LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajme të mira për Milanin, po rikthehet Ibrahimovic

15 Tetor 2021, 14:55, Sport CNA
Lajme të mira për Milanin, po rikthehet Ibrahimovic

Menja ka dalë nga klinika ku kreu operacionin në kyç, teksa skuadra vijon përgatitjet për ndeshjen e nesërme kundër Veronës e programuar për në orën 20:45. Në fushë me grupin janë parë, tashmë ish të dëmtuarit, Rade Kruniç dhe Zlatan Ibrahimoviç. Dyshja ka kryer të plotë punën me ekipin ashtu si edhe Kalabria që në kombëtare ankoi një problem të natyrës muskulore.

Boshnjaku dhe suedezi vështirë të grumbullohen nesër, teksa mbrojtësi do të jetë rregullisht në fushë. Ndërkohë, në infermieri vijojnë të qëndrojnë Florenci dhe Bakajoko. Italiani është në fazën e riaftësimit, kështu që mesfushori francez ka nisur të punojë i vetëm, arsye për të cilën edhe rikthimi i tij në dispozicion të trajnerit nuk do të vonojë.

Problemi madhor i Milanit në këto momente është porta, por nuk mund të neglizhohen vështirësitë në prapavijë që shkakton mungesa e Teo Hernandezit që dy ditë më parë rezultoi pozitiv ndaj Covid-19-ës. Në këto kushte, Stefano Pioli thuhet se po përgatit revolucionin e radhës.

Pier Kalulu do të promovohet titullar në të djathtë të mbrojtjes me Kalabrian që do të zhvendoset në korsinë e kundërt. Vendim i detyruar ky për trajnerin i cili nuk mund të mbështetet tek i dëmtuari Florenci, teksa duket se nuk i beson as Balo-Turesë i cili në verë u afruar me statusin e zëvendës-Hernandezit. Senegalezi ka zhgënjyer në 112 minutat që ka zbritur në fushë duke shkaktuar një efekt zinxhir të cilin do ta shohim nesër kur Milani të presë Veronën në ?San Siro?.

Nuk kemi të bëjmë me një revolucion të mirëfilltë, megjithatë, në dy vitet e fundit eksperimentet pioliane nuk kanë munduar. 10 muaj më parë, me ekipin e gjymtuar nga dëmtimet dhe COVID-i, 55-vjeçari propozoi në mesfushë Kalabrian, i cili ia shpërbleu me gol. Më pas, erdhi radha e Kastijehos që u rreshtua si pykë ndaj Junajtid. Edhe sivjet eksperimentet e Piolit nuk kanë munguar. I pari ishte ai i Tomorit i cili për 35 minuta luajti si mbrojtës i djathtë kundër Juventusit, teksa Rebiçi si pykë nuk ishte risi, pavarësisht se këtë herë shënoi më shumë sesa në provat e mëparshme në majën e sulmit.

Lajmet e fundit nga