LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu marrëdhënie seksuale me të mitur/ Arrestohet 18 vjeçari i shpallur në kërkim

15 Tetor 2021, 11:04, Aktualitet CNA
Kreu marrëdhënie seksuale me të mitur/ Arrestohet 18

Një 18 vjeçar i shpallur në kërkim është kapur dhe arrestuar nga policia në Durrës pasi dyshohet se ka kryer mardhenie seksuale me një 14 vjeçare.

Njoftimi i plotë:

?Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin K. B., 18 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale ?Marrëdhënie seksuale me të mitur?, pasi dyshohet se e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase 14 vjeçe.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme?./CNA.al

Lajmet e fundit nga