Connect with Us

Falsifikuan dokumentet e pronësisë së një toke në Dhërmi/ Zbardhen emrat e zyrtarëve të arrestuar

Politikë

Falsifikuan dokumentet e pronësisë së një toke në Dhërmi/ Zbardhen emrat e zyrtarëve të arrestuar

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Dy zyrtarë kanë rënë prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë, pasi akuzohen se kanë bashkëpunuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi.

Burimet bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Drejtori i Drejtorisë së Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni.

Sipas uniformave blu këta persona kanë falsifikuar formularët e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, pra formularët e tapisë si dhe formularin për regjistrimin e një trualli në Dhërmi.

Kujtojmë se vetëm 4 ditë më parë, një person i maskuar dhe i armatosur hyri zyrat e pronave të këshillit të qarkut Vlorë, duke marrë dy dosje për pronat në Dhërmi. Autori i kësaj grabitje nuk dihet ende, e po ashtu nuk ka informacione as për dosjet e grabitura. Nuk dihet ende  nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

LEXO EDHE:  Dalin detaje të reja nga atentati në Vlorë/ Viktimës i zunë pritë, ja ku u fshehën ku u fshehën

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim./CNA.al

Grabitja e dosjeve të falsifikuara për pronat në Dhërmi?/ Arrestohen dy zyrtarë dhe ndihmësi i tyre

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Albina Dede flet për situatën brenda PD/ ‘Basha është i vonuar me këto lëvizje që po bën’

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e PD-së, Albina Dede ka folur për situatën brenda selisë blu.

Në një dalje televizive, duke komentuar takimin e sotëm të Berishës në Tropojë ajo tha se i kanë bërë një pritje të jashtëzakonshme pasi sipas saj doktori i ka bërë krenar.

Për kryetarin në detyrë, Basha, ajo tha se është i vonuar me veprimet që po bën pasi shumica e demokratëve kanë thirrur Kuvendin më 11 dhjetor.

“Zoti Basha është i vonuar me gjitha këto vendime që po bën tashmë. Demokratët në shumicë e kanë marrë vendimin e tyre, për të mbledhur një Kuvend dhe për të marrë vendime dhe për të bërë mocionin ndaj Lulzim Bashës. Është një shumicë që ka firmosur dhe do që të ndahet përfundimisht nga humbjet, pazaret dhe pabesitë e Lulzim Bashës. Shumica që do të mbledhë Kuvendin më 11, është një Kuvend pa kryetar por është partia aty.



LEXO EDHE:  Vlorë/ Gjendet një person i mbytur në det

LEXO EDHE:  Kërkohej nga Interpoli/35 vjeçari arrestohet në Vlorë

Secili nga ne e vendos veten në vend të doktor Berishës, ishte emocion i jashtëzakonshëm në vendlindjen e tij. Unë e kam përjetuar kur kam qenë në fushatë përballë njerëzve të mi. Ish-kryeministrit i është bërë një pritje e jashtëzakonshme, e ka merituar këtë pritje nga zona ku ka lindur pasi ai i ka bërë krenar gjithë tropojanët. Doktor Berisha përcjell emocion, dinjitet, krenari dhe familje, doktor Berisha i ka kaluar edhe përmasat kombëtare është lideri që me punën e tij dhe vlerësimin që i bën njerëzve me vlera dhe sot është lideri më i pëlqyer në gjithë Rajonin tonë.

Gjithë analistët në korr kanë thënë që “Sali Berisha nuk mund të shkojë në Tropojë”. Është qesharake kjo që anë thënë. I them që të struken dhe mos duken më pasi doktor Berisha u prit sic pritet biri në vatrën e tij”, tha Albina Dede./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk është bravë dhe gozhdë”/ Topalli: De facto Berisha ia ka marrë partinë Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë e ashpër në reagimin e saj në drejtim të kreut të PD Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin Noë me Erla Mëhillin në Euroneës, Topalli deklaroi se veprimet e Bashës, si djegia e mandateve përjashtimi i Berishës erdhi si pasojë e procesit që ai ka të hapur në SHBA për lobimin rus.

Ajo shtoi, se për dy muaj që Berisha po mban Foltoret, de facto ia ka marrë partinë Bashës.



“Ambasadorja ka thënë se ne nuk e kemi shantazhuar. Ne e dimë që Basha ka pasur një proc të hapur për lobimet në SHBA. A i është vënë përpara dëshmia e Nik Muzinit nga pala amerikane apo jo këtë ne nuk e dimë, deri sa ai nuk flet. Mediat duhet të investigojë pse Basha dogji mandatet dhe vendimin e marrë në 9 shtator.

Partia nuk është as bravë as gozhdë. Partia është bashkim vullnetar. De facto Berisha për dy muaj i ka marrë partinë”, tha Topalli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do rithemelojmë PD”/ Baton Haxhiu “zbërthen” deklaratën e Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania tha se ish-kryeministri Sali Berisha është një njeri pa ideologji, ndaj sipas tij askush nuk e merr seriozisht këtë të fundit kur flet për prekje ideologjike të partisë.

Teksa komentoi deklaratat e ish-kryeministrit Berisha nga Tropoja se do të rithemelojë PD në një parti konservatore dhe sovraniste, Haxhiu u shpreh se në asnjë nga foltoret e tij Berisha nuk ka pasur asnjë ide dhe nuk ka shfaqur asnjë prirje ideologjike.

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Vlorë/ Digjet një sipërfaqe me ullishte

LEXO EDHE:  Kërkohej nga Interpoli/35 vjeçari arrestohet në Vlorë



Berisha nuk është as i majtë as i djathë as liberal as konservator; ai është Sali Berisha dhe variacionet e tij janë sipërfaqësore. Nuk e di nëse dikush e merr seriozisht Berishën kur flet për prekje ideologjie. Ai nuk e kupton çfarë është koncepti ideologjik. Shpjegimet i ka folklorike por bën prekje populiste”, tha analisti Haxhiu./euronews

LEXO TE PLOTE