LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokaina në konteinerin me banane/ Apeli i GJKKO liron nga burgu Selim Çekajn

15 Tetor 2021, 14:04, Aktualitet CNA
Kokaina në konteinerin me banane/ Apeli i GJKKO liron nga burgu Selim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga burgu 72 vjeçarin Selim Çekaj, i cili u arrestua pasi në konteinerin me banana që kishte porositur u gjetën 49 kilogramë kokainë.

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga ?arrest me burg? në ?arrest shtëpiak?.

SPAK kërkoi lirimin e Çekajt me arsyetimin se nuk paraqet rrezikshmëri dhe për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.

Selim Çekaj është babi i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ?Arbri Garden? në Maminas po brenda një kontejneri.

Më parë GJKKO kishte refuzuar 2 herë kërkesën e Çekajt për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, kërkesë që është mbështetur edhe nga SPAK./ CNA.al

Lajmet e fundit nga