Connect with Us

Mero Baze bën avokatinë e Bashës/ Berisha nuk e heq dot me Kuvend Kombëtar

Opinione

Mero Baze bën avokatinë e Bashës/ Berisha nuk e heq dot me Kuvend Kombëtar

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sali Berisha po përpiqet t’u lexojë demokratëve që marrin pjesë ne “foltoren” e tij, një statut te Partisë Demokratike, që nuk ekziston. Nuk besoj se ai nuk di ta lexojë statutin e PD, edhe pse nuk i eshte dashur kurrë gjithë jeten. Por tani meqë është në një farë halli, me siguri e ka lexuar.

Duke shfrytëzuar mosbesimin e kultivuar në PD tek statuti i PD, që nuk është respektuar kurrë, ai po shpik nje “ungjill sipas Saliut”. Qëllimi është që ai te mos e përfundojë kurrë ketë aksion, duke kërkuar në rrugë ligjore objektivin e tij. Ai po kërkon të largojë Lulzim Bashën përmes një lëvizje të rrugës, me qellim që pastaj të krijojë mitin e “mbretit” qe nuk guxon t’i prekë njeri pronën private, që quhet PD.

Përse Berisha po shpik një “statut” që nuk ekziston.

Hidhini një sy të shpejtë statutit aktual të PD. E di që nuk e ka lexuar njeri, se është gjeja me përçmuar në atë seli, por meqë Berisha po i referohet në foltoren e tij, duhet shpjeguar që po gënjen demokratet.

Statuti ne piken 2 të nenit 43 qartëson që vendimin për mbledhjen e Kuvendi Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar, ose Kryesia e PD me propozim të kryetarit. Po ashtu u jepet mundësia ¼ të delegatëve të Kuvendit të mbledhin firma për ta thirrur atë.

Fjalia e dytë që përcakton mbledhjen nga firmat e ¼ të delegateve të Kuvendit, vjen pas fjalisë së pare dhe i nënshtrohet kushtit që kërkesa i shkon Këshillit Kombëtar, ose Kryesise, dhe ata vendosin për atë. Mbledhja  e firmave për të thirrur Kuvendin nuk është automatike dhe nuk behet pa qartësuar shkakun.

Ne piken 3 te nenit 43, germa ç, thuhet se Kuvendi Kombëtar ka kompetencë shkarkimin e kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Pra që Kuvendi Kombëtar të mblidhet për të shkarkuar Lulzim Bashën, duhet që të ketë një mocion mosbesimi të miratuar nga me shumë se gjysma e anëtarëve te Këshillit Kombëtar. Pa këtë mocion, Kuvendi nuk mund  të mblidhet dot me rend dite shkarkimin e Lulzim Bashës. Këto nene jane shumë të qarta në statut.

Sali Berisha deri tani nuk ka formuluar ndonjë mocion për shkarkimin e Lulzim Bashes, nuk po ndjek asnjë procedurë që të bën të besosh se ai do të ndjekë ndonjë rrugë statutore për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe mbi të gjitha, nuk do t’i referohet statutit aktual për këtë operacion, por fabulës së tij, nga e cila shpreson se Lulzim Basha duhet zbuar, dhe jo duhet shkarkuar.

Problemi i dyte i dyshimtë i Sali Berishes në këtë lëvizje është gënjeshtra e tij se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet për të ndryshuar statutin, të cilin e shikon si pengesë.

Që  Kuvendi të mblidhet për të ndryshuar statutin duhet që të jenë përgatitur ndryshimet e statutit dhe të kenë kaluar me parë në procedurë.

Procedura për ndryshimet statutore përcaktohet nga neni 60 i statutit. Ky nen shkruan si më poshtë:

“Neni 60: Ky Statut mund të rishikohet nga Kuvendi i Partisë me shumicën e të gjithë të anëtarëve të tij sipas propozimeve të Kryesisë së Partisë, së një të katërtës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Për përgatitjen e ndryshimeve në Statut ngrihet dhe funksion Komisioni i Përhershëm i Statutit, i cili është përgjegjës edhe për interpretimin e dispozitave të Statutit.

LEXO EDHE:  Ironia e Ramës/ Basha kritika të ashpra: Shqipëria e fundit në çdo fushë

Komisioni i Përhershëm i Statutit përbëhet nga 7 anëtarë titullarë dhe dy anëtarë ndihmës, dhe caktohet nga Kryesia e Partisë”.

Pra që kjo procedure të nisë, duhet që së pari Komisioni i përhershëm i Statutit prej 7 vetësh (ec e gjeje kush janë këta) të bëjë interpretimin e Statutit dhe te certifikojë propozimet për ndryshime në statut. Vetëm pasi ky të ketë çertifikuar ndryshimet, ato mund t’i kalojnë  Kuvendit për ndryshim.

Formulari i shpërndarë nga Sali Berisha, që postohet herë pas here në rrjetet sociale, është nje formular i bardhë, në të cilin njerëzit ftohen të firmosin duke shënuar emrin e tyre dhe duke hedhur firmë, por nuk ka bashkëngjitur tij, asnjë mocion mosbesimi apo ndonjë propozim për ndryshim statutor.

Ajo është një copë letër, që mund ta përdorësh dhe për të krijuar parti tjetër, apo shoqatë, por kurrë nuk mund të jetë një dokument i vlefshëm për të thirrur nje Kuvend Kombëtar qe të ndryshojë Statutin dhe që pastaj të rrëzojë Lulzim Bashën.

Sali Berisha është i qartë për këtë, por gënjen mbështetësit në foltore, pasi thjesht nuk do të bëjë publik mungesën e planit që ka në këtë lëvizje haxhiqamiliste.

Sot ishte dhe më i qartë se kurrë ne paqartësinë e tij. Duke e ditur se demokratët jane të bindur që me atë kryetar partie nuk vijnë kurrë ne pushtet, hodhi tezen se do ta ndajë kryetarin e partisë nga kandidati për kryeministër, meqë e di qe nuk behet dot vetë. Sa herë është në konflikt me SHBA e bën këtë. Por tani është në konflikt te përjetshëm dhe të panegociueshëm.

E bëri dhe me 2001, duke hap fjale se kryeministër në rast fitoreje do të ishte Ridvan Bodja. Pastaj Fatos Nano sa herë tallej në Parlament me historinë e PD, i referohej “regjimit te Ridvan Bodes”, që e kishte arrestuar, pasi me Berishën kishte bërë paqe.

Halli i Sali Berishës për të mos treguar se çfarë do bëjë, natyrisht që është i madh. Nëse nxjerr kandidat, i përçahet foltorja dhe shkojnë me Lulin. Nëse nuk thotë që do të jem vet kryetar, nuk i vijnë gjithë ata të çmendur në sallë.

Nëse thotë do të jem kandidati për kryeministër nuk i shkon më njeri pas, se e dinë që janë të vdekur. Duke u përpjekur të notojë mes gjithë këtyre shkëmbinjve nënujor që i dalin në rrugën që ka nisur për të përdorur PD kundër SHBA, ai po behet qesharak, duke u përpjekur të shpikë një Statut të ri të PD, të shpikë kandidatë të panjohur për kryeministër, të shpikë fraksione brenda PD, madje të shpikë dhe një Amerike tjetër që e do, e cila udhëhiqet nga Kokalari apo Miraka, kundër kësaj Amerikës zyrtare që e ka shpallur në “Listën e Zeze” të saj, qe udhëhiqet nga Biden apo Blinken.

Në telashe të mëdha është, por telashi më i madh që nuk e kishte parashikuar, është pikërisht nevoja që t’i gënjejë demokratët se po zbaton Statutin e partisë dhe rregullat e PD që i ka harruar dhe vetë. Ata të shkretët kanë një jetë që nuk kanë dëgjuar kurrë për këto gjera. Statuti dhe rregullat e demokracisë së brendshme kanë qenë një ushqim i ndaluar prej Berishës, prej vitit 1991.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Andi Bushati/ Mallkimi i politikanëve që u thonë “yes” ndërkombëtarëve

Publikuar

-

Nga

Pak ditë më parë, një politikan i lartë i LDK në Prishtinë, Arben Gashi, bëri një deklaratë sa të sinqertë po aq edhe të pështirë gjatë një debati televiziv. Kreu i grupit parlamentar të rugovistëve tregoi se partia e tij, atëherë pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen, kishte marrë ultimatum nga diplomati kaubojs Rik Grenell, i dërguari special i Trump, për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit.

Në një rrëfim, që nxjerr në pah më mirë se gjithçka tjetër mendësinë prej lakejsh të shumë prej politikanëve shqiptarë, Gashi tregoi edhe detaje sesi Grenelli u bënte presion krerëve të LDK-së: edhe 5, 4, 3 ditë u kanë mbetur për të përmbysur një kabinet të zgjedhur me votë popullore.

Sesi përfundoi kjo aventurë e shëmtuar, tashmë dihet. Diplomati amerikan me anë të presionit dhe shantazhit e realizoi misionin e tij për të përdorur politikën kosovare në vartësi të interesave meskine elektorale të republikanëve, qeveria Kurti 1 u rrëzua, por personazhet që u shfaqën në foto përkrah Grenellit dhe që propaganduan slloganin “nuk i thuhet jo Amerikës”, dolën nga dera e vogël e skenës politike. Vetëvendosja u rikthye në pushtet me dyfishin e votave.

Pak a shumë në të njëjtën kohë kur në Prishtinë debatohej mbi plagën së cilës i hoqi koren Arben Gashi, në Shkup, një beniamin i ndërkombëtarëve, kryeministri Zoran Zaev, dha në mënyrë të papritur dorëheqjen. Partia e tij LSDM humbi thellë besimin popullor në zgjedhjet lokale në Maqedoni, ndonëse kishte përkrahjen e patundur të perendimorëve, madje pranoi të ndryshonte edhe emrin e shtetit e simbolet e tij, vetëm për të qënë e pranueshme për ta.

Ndonëse në dukje pa lidhje me njëra tjetrën, këto dy episode nuk mund të mos jenë prezente në sfondin e asaj që po ndodh në Tiranë. Që prej shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA dhe vendimit të turpshëm dhe të paprecedent të diplomatëve amerikanë për t’u bërë pjesë e lojrave brenda partiake në Shqipëri, Lulzim Bashës po i rrëshqet toka nën këmbë. Foltorja po i rrëmben dita- ditës më shumë, krejt bazën e partisë, duke e kthyer liderin e veshur papritmas me flamurin amerikan, në një dordolec qesharak në duart e pushtetit dhe të ambasadores.

Ashtu si Isa Mustafa, Avdullah Hoti e Agim Veliu në Prishtinë, që u zhdukën nga skena, vetëm se u sollën si kukulla të Grenellit, ndoshta si Zaevi që pranoi t’i ndryshojë emrin e vendit (ndonëse kjo nismë e përkrahur nga ndërkombëtarët nuk u miratua dot në referendum popullor), kreu i PD-së duket se po pëson të njëjtin fat.

Këto raste fatale, sado larg njëra- tjetrës të ngjajnë në plan të parë, janë të varura tek një fill i vetëm: tek injorimi që këto personazhe i kanë bërë frymës së njerëzve që i kanë zgjedhur dhe mospërfilljes që kanë treguar ndaj atyre që i kanë besuar.

Krerët e curufiapsur të LDK-së, ndonëse kishin marrë mandat për çkapjen e shtetit dhe për rrëzimin nga froni të banditëve të klanit pronto, u rekën t’i zhbënin këto përgjegjësi duke luajtur bllofin me detyrimin që shqiptarët kishin ndaj aleatit të madh që i çliroi nga zgjedha serbe. Zoran Zaevi shkoi në absurd, aq sa u propagandoi qytetarëve të vet, që ndiheshin të friksuar për zhbërjen e identitetit kombëtar, trashigimisë dhe kulturës, se ato forcoheshin duke e bërë Maqedoninë pjesë të NATO-s dhe BE. Lulzim Basha ndonëse, kur u kërkoi votën për kryetar, nuk u tha demokratëve se kishte ndërmend të përjashtonte Berishën, sot u fshihet atyre pas hipokrizisë, se e ndërmori një akt të tillë, jo ngaqë beson se SHBA ka të drejtë, por sepse e di se, pa fuqinë e tyre, nuk mund të merret pushteti.

Në fakt të treja këto histori, nuk kanë të bëjnë thjeshtë me fatin personal të Bashës, Zaevit apo Avdullah Hotit. Ato shprehin shpesh një mentalitet që po hedh rrënjë në elitat e korruptuara të vendeve si këto tonat. Ato dëshmojnë shpërfilljen e vullnetit të njerëzve të zakonshëm nga kasta e politikanëve, teknicienëve dhe vendimmarrësve, të cilët rreken të zëvendësojnë legjitimitetin e humbur brenda vendit të tyre, me gjoja të qenit të preferuarit e ndërkombëtarëve.

LEXO EDHE:  Largimi nga gara i Ibsen Elezit/ Grupi për PD-në publikon 6 kërkesa drejtuar Bashës

LEXO EDHE:  Kulluri përmend vilat e Bashës/ “Godet” opozitën dhe Rilindjen: 2021-shi do jetë fatal nëse…



Fatkeqësisht ky shtrembrim, sa anti demokratik aq edhe elitist, nuk është një virus që ka lindur në Ballkan. Atë e kemi eksportuar nga Europa, e cila për ditë e më shumë po ndërtohet mbi mitin e dorëzimit të pushtetit që rrjedh nga vota e qytetarëve drejt sundimit meritokratik prej një kaste të përzgjedhur ekspertësh dhe specialistësh. Shembullin më flagrant për këtë e përbën fakti se ndonëse kushtetuta europiane u hodh poshtë me referendum nga zgjedhësit në 2005, në vende si Franca dhe Hollanda, mjaftuan pak vite për të shmangur votuesit dhe për të miratuar të gjitha parimet e rrëzuara përmes traktatit të ri të Lisbonës. Ky lloj anashkalimi i vullnetit popullor nga një BE gjithnjë e më shumë nën ndikimin e politikave neo liberale dhe peng të ligjeve të tregut, ka ulur ndjeshëm legjitimitetin e klasës politike tradicionale dhe ka tkurrur fuqinë e saj në raport me lëvizjet radikale dhe populiste, gjithmone e më shumë në ekspansion.

Pra, konkluzioni është i njëjtë, si në Bruksel, Paris apo Hagë, si në rajonin tonë apo në Tiranë: fati i politikanëve që zgjedhin të shpërfillin vullnetin e zgjedhësve të tyre, duke e transferuar atë në super struktura të pavotuara, do të jetë i keq. Herët apo vonë.

Përfundimet e këtyre eksperiencave nuk mund të na lënë të pandjeshëm edhe ne shqiptarëve, në kohën që në arenën tonë të brendëshme, ka shpërthyer debati, nëse i duhet besuar deri në absurd Amerikës, nëse kemi luksin për t’i thënë jo asaj edhe kur nuk na duket e drejtë, pasi po veprove ndryshe, e ke të pamundur të vish në pushtet.

Personalisht, unë nuk kam dilema. Në mendjen time jam i prirur t’i jap të drejtë një juristi të ndershëm, që më tregon disfatat dhe dështimet e reformës në drejtësi, sesa një zyrtari perëndimor që do të vazhdojë të ma shesë atë si histori suksesi, një gazetari që filmon në arat me kanabis, sesa ambasadorit të ShBA që lavdëron luftën e Saimir Tahirit kundër drogës, opinioneve të Venecias për mënyrën antikushtetuese që u zgjodhën mititantët e partisë në gjykatën kryesore të vendit, sesa komunikatës që e përkrah këtë shkelje, të dalë nga selia e rrugës së Elbasanit.

Por, kjo është zgjedhje që ka të bëjë me formimin, integritetin dhe besimin e gjithë secilit. Dikush i beson forcës së logjikës, ndërsa një tjetër logjikës së forcës.

Për të zgjidhur dilemën mes këtyre dy grupimeve, pyetja që duhet të shtrojmë sot është themelore: deri në ç’pikë mund të kërrusemi përpara kësaj të dytës? Deri në ç’limit mund të shkallmojmë arsyen, besimin, vullnetin tonë për t’u thënë “yes” ndërkombëtarëve, ambasadorëve dhe atyre që s’mbajnë asnjë përgjegjësi me votë për gafat që mund të shkaktojnë në këtë vend?

Natyrisht, që të shtrosh këtë pyetje, nuk të bën as domosdoshmërisht anti perendimor dhe as përfundimisht anti amerikan.

Synimi dhe qëllimi i këtij debati duhet të jetë tregimi me gisht i të gjithë sharlatanëve që duan të shmangin legjitimitetin popullor dhe vullnetin e shumicës, duke u sjellë si lakej të të huajit të radhës që i ka rënë rruga në këtë vend. Ata janë mbartësit e një virusi të dëmshëm për shoqërinë shqiptare. Ata janë predikuesit e nënshtrimit, frikës, çburrërimit të qytetarit aktiv. E keqja e tyre nuk është se marrin në qafë edhe ata që pretendojnë të mbrojnë, si në rastin e neveritshëm të Agim Veliut në Kosovë, apo atë fatkeq të Bashës në Shqipëri.

Dëmi i tyre është se tentojnë të prodhojnë një sistem ku vendimet e një kaste mbizotërojnë mbi votën e shumicës. Prandaj duhen denoncuar ata që bërtasin: “nuk i thuhet kurrë jo Amerikës”./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Letër e hapur për kryetarin e opozitës që nuk ekziston!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Meri LIKA

 

I nderuar kryetar i opozitës së vendit tim (që fatkeqësisht nuk ekziton)!

Po ju sqaroj paraprakisht, se nuk jam aspak e kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve.

Nuk jam aspak e kënaqur, që autodiktatura qëndroi sërish në pushtet.

Por, gjithashtu nuk jam aspak e kënaqur që vetëm 46% e popullsisë ka votuar (sipas KQZ-së) ndërkohë, që është vënë në rrezik demokracia e vendit tonë.

Po ashtu, nuk mund të them se jam e lumtur, që më në fund ‘foltoret’ po shkundin opozitën.

Nuk mund të them se jam e lumtur, që partia më e madhe opozitare, pikërisht në momentin kur duhet të gëlonte nga aksionet kundër pushtetit dhe qeverisë së keqe, po gëlon brenda saj në një luftë me dy fronte por me një luftëtar.

E si mund të jem e lumtur, o i nderuari kryetar, kur në gjithë atë armatë 140 kandidatëshe për deputetë, unë veten time e pashë vetëm tek një i tillë? Pra, siç e shikon, o shumë i nderuari kryetar, unë nuk jam aspak e kënaqur me kandidaturat që ti zgjodhe për të më përfaqësuar mua dhe të tjerët si unë.

Deri më sot në parlament, showman-ët dhe show-woman-ët e tu, nuk kanë bërë asnjë betejë në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe në luftë kundër pushtetit, ama nuk kanë lënë asnjë ditë pa na shpalosur garderobën e kushtueshme të cilën e shpërfaqin me aq krenari çdo të enjte.

Unë, o shumë i nderuar kryetar, do të isha e lumtur nëse, ata që ti ke zgjedhur të na përfaqësojnë, të ishin të veshur pak më lirë e të kishin mendimin më të shtrenjtë, ndërkohë që është e kundërta.

Por, o shumë i respektuari kryetar, nuk mund ta marrësh dot me mend se sa shumë jam e gëzuar që më në fund pas pothuaj, 10 vjetësh, që prej ditës kur ty t’u ‘ngarkua’ detyra e rëndë për të shkatërruar të vetmen shpresë timen dhe të shumë të ngjashmëve të mi, partia më e madhe opozitare ka një aksion të brendshëm luftarak, qoftë ky dhe i nisur për arsye personale.

Sot vendosa të të shkruaj, e të të pyes, si një qytetare e thjeshtë (kam pak shpresë se mund të më përgjigjesh), nëse është e mundur të më tregosh një, pra vetëm një aksion, që ke ndërmarrë në mbrotje të demokracisë, në këto 10 vjet. Do të doja të dija, nëse është e mundur të më të tregosh, nëse për ato që ti i ke konsideruar aksione, a ua ke analizuar pasojat dhe a ka mbajtur ndokush përgjegjësi?

LEXO EDHE:  “Duhet të reflektojmë pas humbjes”/ Duma sulmon aleatët: Janë mosmirënjohës

LEXO EDHE:  Kulluri përmend vilat e Bashës/ “Godet” opozitën dhe Rilindjen: 2021-shi do jetë fatal nëse…



Deri më sot, me naivitetin tim të theksuar, fjalën ‘braktisje’ e lidhja vetëm me braktisjen e një gruaje nga burri, të një fëmije nga prindi, por asnjëherë nuk e kisha lidhur me braktisjen e misionit që opozita ka. Ti më dhe mundësinë që ta kapërcej pragun e këtij naiviteti dhe ta mendoj edhe të tillë, pra opozita të braktisë misionin e saj të vetëm dhe të vazhdojë ta quaj veten opozitë.

Mua, nuk më vjen aspak mirë, që lufta personale e Sali Berishës, po bëhet edhe lufta e atyre që nuk të besojnë më. Më vjen me të vërtetë keq që, opozita ka mbetur ende pas tridhjetë vjetësh në shpresën e frymës që po sjell Berisha.

Po si ka mundësi mor i nderuar kryetar që në 10 vjet nuk munde të ndezësh asnjë shpresë, madje fike dhe ato shpresa që gjete të ndezura?

Unë mendoj, se ti sot duhet të dalësh në fushëbetejë. Nëse vërtet, do të qëndrosh në karrigen që pretendon se meriton, duhet të luftosh. Një njeri i fikur, nuk mund të ndezë shpresë as tek vetja e tij.

Shumë i nderuari kryetar, është e vërtetë se ‘armiku’ i opozitës është pozita, por mola që hëngri aksionin luftarak opozitar është brenda jush, i vetmi ilaç për të shpëtuar prej saj është të ndërroni traun që po ha krimbi, e nëse ti ke dëshirë të flesh me këtë zhurmë se të është mësuar veshi, më vjen keq të të them se i ke ditët e numëruara derisa të vijë momenti, kur shtëpia të të zë brenda.

Unë mendoj, se ti nuk duhet të jesh më në krye të partisë, se partia më e madhe opozitare meriton një tjetër frymë, jo parfumin tënd ‘aristokrat dhe delikat’ i cili e ka kthyer opozitën si një krijesë jovertebrore.

Partia më e madhe opozitare ka nevojë për një lider, për frymëzim, ajo ka nevojë për dikë që ta drejtojë në aksione opozitare duke bërë mirë llogaritë e pasojave të këtyre aksioneve por dhe të mbajë përgjësi për gjithçka që shkon keq.

Partisë më të madhe opozitare i duhet vizion, të cilin ti nuk e ke.

Përgjumja jote politike po e vdes partinë, madje po na vdes shpresën edhe ne që nuk duam të qeverisemi nga një pushtet i zhytur në korrupsion.

Sot e kam një lajm të keq për ty: Ti ke humbur pa hyrë në luftë. Dorëzohu!

Të paktën dil me dinjitet.

Me respekt nga një qytetare e thjeshtë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Rama nuk jeton dot pa Lulin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ka një perceptim, por edhe me qindra fakte të një shoë publik midis Ramës dhe Lulzim Bashës, se gjoja ata po përplasen me njëri-tjetrin, sidomos të enjteve kur ka seanca plenare në Parlament. Por në finale, shumica e shqiptarëve duket se janë të bindur që Edi Rama dhe Lulzim Basha janë bashkë.

Kjo pas marrëveshjes së 17 majit 2017.

Por pse Edi Rama nuk jeton dot pa Lulzim Bashën? Le ta analizojmë pak atë që ne kemi theksuar në titull.

Rama nuk jeton dot pa Lulzim Bashës sepse në rast se Lulzim Basha nuk do ishte në krye të PD-së Edi Rama nuk do kishte marrë mandatin e tretë. Janë aktet politike të Lulzim Bashës, që nga çadra, marrëveshja e 2017-tës, djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale e të tjera si këto e deri te humbja e zgjedhjeve të 2021, përçarja e PD, konfliktet. Përjashtimi i elitës dhe senatorëve të PD që kanë  çuar në humbje të një pas njëshme të Lulzim Bashës dhe Rama është i qartë: Pa Lulzim Bashën ai nuk jeton dot.



Se në rast se Lulzim Basha do të ishte një lider i fortë, Rama do të duhet ta largonte, pasi do ta kishte një kundërshtar të fortë që i rrezikonte karrigen.

Tashmë duket qartë, Edi Rama e do Lulzim Bashën sepse Lulzim Basha është thjesht një lider i dobët, i keqpërdorur që blihet, i shantazhueshëm dhe lehtësisht i përpunueshëm. Njeri i akuzuar për gjoba nga Foltorja e Parlamentit, foltorja e PD për pasurim të familjarëve të tij apo shtim të pasurisë si kryetar i opozitës, gjë që tregon qartazi se Edi Rama të gjitha këto mund ti përdorë dhe janë argumenta të fortë në një marrëveshje që ai vazhdon nga poshtë me Lulin, apo investimin që bën gjatë gjithë kohës me mediat e tij, me njërëzit pranë, për të pasur kujdes me Lulzim Bashën, dhe për t’iu investuar sa më shumë që Lulzim Basha të qëndrojë në krye të PD-së.

Një Lulzim Bashë në krye të PD-së i zgjat jetën Edi Ramës, prandaj edhe Edi Rama e do atje në krye. Pa Lulin, Edi Rama nuk jeton dot në politikë. Pa atë ai nuk do të ishte kryeministër, do të kishte dalë në opozitë, pasi në shumë sondazhe pakënaqësia ndaj kryeministrit është mbi 60%, por pëlqyeshmëria ndaj Lulzim Bashës është e vogël.

Kjo është edhe faktori kryesor, pse Edi Rama qëndron kryeministër i vendit dhe pse investon që të mbajë Lulzim Bashën në krye të PD-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE