Connect with Us

Grabitja e dosjeve të falsifikuara për pronat në Dhërmi?/ Arrestohen dy zyrtarë dhe ndihmësi i tyre

Kronika

Grabitja e dosjeve të falsifikuara për pronat në Dhërmi?/ Arrestohen dy zyrtarë dhe ndihmësi i tyre

Publikuar

-

cna lajme kronike

Pak ditë më parë është raportuar një grabitje të dosjeve të pronave në zyrat Këshillit të Qarkut në Vlorë.

Sot, Policia ka raportuar disa arrestime, por pa i specifikuar se kanë lidhje me grabitjen apo vetëm me falsifikime.

Një operacion është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Në pranga janë vënë 3 shtetas, 2 prej të cilëve ushtronin funksione publike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe Shpërdorimit të detyrës nga persona që ushtrojnë funksion publik, pas një hetimi disa mujor, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Formulari”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:
-B. GJ., 60 vjeç, banues në Vlorë.
-K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë.
-S. D., 51 vjeç, banues në Himarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXO EDHE:  Festa e çmendur në kohë pandemie/ Policia mësyn lokalin e Ben Blushit në Korçë

Sipas Policisë, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi B. Gj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin K. M, dhe shtetasin S. D, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Bie nga lartësia e banesës/ 60-vjeçari ndërron jetë në vend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë rreth orës 17:40 të pasdites.

Shtetasi me iniciale B. Sh. raportohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar menjëherë jetë.



Ende nuk bëhet e ditur nëse 60-vjeçari ka rënë aksidentalisht apo është vetëhedhur, megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy automjete në Durrës/ Plagoset shoferi dhë fëmija i tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Xhavzotaj-Rreshbull.

Mësohet se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me një mjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin me iniciale E. B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F.K., si dhe fëmija i tij, i cili ndodhej pasagjer në makinë.

LEXO EDHE:  Denoncimi i policit “manjak”/ Përjashtohet menjëherë efektivi që kërkoi seks në këmbim të kalimit ilegal

LEXO EDHE:  Korçë/ Policia rreh barbarisht 34 vjeçarin



Dy të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në këtë aksident./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gazetari: Po lirojnë Klement Balilin

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elton Qyno, ka ngritur alarmin se Klement Balili, i dënuar për krime të rënda, po lirohet nga burgu.

Qyno tregon se ai pasi përmes disa ‘marifeteve’ arriti të ndryshojë sigurinë e burgut, ndersa pak ditë më parë ka paraqitur një kërkesë në gjykatën e Elbasanit, duke ju lutur gjyqtares Pajtime Fetahu, që t’i ulë dënimin në masën e 90 ditëve.

“Klemend Balili, i konsideruar nga mediat Greke si “Eskobari i Ballkanit”, u dënua nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, me 10 vite burgim për akuzën e “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Pavarësisht, se sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve, ky dënim duhej të kryhej në një burg të sigurisë së lartë, nëpërmjet marifeteve nga jashtë burgut, Balili, arriti të bindte gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, se ishte i sëmurë dhe duhej të vuantë dënimin në një sektor burgimi të sigurisë së zakonshme.

Balili ndryshoi sigurinë e burgut, në muajin Korrik 2021.



LEXO EDHE:  Festa e çmendur në kohë pandemie/ Policia mësyn lokalin e Ben Blushit në Korçë

LEXO EDHE:  Korçë/ Policia rreh barbarisht 34 vjeçarin

Ndërsa tashmë, sërisht që prej datës 28 Tetor 2021, ka shkuar me një kërkesë tjetër në gjykatën e Elbasanit, duke ju lutur gjyqtares Pajtime Fetahu, që t’i ulë dënimin në masën e 90 ditëve.

E sigurisht që nuk besoj të ndodhë e kundërta. Deri para Vitit të Ri, gjyqtarja do ja ketë plotësuar këtë kërkesë, Balilit.

E thoni pastaj si lirohen kaq shpejt, këta që meren me trafik droge.

Ja pra si lirohen, se nuk bëjnë shkencë jo…”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE