Connect with Us

Grumbullimi në stadium/ Brataj: 22 mijë tifozët më pak të rriskuar se studentët në auditore

Aktualitet

Grumbullimi në stadium/ Brataj: 22 mijë tifozët më pak të rriskuar se studentët në auditore

Publikuar

-

Po përhapet me shpejtësi/ Brataj tregon simptomat e variantit Delta, i ngjashëm me gripin normal

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u shpreh se objektivi kryesor i vaksinës me detyrim te studentët dhe pedagogët është mbrojtja e shëndetit të njerëzve.

I ftuar në Abcnews, Brataj tha se është një zinxhir faktorësh që çon në ruajtjen e jetës.

“Studentët janë pjesa më e ndjeshme dhe më aktive dhe mund të influencohen nga shumë gjëra. Edhe një mësues që shkon në shkollë, ndoshta detyrohet më shumë sepse humbet punën. Objektivi kryesor është shëndeti. Unë vë në plan të parë shëndetin e njerëzve. Është një zinxhir gjërash që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit të njerëzve”, deklaroi Brataj.

Ai foli edhe për grumbullimet në stadium duke theksuar se masat për numrin e redukturar të tifozëve janë ende në fuqi dhe ata që nuk i zbatojnë duhet të japin llogari. Nga ana tjetër ai shtoi se grumbullimi në universitete është më i rrezikshëm për përphapjen e COVID se ai në stadium kjo për shkak të kohës së gjatë të ekspozimit.

“Në stadium ndodhi e njëjta gjë që u bë edhe në Europian dhe rezultati janë parë pas disa javësh. Masat janë në fuqi. Nuk u hoq vendimi. Le të përgjigjet kush nuk e zbaton. Unë jam ekspert. 22 mijë persona që rrinë 1 orë e gjysmë ndërsa studentët do të rrinë 9 muaj. Koha e ekspozimit më e gjatë dhe objekti i grumbullimit. Jetojmë akoma në pandemi dhe po logjikojmë sikur ka kaluar çdo gjë.

Objektivi është mbrojtja e shëndetit. Nuk ka fushë të jetës që nuk është prekur në këto dy vite. Ka pasur më shumë të dëmtuar se disa të tjerë. Nuk e vë dot peshoren që të jetë e barabartë. Universitet ndryshojnë nga gjimnazi për shkak për diferencës ligjore. Unë do e hapja mundësinë e vaksinimit edhe nën moshat 18-vjeç. Jo me detyrim por në varësi të dëshirës”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  “Green covid pass”, rreziqet e pasaportave të imunitetit

Brataj u ndal edhe te sensibilizimi i qytetarëve për vaksinën dhe akuzat për efektet e saj anësore duke i cilësuar ato teori absurde.

“Nuk ka lindur sot me MRNA. Është nisur nga Ballkani që në vitin 1988. MNRA ka mbi 30 vjet në studim. Nuk jemi në dilemën që do na dalin njerëzit me 4 krahë. Këto janë teori absurde. Studimet treguan se anti trupat janë 6 deri në 8 muaj. Ka edhe një mbrojtje të matshme. E vetmja mënyrë që unë ta mas është anti-trupi. Duam të heqim të gjitha masat? Duhet të arrijmë 85% të imunizimit sepse do kemi të sëmurë, humbje jetësh, shpenzime pa fund. Unë isha edhe në Turqi dhe në Itali dhe nuk e hoqa maskën. Pse ne presim të dënohemi për t’u infektuar. Pse prisni policin për t’iu vënë gjobat.

Unë mendoj që jemi një shoqëri kundërshtuese në përgjegjësi. Pandëshkueshmëria e ka sjellë deri këtu këtë shoqëri. Ka studime që tregojnë që gjëja e parë është besimi te institucionet. Sa më shumë të zgjasë aq më shumë besueshmëria bie për shkak të lodhjes, politikës. Virusin dhe sëmundjen e nuk e njohin politikanët” tha mjeku. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Astir

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në zonë  e Astirit në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar në drejtim të një makine tip “Audi”, në ngjyrë të bardhë, e cila ndodhej pranë një kryqëzimi.



Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë policia është drejtuar në vendin e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave në shtetin fqinj/ 58 të vdekur, 2,200 të infektuar

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme në Kosovë/ 21 viktima dhe mbi 1.200 raste të reja me COVID-19

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përçarja brenda PD/ Spaho rendit arsyet pse “braktisi” Bashën: Me dhemb shpirti kur Rama i thotë “ty të dua”

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka folur mbi situatën aktuale të PD dhe përçarjeve brenda saj.

Gjithashtu, Spaho nga studio e lajmeve në Vizion Plus shpjegoi arsyet pse vendosi t’i bashkohej “Foltores” së ish kryeministrit Sali Berisha. Ai theksoi se një ndër arsyet e forta të “braktisjes” së Bashës ishte kur ai vendosi të përjashtonte nga grupi parlamentar, ish kryeministrin, Sali Berisha.

Që nga zgjedhjet e 25 Prillit janë ngritur shumë pikëpyetje lidhur me përgjegjësitë q ë ka lidershipi. Konstatova që kishte një ngutje për të zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e partisë, për të vendosur njerëz të cilët mendojnë në të njëjtën mënyrë të pasuara të gjitha këto nga mungesa tërësore e analizës. U emrëuan në mënyrë jo statutore të gjithë drejtuesit e PD, pa kandidatura, pa votim të fshehtë. U premtua që do të faktohej masakra zgjedhore e 25 prillit, masakër ka pasur por, ne ngelëm në kuadrin e propagandës me fakte sipërfaqësore nuk vepruam si në vitin 2001. U premtua që do fillojë beteja në shtator. Në fakt beteja filloi me Berishën, me gruan, me rininë në vend që të fillonte me Ramën. Kapakun ja vuri me veprimin ndaj zotit Berisha ku në mënyrë personale vendosi përjashtimin e tij. Ka shumë vendime që janë marrë në këtë formë sidomos gjatë tre viteve të fundit”, u shpreh Spaho.

Më tej, Spaho u pyet lidhur me reagimin e kryedemokratit Basha dhe Sekretarit të Pergjithshëm të PD, Gazment Bardhi për mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sipas tij, reagimi i tyre është tepër i pambështetur, ndërsa nënvizoi se “ne nuk luajmë me marifete të tilla, të falsifikojmë formularë”.

LEXO EDHE:  Avancojnë provat me vaksinën e re Sanofi-GlaxoSmithKline

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave në shtetin fqinj/ 58 të vdekur, 2,200 të infektuar



Reagimi i tyre është tepër i pambështetur dhe është si ai njeriu që mbytet dhe kapet pas çdo fije kashte. Është Kuvend i jashtëzakonshëm nuk kalon përmes organeve të zgjedhura. Anëtarësia ka të drejtë të mbledhë Kuvendin me 25% të firmave të delegatëve. Rendi i ditës përcaktohet po nga delegatët. Ditën që zhvillohet Kuvendi ngrihet komisioni i mandateve dhe shqyrton delegatët janë këta apo jo. Ne i kemi depozituar dhe le t’i verifikojë. I di shumë mëirë sepse ke listat e gjithë anëtarëve të PD, por nuk ke vullnet politik sepse e dine që ato janë krejtësisht të sakta. Bardhi tha është bllof, ne nuk luajmë me marifete të tilla, të falsifikojmë formularë”, theksoi Spaho.

Më tej ai deklaroi se PD është në gjendjen më të keqe që ka pasur PD në 30 vite dhe sipas tij, i vetmi person që mund të shpëtojë është Sali Berisha.

Unë mendoj ne sot jemi në gjendjen më të keqe që ka pasur PD në 30 vite. Anëtarësia e PD e ka humbur shpresën që me Bashën mund të fitojë. Më dhemb shpirti kur Rama i thotë unë ty të dua, unë me ty fitoj tërë jetën. Kjo do të çojë në rrënimin tërësor të PD dhe kthimin në një forcë periferike. I vetmi person që mund të bashkojë PD, është Berisha, është themeluesi i PD, ka një përvojë të jashtëzakonshme politike. Është një nga politikanët më të sofistikuar në zonën e Ballkanit”, tha Spaho.

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel, thirrje gjermanëve të vaksinohen mes rritjes së infeksioneve me COVID

Publikuar

-

Nga

Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje të shtunën të gjithë gjermanëve të pavaksinuar të marrin vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur. Apeli i saj vjen mes një rritje tjetër të ndjeshme të infeksioneve me koronavirus dhe numrit të personave që kanë humbur jetën si pasojë e tij.

“Nëse qëndrojmë së bashku, nëse mendojmë të mbrojmë veten, e të kujdesemi për të tjerët, ne mund të bëjmë shumë për ta shpëtuar vendin tonë këtë dimër”, tha zonja Merkel në podkastin e saj javor.

Megjithatë, kancelarja paralajmëroi se vendi ndodhet përballë disa javëve shumë të vështira përpara.

Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në Gjermani tha se shkalla e infeksioneve në vend u rrit në 277.4 raste të reja për 100,000 banorë gjatë një jave, nga 263.7 një ditë më parë.



Instituti “Robert Koch” raportoi 45,081 infeksione të reja, dy ditë pasi totali ditor arriti në 50,000 për herë të parë. Që nga fillimi i pandemisë deri sot në Gjermani janë shënuar 97,617 vdekje si pasojë e COVID-19.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar

LEXO EDHE:  Rritet numri i viktimave në shtetin fqinj/ 58 të vdekur, 2,200 të infektuar

Ndërsa shkalla e infeksioneve nuk është ende aq e lartë sa në disa vende të tjera evropiane, rritja e ka futur Gjermaninë në një situatë alarmi. Kancelarja në largim Merkel planifikon të takohet javën e ardhshme me 16 guvernatorë të shteteve të këtij vendi, për të koordinuar masat mbarëkombëtare. Parlamenti po punon për të siguruar një kuadër të ri ligjor për kufizime gjatë periudhës së dimrit.

Revista gjermane “Der Spiegel” njoftoi se ushtria po kërkon të mobilizojë rreth 12,000 ushtarë deri në Krishtlindje për të ndihmuar spitalet e mbingarkuara, për të mbështetur përpjekjet për vaksinim, testimet në shtëpitë e pleqve dhe për të ndihmuar poliklinikat në gjurmimin e kontakteve të njerëzve të infektuar.

Zonja Merkel shprehu shqetësimin rreth numrit të lartë të pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv dhe rritjen e numrit të vdekjeve, veçanërisht në rajonet me shkallë të ulët vaksinimi./voa

LEXO TE PLOTE