Connect with Us

Partizani në “luftë’ me kohën për stadiumin e ri

Sport

Partizani në “luftë’ me kohën për stadiumin e ri

Publikuar

-

Partizani është në garë me kohën për të pasur sa më parë në dispozicion stadiumin e ri. Punimet janë përqendruar vetëm në fushën e madhe, teksa në ato stërvitore ende nuk ka zhvillime.

Të kuqtë duket se kanë marrë edhe një “dorë” nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka financuar fushën e madhe të stadiumit të ri të klubit.

Tanimë punimet kanë rinisur pas disa kohësh dhe në stadium është hedhur rëra për të kryer të gjithë procedurën e nevojshme. Dy tribunat kanë përfunduar edhe me mbulesë, ndërsa vijon suvatimi i tyre nga jashtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Shpresat zhgënjejnë në pjesën e parë, 2 gola të pësuar ndaj Sllovenisë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja Shpresa e ka mbyllur në disavantazhin e dy golave, pjesën e parë ndaj Sllovenisë U-21 në transfertë.

Ndonëse e nisën shumë mirë ndeshjen, duke fituar penallti që në minutën e dytë, kuqezinjtë nuk ia dolën të kalojnë dot në avantazh. Ishte Ernest Muçi ai që gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e gjuajtur topin jashtë.

Atë që nuk e bëri Shqipëria, e bëri kundërshtari, që shënoi dy herë, me Bosilj në minutën e 8-të dhe me Matko në minutën e 24-t. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përpiqen të reagojnë në pjesën e dytë, për të tentuar të paktën një barazim.

LIVE| SLLOVENI U-21- SHQIPËRI U-21 2-0

7′ Bosil, 24′ Matko

24′ GOL Sllovenia 2-0/ Tjetër përgjumje e kuqezinjve, sllovenët dyfishojnë shifrat pas një goditje standarde. 



7′ GOL Sllovenia 1-0/ E pabesueshme çfarë ndodh, sllovenët na ndëshkojnë pas një aksioni pa perspektivë.

3′ Çfarë gabimi nga ana e Ernest Muçit. Sulmuesi godet keq nga pika e 11-metërshi duke gabuar totalisht.

2′ Ndërhyrje e gabuar ndaj Kristian Asllanit, ka penallti për Shpresat. Start i shkëlqyer nga kuqezinjtë.

 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Nedim Bajrami merr numrin e Manajt, FSHF-ja zbulon fanellat e Kombëtares për ndeshjen ndaj Anglisë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje ndaj Anglisë, sfida e parafundit e kualifikuese të Kupës së Botës. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Wembley” dhe do të nisë në orën 20:45. FSHF-ja përmes një postimi në rrjetet sociale ka fanellat për ndeshjen e sotme.

Kuqezinjtë do të luajnë me fanella të bardha, fanellat e dyta duke qenë se luajnë në transfertë. Siç duket do të ketë një kompromis me dy Kombëtareve pasi Anglia, fanellën e parë zyrtare e ka të bardhë, por sot me shumë mundësi do të luajnë me blu, fanellat e dyta.



Në videon e postuar nga Federata shihet edhe që Nedim Bajrami ka ndryshuar sërish numrin e fanellës. Ai ka marrë numrin 10 që mbahej nga Manaj, por duke mungesën e sulmuesit lushnjar, Bajrami ka vendosur të mbajë numrin e tij të preferuar.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Wembley po fillon të mbushet, ja ç’po ndodh pak orë para ndeshjes Angli-Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme tu përballur me Anglinë në stadiumin mitik të Uemblit.

Kuqezinjtë nuk kanë çfarë humbasin dhe ndaj “3 Luanëve” do të kërkohet të bëhet histori.



Pak orë para startit të ndeshjes, jashtë Uemblit kanë nisur lëvizjet e para të tifozëve, teksa në më pak se një ore sheshi pritet të “vlojë” nga tifozët pasi për këtë takim janë shitur të gjitha biletat, plot 90 mijë.

Pritet gjithashtu që në stadium të ketë shumë shqiptare, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë në Londër, por dhe në të gjithë Anglinë.

LEXO TE PLOTE