjykatave me radhë, si vendimin e Gjykatës së Apelit në Durrës dhe vendimin e Gjykatës së Lartë.

Zekthi është dënuar nga Shkalla e Parë në Elbasan dhe më pas dënimi i tij është vërtetuar edhe nga Shkalla e dytë në Apel.

Fitimtar Zekthi është dënuar me 6 muaj burgim me vendimin nr.246 date 3.11.2003 të Gjykatës Elbasan, për veprën penale të ‘Mashtrimit” të parashikuar nga n.143/1 K.Penal, vendim i cili ka marrë formë të prerë me datë 11.02.2004.

Gjykata e Apelit në Durrës, me vendimin numër 123, datë 07. 04.2008 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit penal numër 246, datë 03.11.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Pas publikimit të këtyre dokumentave, Zekthi reagoi duke e mohuar dënimin. Ai tha, se nuk kishte dënim nga Gjykata e Lartë.

Një ditë më parë, CNA.al ka publikuar edhe vendimin e Gjykatës së Lartë.

Me anë të vendimit numër 524 të datës 16.10.2009, Gjykata e Lartë ka marrë vendim të mos pranojë rekursin e  të gjykuarit Fitimtar Zekthi, duke lënë kështu në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan dhe të vërtetuar edhe nga Apeli, ku Zekthi dënohej me 6-muaj burg për veprën penale “mashtrimi”.

Një tjetër version i Zekthit, për këtë skandal është se nuk kishte qenë në dijeni për dënimin.

Tashmë CNA.al po provon se Fitim Zekthi ka mashtruar publikisht.

Cili është mashtrimi publik?

Së pari, kur del dhe thotë se nuk ka dijeni.

Si nuk ka dijeni kur çështjen e ka apeluar? Mund të mos ketë pasur dijeni në shkallë të parë, por çështja është apeluar.

Si nuk paska dijeni Fitim Zekthi, kur ka hapur proces në Gjykatën e Lartë?

Si nuk ka pasur dijeni Fitim Zekthi kur ka ankimuar në Gjykatë të Faktit në Elbasan dhe atë të Apelit, disa procese, për të pezulluar zbatimin e dënimit , për të përfituar nga amnistia e të tjera procedura juridike ligjore.

Një njeri që nuk e di, nuk bën ankimime dhe merr fund procesi. Por si merr fund procesi kur nuk je në dijeni?  Të dënon Gjykata e Shkallës së Parë, ti nuk e merr vesh, kalojnë afatet e ankimimit dhe mbyllet historia.

Në fakt procedura është ankimuar dhe nuk është ankimuar nga Prokuroria por nga Fitim Zekthi, nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjorë dhe jo në një shkallë, por në disa shkallë  gjyqësore.

Në Gjykatën e Apelit në Durrës, në Gjykatën e Lartë apo në Gjykatën e Elbasanit.

Pra, Fitim Zekthi mashtron kur thotë se nuk është në dijeni, pasi ka pasur dijeni të plotë dhe ka ndjekur proceset gjyqësore.

Janë dy rrugë:Ose e di që je dënuar dhe po ndjek proceset gjyqësore për të ndryshuar vendimin, ose nuk e di fare, vetëm kur të të arrestojë Policia.

Por, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, I datës, 20.06.2012, është lënë në fuqi burgosja e Fitim Zekthit,  pra ky i fundit duhej të shkonte të bënte burgun.

LEXO EDHE:  Blendi Fevziu zbulon tekat dhe manitë e politikanëve/Ja ç’do të ndodhë me Opinion në shtator

LEXO EDHE:  Video/ Basha injoron Shpëtim Nazarkon: Faleminderit, natën e mirë!



Gjykata e Elbasanit ka hedhur poshtë  pretendimet se ka qenë i sëmurë.

Gjykimi i këtij të dënuari është zhvilluar në mungesë dhe më pas ka rezultuar që pas ezaurimit të ankimit nga kërkuesi në Gjykatën e Apelit Durrës e lënies në fuqi të vendimit gjyqësor të shkallës së parë, në zbatim të këtij vendimi gjyqësor është lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan edhe Urdhëri për ekzekutimin e vendimit penal i datës 11/04/2008.

Deri në momentin e shqyrtimit të kësaj kërkese aktualisht, nuk është vënë në ekzekutim vendimi gjyqësor i formës së prerë, pasi mbi kërkesën e të dënuarit, me Vendimin Nr.445, date 03/05/3010 të kësaj Gjykate, është disponuar shtyrja e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të dënimit të tij me burgim për një afat prej 6 muajsh, duke u vlerësuar ndër të tjera si shkak justifikues i kësaj shtyrjeje edhe gjendja shëndetësore e kërkuesit.

Nga shqyrtimi i akteve provuese në funksion të këtij gjykimi dhe veçanërisht të Aktit te ekspertimit mjeko-ligjor Nr.702, datë 18/05/2012 te I.M.L.Tiranë), rezulton se sipas përmbajtjes së Kartelës Klinike, kërkuesi është trajtuar për astma bronkiale dhe ka dalë nga Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi“, Tiranë në gjendje të përmirësuar, dhe se sipas mendimit të specializuar të mjekëve-ekspertë kompetente mbi konsultën e kartelës klinike të tij, kjo sëmundje nuk e rrezikon jetën e tij.

Ne keto kushte, kur në këtë gjykim nuk rezultoi i provuar shkaku ligjor i pretenduar nga kërkuesi për të legjitimuar shtyrjen e ekzekutimit te Vendimit të formës së prerë Nr.246, datë 03/11/2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Elbasan, Gjykata vlerëson se nuk ka asnjë pengesë ligjore për ekzekutimin e këtij vendimi gjyqësor dhe se kërkesa e të dënuarit duhet të rrëzohet si e pabazuar në ligj e ne prova”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.

 

Gjykata e Elbasanit me vendimin e saj, ka thënë Fitim Zekthi që duhet të shkojë në burg, duke rrëzuar kërkesën e Fitim Zekthir për të mos u zbatuar dënimi.

Çështjen se përse nuk e ka bërë burgun do ta trajtojmë në një tjetër shkrim.

Sepse nëpërmjet procedurave ligjore ka kaluar afati pesë-vjeçar që nga data e dhënies së vendimit për të kryer dënimin.

Kodi Penal, në nenin 68, pika c,  mbi parashkrimin e ekzekutimit të dënimit, parashikon pesë vjet për vendime që përmbajnë dënim me burgim gjer në pesë vjet.

 Pra është ky rasti i Fitim Zekthit, i cili  se ka bërë burgun edhe pse është i dënuar me burg në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Gjykata nuk i ka pranuar kërkesën e Zekthit për të mos bërë burgun. Gjykata nuk i ka pranuar kërkesën  për amnisti.

Këto dokumente nuk po i publikojmë as për t’i prishur imazhin Fitim Zekthit, as për të treguar se Fitim Zekthi është një burrë i ndershëm apo i korrptuar.

Thjesht dhe vetëm sepse Fitim Zekthi është një person publik që del në media dhe flet për konservatorë dhe për parime. Por, a mund të flas një i dënuar, mashtrues publik, si një njeri intelektual që  të tregojë vlera dhe t’u japë mend njerëzve.

Turpësisht, është edhe pedagog në Universitet.

Çfarë leksionesh do t’u japë studentëve Fitim Zekthi, si të mashtrojmë kushërinjtë, apo si të shpëtojmë nga burgu duke u ngatërruar me procedura gjyqësore./CNA.al

Fshehu dënimin/ Deputeti i Bashës rrezikon mandatin

Dokumenti-Fitim Zekthi kërkoi 2 milionë lekë për një vizë angleze/ Zbardhet dëshmia e denoncueses

Apeli rrëzoi analistin e Bashës/ Zbardhet vendimi, dënimi me burg nuk u shua

Apeli rrëzoi analistin e Bashës/ Zbardhet vendimi, dënimi me burg nuk u shua

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha po kërkon të largohet nga PD”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar zbulon mesazhet: Do të rrisë pazarin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka komentuar situatën politike në këtë forcë politike.

Duke iu referuar vendimit të Bashës për të shpallur zgjedhje në FRPD dhe LDG, Kulluri tha se “Nga 2017 nuk mbaj mend ndonjë vendim të drejtë të Bashës. Është shumë vonë që ai të marrë vendim të drejtë. Dorëheqja do ishte vendim i drejtë, por nuk e bëri asnjëherë. Kështu që nuk pres asnjë vendim të drejtë nga Basha”.

Në një lidhje direkte në Report tv, ai tha se “Kjo që ka bërë Basha është krejtësisht e papranueshme”.

LEXO EDHE:  ‘Ka mundësi për të lënë gjurmë si forcë politike”/ Mesazhi i  Ditmir Bushatit në 30 vjetorin e PS

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/Sfidë me dhe pa listë për Kryeministrin Edi Rama!



Më tej, Kulluri u ndal edhe tek deklaratat e Lulzim Bashës, për të cilin tha se “po bën si i forti i lagjes”.

Sipas Kullurit, Basha po kërkon negociata për t’u larguar nga drejtimi i PD, dhe po tenton të rrisë pazarin.

Basha po bën negociata për t’u larguar, po kërkon të bëjë si i fortë që të rrisë pazarin. Por ka Berishën përpara, nuk i ha këto. Basha bën si i forti i lagjes, por lagjen e ka kundër”-tha Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zgjohet” Braçe/ “Shikon minj” në spitalin e Lushnjës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe gjatë fjalës së tij sot në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, është ndalur tek koncesionet.

Deputeti socialist, edhe pse ka tete vite ne pushtet, sot u “zgjua” dhe kërkoi që të rishikohen pjesa më e madhe koncesioneve në shëndetësi, por dhe të sigurojë  investimet shëndetësore në Lushnje për shkak të infrastrukturës jo të mirë.



Po ashtu ai, mbështeti dhe deklaratën e deputetit të PD Sajmir Korreshi, i cili pak kohë më parë tha se ‘aty të hante miu’.

“E thashë para pak ditës për koncesionet në shëndetësi. ¾ e koncesioneve në shëndetësi të rishikohen.  Nuk duhet të paguajmë një set me 40 instrumente, kur përdoren 2 dhe të paguhet paketë e plotë. Sa më efektive të jenë. Nuk do hyj në këto histori  ça do bëni atje dhe këtu. Për rrethin e Lushnjës, konsiderohet spitali si spital bashkiak, Lushnja është më i madh se qarku i Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, rrethi i Lushnjës është më i madh se bashkia e Fierit. I gjithë ky rreth nuk mund të marrë vetëm shërbime të urgjencës. Nuk është si bashkitë e tjera. Për shkak të punës dhe natyrës së punës në këtë rreth, spitali funksiononte në kushte atmosferike në verë dhe dimër, në fushë të hapur. Për shkak të sëmundjeve të trashëgueshme dhe sëmundjet e gjakut kanë zënë vendin e parë. Po të zgjidhim statusin e institucionit. Te ajo poliklina të hante vërtet miu, nuk u kujtua njeri derisa u bë nga e para. Ashtu siç janë zgjidhur dhe problematikat e tjera, ashtu do zgjidhet dhe spitali atje”, u shpreh Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE