Connect with Us

Kishin bërë lidhje të paligjshme në rrjet/ 10 qytetarë në pranga për vjedhje të energjisë elektrike

Kronika

Kishin bërë lidhje të paligjshme në rrjet/ 10 qytetarë në pranga për vjedhje të energjisë elektrike

Publikuar

-

Dhjetë persona janë arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike në disa qytete të vendit.

Të arrestuarit janë në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër. Gjithashtu janë proceduar penalisht 10 të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër në Tiranë.

Të arrestuarit kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. A., banues në Baldushk, F. H., banues në Babrru, A. D., banues në Kombinat dhe G. S, banues në Vorë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. D., banues në Kombinat.

Në Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. E., banues në Lezhë dhe P. A., banues në Kurbin. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë, Kurbin, Mirditë janë proceduar penalisht shtetasit: N. M., M. Ç., B. L., L. A., V. A., F. A., K. B. dhe T. A.

LEXO EDHE:  Fotot- Të shtëna me armë zjarri në sheshin “Nënë Tereza”/ Qytetarët në panik

Në Mallakastër janë arrestuar në flagrancë shtetasit E. V., banues në Visokë dhe K. Z., banues në Dukas.

Në  Bulqizë është arrestuar në flagrancë shtetasi I. L., banues në Gjoricë.

Në  Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasin V. P., banues në fshatin Shqir, Shkodër.

Në Durrës u proceduan penalisht shtetasit R. D., banuese në Durrës dhe A. B., banues në Fllakë, Durrës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij/ Arrestohet 32 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një 32 vjeçar me iniciale E. A, është arrestuar nga policia në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë bërë të mundur arrestimin e 32 vjecarit mbi të cilin rëndon akuza “Dhuna në familje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rezart Taçi në kërkim/ Artan Hoxha: Nëse thellohen hetimet zbulohet një vrasje 200 mijë euroshe

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prokuroria e posaçme do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi i shpallur në kërkim me akuzën e pastrimit të parave dhe grupit të strukturuar kriminal.

Gazetari Artan Hoxha në “Radarin Informativ” në ABC me Jonida Shehun ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se nëse hetimet për Taçin thellohen do të zbardhet një vrasje, 200 mijë euroshe.

Ai nuk përmendi emra, por aludimi është për vrasjen e ish-ortakut të Taçit, Artan Santo, shkruan Tema.

Për të hetuar Taçin, sipas Artan Hoxhë sot është më e lehtë, kjo sepse sipas tij pasi aktualisht ai nuk e ka më fuqinë që ka pasur.

Taçi është i dyshuar, nuk është fajtor deri në një vendim të Gjykatës së Apelit. Aktualisht ai ka statusin e të dyshuarit. Kemi të bëjmë me një person të dyshuar që ka qenë i dyshuar edhe më parë dhe gjithmonë ka mbijetuar.  



LEXO EDHE:  Tirana pa ujë/ Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën dhe Veliajn!

LEXO EDHE:  Halim Kosova kundër koalicionit PD-LSI/ Është në dëm të qytetarëve

Ne i dimë dëmet. Kujtojmë çfarë ndodhi me Armon, me privatizimin e Armos, me sekuestrimin… 

Ai gjithmonë ka mbijetuar. Ajo që dua të kujtoj është se rasti me azerët është shumë i rëndë.  

Nëse do ketë hetim serioz do zbulohen dhe krime të tjera. Të tipit vrasje, 200 mijë euroshe.

Nëse do  hetohet aty do dalin shumë gjëra, besoj se sot situata është më e favorshme se në të kaluarën për të hetuar persona si Taçi, sepse se ka më fuqinë që kishte, lidhjen me politikën.

Hetimin e bën SPAK-u, Taçi s’e ka më atë pushtet. Njerëzit me të cilët ka mbajtur kontakt Taçi sot janë të pafuqishëm”, tha Artan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënoi dhe dhunoi bashkëshorten/ Arrestohet 42 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 42 vjeçar është arrestuar në Bulqizë, pasi ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, duke ushtruar dhunë psikologjike dhe kërcënuar bashkëshorten e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.Q., 42 vjeç, banues në Bulqizë.



Ky shtetas theu urdhërin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe ka shkuar në banesë duke ushtruar dhunë psikologjike dhe kanosur për jetën bashkëshorten”, thuhet në njoftimin e Policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE