Connect with Us

“Je një minikopje e shëmtuar e Kim Jong-Un”/ Bylykbashi akuza Ramës, si i mashtroi qytetarët 

Politikë

“Je një minikopje e shëmtuar e Kim Jong-Un”/ Bylykbashi akuza Ramës, si i mashtroi qytetarët 

Publikuar

-

cna lajme politike

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha dje në Kuvend, se do të hedhë dy satelitë në orbitë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi e krahason Ramën me diktatorin koreano-verior, Kim Jong-Un.

Sipas Bylykbashit, ndërsa Kim Jong-Un hedh raketa balistike e tremb dynjanë, Rama maksimumi hedh shashka për të tërhequr vëmendjen nga hallet.

Po ashtu ai shkruan se Rama gënjeu qytetarët durrsakë, për të cilët thotë se kanë tre muaj që nuk marrin bonusin e qerasë.

Kur je një minikopje e shëmtuar e Kim Jong-Un

Do të hedh satelitë në orbitë, thotë Edi Rama!

LEXO EDHE:  A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

Diktatori koreano-verior vërtet hedh raketa balistike e tremb dynjanë, por ky autokrati ynë në krye të qeverisë maksimumi shashka për të tërhequr vëmendjen nga hallet hedh.

Një gjë ngjason në delirin e të dyve: në Korenë e Veriut vuajnë urie; në Shqipëri dhjetëra mijëra familje nuk mbyllin muajin.

Kryeministri ynë t’i lejë ëndrrat me satelitë, e të bëjë ndonjë punë për shqiptarët.

Për shembull t’u japë urgjent bonusin e qerasë qytetarëve durrsakë të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 sepse kanë tre muaj pa e marrë.

Kur deshi t’u merrte votat derdhi miliona euro, tani i harroi në mes të hallit.”-shkruan Oerd Bylykbashi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Grida do të çajë partinë”/ Manjani: Luli dihet çfarë zgjedh

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ylli Manjani, ish- Ministri i Drejtësisë, ka komentuar lëvizjen e fundit të kreut të PD-së në detyrë, në lidhje me Kuvendin Kombëtar.

“5000 anëtarë të Kuvendit të PD kanë vendosur të vetëmblidhen për të marrë në dorë drejtimin e partisë.

 Luli i quan llum, bolshevikë, antiamerikanë e antistatut.

 Ndërsa Gridën që do ta çajë ose të shkrijë PD e quan statut. Demokrate të vërtetë. Perëndimore. Amerikane fare…

Çështje zgjedhje është kjo punë, në fund të fundit.

Luli dihet se çfarë zgjedh.  Humbjen”, shkruan Manjani në rrjete sociale.

Sipas Manjanit, Basha, tashmë humbi edhe atë pak llogjikë që i kishte mbetur.

LEXO EDHE:  Europa në alarm për drogën dhe armët nga Shqipëria/ Rama jep leksion sigurie në asamblenë e NATO

LEXO EDHE:  Rama: Cdo Ministër do të ketë nga një shkollë në patronazh



Rrugë të mbarë, djalo!  

Ndërkohë, sa për ta ditur, partitë i çelin dhe i mbyllin anëtarët vullnetarisht dhe jo kryetarët.

Kur anëtarësia të braktisë partinë, partia mbaron. Fakti që kanë braktisur Lulin, nuk do të thotë se partia mbyllet!

As nuk përçahet!

As nuk bëhet me struktura paralele. Përkundrazi, caktimi i datave të mbledhjeve kundër datës së anëtarëve quhet paralele.

Nejse, këto nuk vlejnë as për logjikën e gaztë e as për fytyrën e grinjtë” shkruan më tej Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beteja për Kuvendin/ Patozi: Berisha-Basha duan të ndahen pa u ndeshur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi është shprehur se ndarja e PD tashmë është e qartë.

I ftuar në emisionin “Open” me Eni Vasilin, Patozi thotë se dy palët duan të ndahen pa u ndeshur.

Ndër të tjera, ai thekson se, do të ketë dy kuvende dhe se të dyja palët janë në të drejtat e tyre për të zhvilluar forume të partive të veta, sepse sipas Patozit janë dy parti të ndryshme.



Të dy palët po përdorin statutin si një pazmore për tja hedhur fanatikëve të tyre për të mos marrë mbi vete autorësinë e ndarjes së PD. Ndërkohë, ndarja e PD është e qartë dhe sot ne mund të flasim zyrtarisht për një ndarje. PD ka sot dy entitete të ndryshme, të cilat sot, nesër do të ndahen edhe zyrtarisht. Ajo që prisja unë sot ishte të prononcohej Berisha pas lëvizjes së Bashës. E prisja dhe ndodhi. Ishte krijuar keqkuptim sikur Berisha e kishte ftuar Bashën në duela dhe ky i fundit ishte strukture.

Sot kuptuam që të dyja palët duan të ndahen pa u ndeshur sepse të dyja palët kanë marrë nga një anë të statutit. PD duhet ta pranojnë këtë realitet. PD do ketë dy kuvende, të dyja palët janë në të drejtat e tyre për të zhvilluar forume të partive të veta, sepse janë dy parti të ndryshme. Fakti që në mbledhjen e kryesisë kacafytja shkon deri në përleshje fizike dhe fakti që ministrant e të njëjtës qeveri të 10 viteve të shkuara debatojnë se kush ishte më i korruptuar para 10 vjetësh ndërkohë që kanë kaluar 8 vite të qeverisje së Ramës, do të thotë që ata nuk shkojnë! Ju thoja që ndarja mund të jetë shpëtim dhe sot po ndodh. Edhe Sali Berisha nuk do betejë me Bashën se po të donte do shkonte në Kongres!”, u shpreh Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja për Kuvendin e PD/ Curri: I fituar ai që ka kuorumin

Publikuar

-

Nga

Analisti Arjan Curri ka deklaruar se po të llogaritësh delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit, nëse aty do të jetë kuorumi, kjo e rrëzon automatikisht Kongresin e Lulzim Bashës, të planifikuar në datën 18 dhjetor.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Curri shtoi se nuk mund ta kenë të dy palët kuorumin.



“Në këtë fazë nuk na intereson shumë procedura me firma. Ajo që më intereson mua është kush ka kuorumin. Ose i ka i pari dhe rrëzon të dytin ose e kundërta. Vetëm një mundësi keni, për ta rrëzuar të dytin, duke publikuar kuorumin e Kongresit të parë. 

Unë pozicionohem me atë kongres që ka bazën, delegatët. Duam të dimë, cili ka kuorumin. Nuk mund ta kenë të dy kuorumin. Për mua fiton ai që ka kuorumin. Nëse zoti Paloka thotë kam 4200 firma, i bie kuorumin e ka pari dhe i dyti bie. Përse nuk i publikoni ju, që ta delegjitimoni kongresin e dytë?, tha Curri./CNA.al

LEXO TE PLOTE