Connect with Us

Ish-sekretarja e Llallës, dorëhiqet nga frika e Vettingut/ Zbardhet vendimi

Vetingu

Ish-sekretarja e Llallës, dorëhiqet nga frika e Vettingut/ Zbardhet vendimi

Publikuar

-

cna lajme vetting

Pas dënimit të Adriatik Llallës dhe stafi i tij ngushtë, ka marrë masat që të mos dalin në Vetting.

Ashtu siç veproi Llalla më herët, para se të dënohej ka vepruar edhe sekretarja e tij Elona Shehu.

Ajo ka dhënë dorëheqjen në momentin që do të dilte në Vetting.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për subjektin Elona Shehu.

Procedurat e ndjekura nga KPK

Trupi gjykues i shortuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit), me vendimin e datës 25.6.2021, vendosi fillimin e hetimit administrativ të thelluar dhe të gjithanshëm sipas nenit 45 tё ligjit nr. 84/2016, me qëllim vlerësimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave të nevojshme, për procedurën e rivlerësimit, si dhe të caktojë kryesues të trupit gjykues komisionerin Olsi Komici.

Të gjithë anëtarët deklaruan mosqenien në kushtet e konfliktit të interesit.

Në datën 8.9.2021, subjekti i rivlerësimit, Elona Shehu është njoftua nëpërmjet postës elektronike mbi fillimin e procesit të rivlerësimit kalimtar, si dhe për përbërjen e trupit gjykues për të cilën deklaroi se nuk kishte konflikt interesi me asnjë nga anëtarët e tij.

Në datën 14.9.2021, subjekti i rivlerësimit njoftoi Komisionin, përmes postës elektronike, se nuk duhet t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit, pasi nuk bën pjesë në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit të përcaktuar në nenin 179/b të Kushtetutës.

Gjithashtu, subjekti informoi se nuk ushtron më funksionin e ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme që prej datës 7.12.2017, bazuar në urdhrin nr. 267, datë 7.12.2017, të Prokurorit të Përgjithshëm, “Për emërimin e oficerit të policisë gjyqësore”.

Sekretarja jep dorëheqjen

Komisioni, me shkresën e datës 24.9.20211 , i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të vendosë në dispozicion të Komisionit kopjen e plotë të dosjes së personelit që i përket subjektit Elona Shehu.

Në datën 27.9.2021, në Komision është regjistruar kërkesa e subjektit të rivlerësimit Elona Shehu, adresuar edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, duke kërkuar pranimin e vullnetit të saj për t’u dorëhequr sipas parashikimit në nenin G të Aneksit të Kushtetutës.

Subjeki ka informuar se nuk ushtron detyrën e “ndihmësit ligjor” dhe, për rrjedhojë, për arsye formale, ka paraqitur kërkesën për dorëheqje dhe kërkon ndërprerje të procesit të rivlerësimit, duke u përjashtuar nga mundësia e emërimit në organet e drejtësisë sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit G, të Aneksit të Kushtetutës.

Prokuroria e Përgjithshme, me datë 1.10.2021, ka dërguar dokumentacion mbi dosjen personale të znj. Elona Shehu, e cila është emëruar në detyrën e  ndihmëses ligjore me datë 12.5.2014, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në datën 7.12.2017, pasi është emëruar oficere e policisë gjyqësore.

Në datën 1.10.2021, Prokuroria e Përgjithshme, ka vendosur në dispozicion, ndër të tjera:

LEXO EDHE:  Ngërçi në drejtësi/ Gjykatat e Apelit drejt shkrirjes

-Urdhërin e datës 7.12.2017, të Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin e znj. Elona Shehu oficere të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Në këtë urdhër është vendosur fillimi i marrëdhënieve financiarenë datën 7.12.2017.

– Urdhëri i datës 23.1.2018, të Prokurorit të Përgjithshëm për transferimin e oficerit të policisë gjyqësore në të njëjtën detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

-Vendimin  e datës 13.3.2021, të Komisionit të Policisë Gjyqësore për transferimin e oficerit të policisë gjyqësore në të njëjtën detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

 KPK përgënjeshtron Elona Shehun

Në lidhje me pretendimin e subjektit për të mos iu nënshtruar procesit të rivlerësimit, pasi nuk bën pjesë në kategorinë e subjekteve të rivlerësimit të përcaktuar në nenin 179/b të Kushtetutës, Komisioni argumenton se ky pretendim i subjektit nuk qëndron për faktin se në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë”, subjekti ka qenë në detyrën e ndihmësit ligjor deri në datën 7.12.2017 dhe qenia në këtë funksion si “ndihmës ligjor”, sipas përcaktimit kushtetues janë subjekte të rivlerësimit ex officio, bazuar në paragrafin 4, të nenit 179/b, të Kushtetutës.

Për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor dhe respektimin e të drejtës së subjektit për t’u dëgjuar, bazuar në nenin 55 të ligjit nr. 84/2016, Komisioni, në rrugë elektronike, më 8.10.2021 ka njoftuar subjektin nëse ka vullnetin të marrë pjesë në seancë dëgjimore dhe se fokusi i kësaj seance do të jetë ndërprerja e procesit të rivlerësimit në zbatim të paragrafëve 1 dhe 2, të nenit G, të Aneksit të Kushtetutës.

Subjekti i rivlerësimit, më 11.10.2021, me anë të postës elektronike, ka njoftuar Komisionin se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë dëgjimore, duke vlerësuar faktin se tashmë ka shprehur qëndrimin e saj ndaj ecurisë së këtij procesi.

Komisioni çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji për dorëheqje, duke marrë parasysh edhe pasojën ligjore që sjell dorëheqja nga detyra në ecurinë e procesit të rivlerësimit, sipas nenit G të Aneksit të Kushtetutës.

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendosi të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për znj. Elona Shehu.

Gjithashtu vendosi ndalimin e emërimit të znj. Elona Shehu si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Shkarkohet gjyqtari-fermer/ Vettingu e nxjerr nga sistemi Nazmi Trokën

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Nazmi Troka, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 2 nëntor u evidentua pamundësi e Trokës për të vërtetuar me dokumentacion ligjor të ardhurat e pretenduara nga bujqësia, që sipas tij kanë shërbyer si një prej burimeve për ndërtimin e një shtëpie në fshat, blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe për kryerjen e shpenzimeve të tjera.

Gjithashtu, u konstatua papajtueshmëri mes detyrës së gjyqtarit dhe ushtrimit të aktivitetit privat si fermer nga ana e subjektit. Hetimi administrativ për gjyqtarin Troka u përfundua vetëm në kriterin e pasurisë, ndërsa për një kërkesë të tijën për çeljen e hetimeve edhe për figurën e profesionalizmin u tha se do të shqyrtohej para vendimmarrjes përfundimtare.

LEXO EDHE:  Basha zbulon komplotin e Ramës/Mund të kërkojmë arrestimin e tij, por …!

LEXO EDHE:  Vettingu bashkon PS-PD-LSI/Çfarë ndodhi sot në komision, 193 dosje në shqyrtim



Troka kërkoi që të konsideroheshin në analizë të ardhurat e deklaruara prej tij ndër vite sit ë përfituara nga bujqësia, si dhe të uleshin shpenzimet jetike duke argumentuar se nevojat bazike i kishte plotësuar nga prodhimet e fermës familjare.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Troka u krye nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin.

Nazmi Troka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2013, Troka u dekretua si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës./Birn

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës/ Zbardhet vendimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

KPA ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili u shkarkua nga shkalla e parë e KPK.

Ndini Tavani kthehet në detyrë nga Kolegji i Posacëm i Apelimit me vendim të formës së prerë. Kujtojmë se në procesin e rivlerësimit, Tavani bindi vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së, ndërsa dy të tjerët vendosën shkarkimin e tij nga detyra.

Për kriterin e pasurisë, u tha se prokurori nuk arriti që të justifikojë bindshëm të ardhurat e tij prej 2.5 milionë lekësh të krijuar në kohën kur punonte si avokat.

Ndërsa Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar hartoi dy raporte për Ndini Tavanin, duke konstatuar në të dytin papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. DSIK ngriti dyshime për “shpërdorim detyre” në lidhje me një çështje për hetimin e disa personave për krijim të skemave mashtruese me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Njoftim vendimi:



LEXO EDHE:  Vettingu bashkon PS-PD-LSI/Çfarë ndodhi sot në komision, 193 dosje në shqyrtim

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Bashkëshorti i ndërpret karrierën prokurores

Publikuar

-

Nga

cna lajem vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Lezhës Arjola Prençi.

Trupa e KPK –së e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe  Brunilda Bekteshi e kanë justifikuar vendimin e shkarkimit, duke e lidhur me bashkëshortin e prokurores.



Bashkëshorti i Prençi i cili është dënuar më herët  me 2 vite burg, për korrupsion.

Pëllumb Prençi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkodrës, dhe për këtë shkak I është ndërprerë në mes dhe karriera e prokurores./CNA.al

LEXO TE PLOTE