LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katar 2022/ Brazili dhuron spektakël ndaj Uruguait, fiton edhe Argjentina

15 Tetor 2021, 07:05, Sport CNA

Kanë përfunduar 5 sfidat e fundit të muajit tetor për fushatën kualifikuese të Botërorit ?KATAR 2022? në Amerikën e Jugut. Brazili ka arritur të korrë një sukses me ?poker? duke mposhtur 4-1 në shtëpi Uruguajin. Lojtari më deçiziv ishte Nejmar i cili realizoi një gol në minutën e 10?, dhe dhuroi dy asist, një tek goli i Rafinja në minutën e 58? dhe Gabigolit në minutën e 83?.

Protagonist ishte dhe Rafinja i cili realizoi një dopietë, ku goli tjetër ishte në minutën e 18?. Goli i vetëm i ndeshjes nga Uruguaji, u realizua nga Luis Suarez në minutën e 77?. Kjo fitore e ?Seleçaos? e mban ende në vendin e parë në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Uruguaji renditet në vendin e 5 në kuotën e 16 pikëve.

Argjentina arriti një fitore minimale me rezultatin 1-0 ndaj Perusë duke iu falur golit të interistit Lautaro Martinez në minutën e 43?. Peruja humbi shansin e artë të barazimit të takimit në minutën e 65? me anë të Jotun i cili humbi një 11-metërsh. Me këtë sukses, kombëtarja ?Albiceleste? klasifikohet në vendin e 2 në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Peruja në vendin e 9 duke grumbulluar 11 pikë.

Kili ka triumfuar 3-0 në shtëpi ndaj Venezuelës, ku heroi i takimit ishte mbrojtësi i Fiorentinës, Erik Pulgar i cili shënoi një dopietë në minutat 18? dhe 37? falë një super Aleksis Sançez i cili dhuroi dy asiste tek dy golat e parë të takimit. Goli i tretë u realizua nga Brereton në minutën e 73?.

Bolivia triumfon me ?poker?, 4-0 kundër Paraguajit në shtëpi. Goli i parë u realizua nga Ramajo në minutën e 21?, i dyti u shënua nga Vijareal në minutën e 53?, i treti nga Abrego në minutën e 84? dhe goli i katërt dhe i fundit i këtij takimi u realizua nga Fernandez në minutën e 90+4?. Takimi mes Kolumbisë dhe Ekuadorit, përfundoi me rrjeta të paprekura, me barazimin e bardhë pa gola 0-0.

SFIDAT E PËRFUNDUARA 

BRAZIL 4-1 URUGUAJ

Nejmar 10?, Rafinja 18?, 58?, Gabigol 83? / Suarez 77?

ARGJENTINË 1-0 PERU

Lautaro Martinez 43?

KILI 3-0 VENEZUELË

Pulgar 18?, 37?, Brereton 73?

BOLIVI 4-0 PARAGUAJ

Ramajo 21?, Vijareal 53?, Abrego 84?, Fernandez 90+4?

KOLUMBI 0-0 EKUADOR

RENDITJA

Lajmet e fundit nga