Connect with Us

Kur palaçot e Lulit flasin në emër të SHBA-ve

Politikë

Kur palaçot e Lulit flasin në emër të SHBA-ve

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Shumë lëmsh është bërë politika shqiptare. Po kalon muaj dhe ditë të trazuara. E turbullt, me shpresën për t’u kthjelluar.

Por, turbullira nuk mund të lejojë palaço dhe sharlatanë publikë, kllouna qesharakë, të pështirë dhe të neveritshëm, emra pa vlerë, anonimë, të mllefosur që të flasin në emër të Ambasadës së SHBA-ve.

Në fakt për këtë nuk duhet të kujdesen mediat, as ne si një agjenci lajmesh. Për këtë duhet të kujdeset ndoshta vetë ambasada, strukturat e saj, të cilat ndoshta nuk duhet të japin një përgjigje jo çdo budallai që del dhe flet në emër të saj.

Por, kur ka fakte dhe prova që janë instrumenta të kontrolluara politikisht, që po ushtrojnë shantazh ndaj qytetarëve, në emër të Ambasadës. Këtu ka një përgjegjësi ligjore.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Një ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, një nga mbështetësit e Ervinit, me inicialet S.Dh. nuk po e japim emrin më shumë për të mos i bërë reklamë, apo për të mos e ngritur në peshë një “idiot” që qarkullon rrugëve të Tiranës, kot së koti, iu shkruan njerëzve në rrjetet sociale, që nga Kukësi, në Korçë, në Tiranë, Durrës apo Vlorë, që të mos firmosin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, të mos mbështesin Berishën, sepse atij i ka thënë Ervini që ka një formular, të cilin ia paska dhënë ambasada Ervinit. Dhe këtu po shënojnë emra dhe po mbajnë lista.

Pra, S.Dh. dhe Ervini paskan marrë orientim nga Ambasada e SHBA-ve.

E para, askush nuk i beson këto palaçollëqe të orientuara dhe ndërtuara nga “Babalja” i politikës shqiptare. Nga një politikan që mandatin e parë pati dy rekorde. Një perversitet në parlament me G.D. dhe të dytën “Babalen”, për të cilën edhe është dënuar. Dhe për këtë të tretën ndoshta duhet të shihet mirë nga Ambasada e SHBA-ve. Sesi e përdor emrin Ervini, nëpërmjet S.Dh-së, mbështetësit të tij.

LEXO EDHE:  Debati për LGBT/ PD: Nuk duhen lejuar të...

Pra, një grup palaçosh, fëlliqësirash, të neveritshëm, vemje politike, njerëz që lundrojnë në katakombet e ujërave të zeza, banditë që ushtrojnë shantazh, që gënjejnë dhe flasin në emër të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Është lehtësisht e kuptueshme dhe e lexueshme. Pavarësisht se pas disa telefonatave nga Basha dhe urdhërave të dhënë, tashmë është përpjekur S.Dh.-ja dhe Ervini i tij ta mohojnë apo ta përgënjeshtrojnë.

Tek “Babalja” nuk u tërhoqën. Këtu u tërhoqën.

Këto janë skenarë të turpshëm që kanë përgjegjësi ligjore, dhe ajo nuk fillon vetëm tek një “horr” dhe qesharak, që flet në emër të Ambasadës së SHBA-ve. Por, shkon dhe tek deputetë të cilët, nuk duhet të kenë mandat, pasi kanë mashtruar opinionin publik, janë dënuar dhe tashmë përdoren si “kamikazë” nga Lulzim Basha.

E pra, ato mesazhe nuk i ka çuar Ambasada e SHBA-ve.

Ato mesazhe nuk i çon thjeshtë një palaço që vjen rrugëve të Tiranës, ai është instrumenti për të çuar një mesazh kërcënues diku, për të ngritur një gënjeshtër, por flet në emër të SHBA-ve. Babalet duket të jenë në aksion.

Ato mesazhe i çon Lulzim Basha, i ndodhur në panik, i humbur, i skandalizuar. Njeriu i cili pret ditë pas dite të japë dorëheqjen, por mezi qëndron i lidhur me zinxhirë tek karrigeja e kryetarit, tashmë ka filluar të flasë broçkulla nëpërmjet gojës së të tijve, të cilët tashmë nuk i duhen askujt.

Kanë ngelur një tufë lulzimsash të vetmuar, llumi i llumit. Për më tepër nuk i duhen as Lulzim Bashës, në atë që e quan betejën e jetës së tij, por në fakt tashmë është i humbur dhe jashtë beteje. Me këta lloj luftëtarësh nga pas nuk shkohet rehat as në tualet e jo më në luftë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Balluku jep lajmin e mirë për naftëtarët/ Zgjidhja që ofron qeveria

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka dhënë një lajm të mirë sot për naftëtarët e Ballshit.

Gjatë fjalës së saj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Balluku tha se naftëtarët e Ballshit do të marrin sërish pagë nga shteti edhe për 2 vitet në vijim, 2022 dhe 2023.

“Naftëtarët e Ballshit do të marrin përsëri pagë nga buxheti i shtetit në vitin që vjen. Të 830 naftëtarët në kushte të papunësisë pasi nuk punon rafineria e Ballshit do i kompensojë me 300 milionë lekë, paga do të jetë 30 mijë lekë. Për të gjithë naftëtarët që nuk rifillojnë punë si në rafineri apo diku tjetër, ne si ministri do të marrim përsipër edhe financimin e tyre në vitin 2023”, tha Balluku.



LEXO EDHE:  "Shqipëria vendi i tretë për korrupsionin"/ Basha prezanton platformën e PD-së

LEXO EDHE:  “Kam shkëmbyer sms me Bardhin”/ Luan Baçi: Nuk kam dhënë dorëheqjen

Kujtojmë këtu se marrëveshja 1 vjeçare që naftëtarët kishin lidhur me qeverinë shqiptare përfundoi më 1 nëntor dhe duket se kjo është zgjidhja që ka gjetur qeveria për dy vitet e ardhshme.

Ata do të marrin 10 mijë lekë më pak krahasuar me pagën që morën deri në fund të muajit tetor, në bazë të marrëveshjes së arritur me kryeministrin Edi Rama vitin e kaluar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryetarja e FRPD, Vlorë: Nuk e mbështes më Lulzim Bashën/“I çova dhe SMS dhe nuk u përgjigj”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryetarja e FRPD-së së Vlorës, Sara Bodo, ka treguar arsyet se përse nuk e mbështet më Lulzim Bashën.

Sipas pas, Basha, nuk gëzonte mbështetje në fushatë dhe aq sa vota mori, i ka marër në emër të Partisë Demokratike.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”,  Bodo ndër të tjera ka folur edhe për Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sara Bodo: E shihja Bashën si një lider europian edhe unë isha e shkolluar jashtë.

Ylli Rakipi: Kur e kuptove pastaj që nuk ishte edhe aq europian?



Arjan Curri: E keni kuptuar para Berishës?

 Sara Bodo: Kuptova që edhe në fushatën e fundit nuk ishin pro liderit Basha. Ishin pro PD-së, pro disa prej kandidatëve, por jo me Bashën. Unë i pyesja gjithmonë përse dhe e kam mbrojtur Bashën. Vendosa të mos e mbroja më, sepse nuk kisha më shumë arsye.

LEXO EDHE:  “Lëvizja për Ndryshim” në zgjedhje/ Topalli fton demokratët e zhgënjyer, Basha shkaku…

LEXO EDHE:  Braktiset Salianji/ Nuk u votua as në fshatin e tij

Ne na ishte premtuar një 5% në listat parlamentare, FRPD-së. Nuk u pyet anëtarësia për listën e deputetëve, u bë një votim kundër, një gjë e padëgjuar, të vendosësh anëtarësisë kundër njëri tjetrit.

Ylli Rakipi: E ke takuar ndonjëherë ti udhëheqësin vetë (Bashën)?

Sara Bodo: Jo. Kam kërkuar takim dhe nuk ka pranuar. I kam dërguar mesazh dhe ai nuk më ka kthyer fare përgjgjie. Puna nuk është vetëm te unë, por tek meritokracia. Janë lënë jashtë shumë njerëz me kontribute./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos më flisni me Ti, por me Ju se nuk njihemi”/ Kumbaro i kthehet keq Mziut

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka pasur sot një përplasje me deputetin e PD, Xhelal Mziu, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Ministrja po fliste bashkinë e Kamzës, dhe deputeti Mziu ndërhyri duke replikuar nga vendi, ndërsa Kumbaro iu përgjigj duke thënë të mos e ndërpresë e të mos i drejtohet me “ti”, por me “ju”.



“Për ndryshimet e mëdha demografike. Për zaptimet pa hesap të territorit. Kemi një bashki si Kamza që ka sipërfaqen më të vogël në raport me numrin e popullsisë me dendësinë më të madhe të banorëve, që është ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Po e marr Kamzën meqë e kemi afër. Nuk u mendua kurrë për të ndërtuar kanale. Zoti Mziu, ka mundësi të mos më ndërprisni, unë nuk fola për ju, nuk po flas për ju. Po flas për impiantet, a ka mundësi të mos më ndërprisni dhe mua mos më flisni me ti, se nuk njihemi aq, me ju. Unë ju flas me ju, dhe ju mos përdorni referenca të gabuara. Për sa kohë nuk më flisni me ju nuk u kthej përgjigje”, tha Kumbaro./CNA.al

LEXO TE PLOTE