Connect with Us

Memelli: Këtë vit jemi më të kompletuar se sezonin që shkoi

Sport

Memelli: Këtë vit jemi më të kompletuar se sezonin që shkoi

Publikuar

-

Skënderbeu kalon në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë duke hedhur një hap të parë në një prej objektivave sezonalë. Bardhekuqtë tashmë gjithçka e kanë të përqendruar te kampionati ku do të përballen me Kastriotin në një ndeshje të vështirë transferte. Për Memellin, në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, ndeshja është e një vështirësie të veçantë, por jo një finale e parakohshme për fundin e tabelës, objektiv që trajneri bardhekuq nuk e çon në mend.

Memelli, e kaluat pa probleme Tërbunin dhe tani jeni në turin tjetër?

Ishte një ndeshje që ne duhet ta kalonim me lehtësi në raport me cilësitë që kemi në skuadër dhe kështu ia dolëm. Jemi në turin tjetër tani dhe gjithçka është e fokusuar te ndeshja e radhës. Ishte turi i parë i kupës dhe sigurisht që për ne ishte detyrim kalimi. Tani shohim para dhe marrim hapat një e nga një.

Pas miqësores dhe ndeshjes së kupës ku keni provuar shumë elementë, keni një ide më të saktë se çfarë ekipi keni në dispozicion?

Patëm mundësinë të provonim elementët që nuk kanë pasur shumë minuta, megjithëse kam marrë sinjale pozitive e them me përgjegjshmëri se ky nuk është testi i duhur për të marrë përgjigje për lojtarët që duhet të shihen në një tjetër nivel. Gjithsesi, ne do të shohim përpara dhe do t’i marrim ndeshjet një e nga një duke pasur mundësinë të përdorim të gjithë ata që kanë për të dhënë te ky ekip.

Pra, mund të themi se ekipi është më i kompletuar?

Ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë vit kemi 22 lojtarë që janë gati për të luajtur në çdo ndeshje dhe që mund të na ndihmojnë shumë në kampionat dhe kupë përgjatë gjithë sezonit. Të mos harrojmë se një sezon më parë kishim vështirësi me zëvendësimet. Tani jemi disi më të qetë dhe konkurrenca në ekip është më e madhe, por duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar te çdo ndeshje vetëm kështu ia dalim.

Braziliani Moraesh është përforcimi i fundit i Skënderbeut. Si e keni parë lojtarin këto ditë?

Është një lojtar me vlera dhe që e njeh mirë kampionatin. Do të na ndihmojë shumë veçanërisht në fazën sulmuese pasi ka cilësi. Duhet të presim për të ardhur në formën më të mirë të mundshme, pasi të kemi parasysh se ka një periudhë të gjatë pa impenjim rreth katër muaj. Gjithsesi, mbetet një lojtar cilësor që do të jetë një plus për ne. Këtë javë luani me Kastriotin. Një finale e parakohshme për objektivin minimal apo një ndeshje radhe? Nuk e shoh si një ndeshje direkte përballjen me Kastriotin, por si një ndeshje radhe. Është një takim si gjithë të tjerët dhe duhet të mësohemi me faktin që këtë sezon nuk ka ndeshje të lehta. Jemi të bindur se do të bëjmë mirë dhe do të përgatitemi mirë për këtë ndeshje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Zbulohet telefonata 20 sekondëshe që i ndryshoi mendjen Ronaldos

Publikuar

-

Nga

Rikthimi i Kristiano Ronaldos te Mançester Junajtid bëri bujë të madhe për vetë faktin se ishte i pamenduar dhe ndodhi në fundin e merkatos verore.
ronaldo ferguson. Ylli portugez ishte afër transferimit te rivalët e Sitit, pasi më parë agjenti i tij Jorge Mendesh i kishte ofruar kartonin e Ronaldos ‘’qytetarëve’’.

Por ‘’Daily Mail’’ ka zbuluar një telefonatë 20 sekondëshe të Kristiano Ronaldos me mentorin e tij Sër Aleks Ferguson. Sipas asaj që shkruan gazeta britanike, Ferguson i është drejtuar Ronaldos me fjalët: ‘’Mos shko te Siti’’.



Kjo frazë ka mjaftuar që Ronaldo të ndryshojë destinacionin brenda qytetit të Mançesterit. Ferguson është një ndër personat më thelbësor për karrierën e 36-vjeçarit, që kur e transferoi në vitin 2003 nga Sporting Lisbona.

LEXO TE PLOTE

Sport

Një afrikan premton kthesën, Randi: Skënderbeu di të ringrihet

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi afrikan i Skënderbeut, Randi Dumfur, është rikthyer te luajë titullar për bardhekuqtë dhe shihet si një element me vlerë nga trajneri Memelli, pasi mbulon disa role në fushën e lojës.

Vetë Randi, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, shpreh mërzitjen e tij për gjendjen që po kalon skuadra, por njëkohësisht shfaqet besimplotë se rezultatet do të vijnë dhe loja e mirë që skuadra bën e dëshmon këtë.



“Jam shumë i mërzitur që ende nuk kemi shijuar fitoren e parë në kampionat. Kjo ka ndikuar edhe në gjendjen psikologjike të skuadrës. Morali nuk është ai që duhet të jetë, por ne nuk dorëzohemi.

Ne jemi Skënderbeu dhe dimë të ringrihemi. Për këtë flasim vazhdimisht me trajnerin dhe shokët e ekipit në stërvitje dhe të gjithë kemi besimin se ky moment i vështirë do të kalojë e do të rikthehemi shumë shpejt te rezultatet pozitive”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Bushi: Pesë futbollistë nga Shpresat kanë potencial për kombëtaren A

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, Kombëtarja e Shpresave ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për dy sfidat që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Sllovenisë dhe Kosovës.

Në konferencën për shtyp, trajneri Alban Bushi u shpreh:



‘’Në qoftë se do të kemi grupin, do të bëjmë shumë mirë. Unë kam shumë besim se do të bëjmë mirë, pasi grupin e kemi të plotë. Fillimi i mirë është gjysma e punës, dhe me Andorrën përveç fitore ishte kundërshtar i fortë. Ka mundur Turqinë, ka marrë barazim me Anglinë, janë 11 veta kundër 11 veta. Ne jemi Shqipëria, kemi hallet tona. Është për tu vlerësuar 3 pikëshi me Andorrën. Ka një optimizëm në ekip, ne jemi shqiptar dhe duhet të qëndrojmë aty ku jemi, të japim 100%.

Kam besim që 4-5 lojtarë do të jenë patjetër në Kombëtaren A, e kanë potencialin. Ne i kemi dhënë mundësinë të gjithë të luajnë nga kampionati shqiptar. Kanë bërë mirë. Në kampionatin shqiptar do të marr edhe më shumë lojtarë, pasi 10-12 lojtarë që janë thirrur luajnë në ekip të parë dhe është e vështirë. Mendoj që do të bëjnë mirë’’, tha Bushi.

LEXO TE PLOTE