LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironizon Edi Martini: Sa shpejt iu shëruan Tiranës futbollistët me COVID-19...

15 Tetor 2021, 13:31, Sport CNA
Ironizon Edi Martini: Sa shpejt iu shëruan Tiranës futbollistët

Teuta do të përballet ndaj Tiranës në këtë javë të Superiores që rikthehet pas pushimit të Kombëtareve. Por në kohën kur Shqipëria po zbriste në fushën e lojës, te bardheblutë plasën rastet me COVID-19. Në konferencën për shtyp, trajneri Martini ka ironizuar Tiranën sipas raportimit të ?Supersport? për kthimin e futbollistëve.

?Në radhë të parë u uroj shërim të shpejtë djemve që kanë pasur Kovidin. Do të thosha që Tirana është me fat që lojtarët e saj e kanë kaluar Kovidin kaq shpejt, sepse unë kam pasur Ivanovicin me Kovid dhe më ka zgjatur tri javë. Pavarësisht se gjendja e tij fizike ka qenë shumë e mirë nuk e kemi lejuar të bashkohet me skuadrën për arsye sigurie. E me sa duket Tirana ka pasur fat që janë shëruar shpejt. U kam thënë djemve që kjo situatë nuk duhet të na vërë në gjumë dhe gjendja e tyre nuk ka të bëjë me Kovidin në këto momenti?, tha Martini.

Lajmet e fundit nga