Connect with Us

Kokaina në banane nga Ekuadori në Durrës/ Avokati i “Alba Exotic” i kërkon ndihmë ambasadës së SHBA-së

Kronika

Kokaina në banane nga Ekuadori në Durrës/ Avokati i “Alba Exotic” i kërkon ndihmë ambasadës së SHBA-së

Publikuar

-

cna lajme kronike

6 herë radhazi brenda pak muajsh është gjetur dhe sekuestruar sasi të tëra kokakinë në banane që i përkisnin kompanisë ‘Alba Exotic’.

Avokati i kompanisë ‘Alba Exotic’, Baftjar Rusi, pretendon se ky është një kurth i ngritur ndaj kompanisë në fjalë.

Sipas tij, përgjegjësinë për transportin detar nga nisja në mbërritje e ka shoqëria e transportit, që nuk është në pronësi të Alba Ekzotic.

Ai ka treguar për mediat se ka kërkuar ndihmën e Ambasadës së SHBA-së.

Ne sigurisht, duke pasur pëlqimin e plotë nga presidenti i kompanisë zoti Eduard Dauti, po drejtohemi dhe flasim publikisht në mënyrë të përmbledhur, i kemi dërguar një letër Ambasadës Amerikane, ku i kemi kërkuar që të rritet kontrolli në kontejnerët që vijnë nga vendet e Amerikës Latine.

 Unë po u bëj me dije se kontrollet janë shtuar pas kapjes së sasisë së parë, në datën 17 Korrik është kapur kontejneri i dytë, ka ndryshuar mekanizmi, nuk futen te pjesa e mallit, por te pjesa e jashtme e frigoriferit, që nuk janë në dorë të kompanisë sonë”, ka thëhë Rusi.

LEXO EDHE:  E rëndë në Durrës/ Gjendet i vetëvarur në pemë 48-vjeçari

Rusi ka deklruar më tej se përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajë kompania që ka bërë transportin.

Duhet të ndërhyhet dhe të merren kamerat e sigurisë të shohin se kush ka ndërhyrë që të fusë drogën në kontejner. Kjo shoqëri kaq e marrë qenka, që edhe pse është në hetim, të vazhdojë të bëjë trafik droge? Çfarë logjike ka në këtë rast?

Përgjegjësinë për transportin detar nga nisja në mbërritje e ka shoqëria e transportit, nuk janë pronë e Alba Ekzotic. Pse nuk shkojnë që të kapin dhe të shohin kush kërkon që ta marrë drogën, krimi i organizuar ka kapur struktura, ndaj i jemi drejtuar ambasadës amerikane, që kryeson Reformën në Drejtësi, i kërkojmë ndihmë të drejtpërdrejtë.Ka të gjitha mundësitë që të angazhojë të gjitha strukturat ligjzbatuese”, është shprehur më tej Rusi, për gazetarët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

7 urdhër-arreste nga Prokuroria e Krujës/ Vihen në pranga dy personat e parë

Publikuar

-

Nga

Policia e Krujës, ajo e Tiranës dhe e Durrësit kanë zhvilluar një operacion të përbashkët për kapjen e personave të përfshirë në ngjarje kriminale.

Mësohet se Prokuroria e Krujës ka lëshuar 7 urdhër-ndalime, ku deri tani është shoqëruar dy prej tyre, të cilët  po merret në pyetje nga policia për ngjarje të ndryshme kriminale.



LEXO EDHE:  Durrës/ Duma: Do vazhdojmë çdo projekt të mirë, qyteti ka nevojë për investime që sjellin zhvillim

Nga 7 urdhër-ndalime, 2 prej tyre janë persona që dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu disa kohë më parë në Nikël të Fushë-Krujës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Merrni masa/ Këto zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike deri në orën 15

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar se ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

SHEE bën me dije se do të mbesin pa energji elektrike zonat e mëposhtme nga ora 09:00-15:00.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 6 nëntor



Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 6 nëntor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Festa e Fitër Bajramit/ Ambasada e SHBA urim për besimtarët myslimanë

LEXO EDHE:  Denoncimi - Histori me kolumbianë/ Laborator droge 5 orë larg Tiranës?!

Pjesërisht: Rruga “Asim Zeneli”, dhe rruga “Themistokli Gërmenji”

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja e 100 mijë eurove në Nikël/ FNSH aksion në Tiranë, ka të arrestuar

Publikuar

-

Nga

RENEA dhe FNSH aksion blic në Vlorë/ Disa persona të shoqëruar

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë duke zhvilluar një aksion në kryeqytet.

Sipas asaj që raporton gazetarja Klodiana Lala, mësohet se Prokuroria e Krujës ka lëshuar disa urdhër-arreste që pritet të ekzekutohen nga FNSH-të.

Deri tani është vënë në pranga një person.



Mësohet se arrestimet vijnë pas grabitjes dhe dhunimit  në banesë të biznesmenit Nazmi Çangu.

LEXO EDHE:  Durrës/ Duma: Do vazhdojmë çdo projekt të mirë, qyteti ka nevojë për investime që sjellin zhvillim

LEXO EDHE:  Durrës/ Arrestohet ish-Drejtori i Autoritetit Portual Eduard Ndreu

 

 

LEXO TE PLOTE