Connect with Us

Berisha numëron “bëmat” e Ramës/ Bën paralajmërimin e frikshëm

Politikë

Berisha numëron “bëmat” e Ramës/ Bën paralajmërimin e frikshëm

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha nga qyteti i Korçës ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Berisha numëroi disa nga “bëmat” e qeverisjes së Ramës, në këto tetë vite, që sipas tij e kanë kthyer Shqipërinë shumë hapa pas.

Nga kjo qeverisje, Shqipëria u shndërrua në delen e zezë të Ballkanit.

Nga kjo qeverisje Shqipëria u shndërrua në qendër operacionale të organizatave kriminale.

Nga kjo qeverisje Shqipëria u ngjit në vendin e dytë në botë, përsa i përket korrupsionit.

Nga kjo qeverisje qytetarët paguhen rreth 30% më pak se në vitin 2013.

Nga kjo qeverisje 520 mijë shqiptarë u larguan pesë vitet e fundit nga Shqipëria.

Shqipëria sot është vendi me rrogat më të ulëta në rajon, ndërkohë që tetë vite më parë kishte rrogat më të lartë të rajonit, përfshirë këtu Bullgarinë dhe Rumaninë.

Nga kjo qeverisje humbëm Yllin tonë polar, humbëm integrimin në Bashkimin Europian.

Integrimi është interes madhor kombëtar për çdo popull, por dy herë më shumë për ne, sepse ne e kemi pasur shumë të dhimbshme historinë. Kemi jetuar në mjegullnaja të gjata pushtimi.”-tha Berisha.

Por, gjithashtu Berisha bëri edhe një paralajmërim të fortë, ndërsa theksoi se nëse Rama do të vazhdojë të qeverisë vendin, integrimi I Shqipërisë në BE do të bllokohet përfundimisht.

Nëse Edi Rama do të vazhdojë të qeverisë vendin, do shkojmë drejt bllokimit përfundimtar të integrimit në BE. E them me bindjen më të thellë, sepse Europa për të na afruar ne krijoi procesin e Berlinit. Ishte një proces i madh. Por gangsterët e Ballkanit krijuan mini-shengenin. E krijoi Vuçiç sepse e di që për atë dyert e Europës janë të mbyllura, se ai është një kryeministër doktrinat i genocidit”-deklaroi Sali Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Zhvillime në PD/ Basha bën lëvizjen e papritur

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë pasditen e sotme në selinë blu kryesinë e grupit parlamentar.

Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 18:00. Menjëherë pas përfundimit Basha pritet të mbajë një deklaratë për mediat.



Kjo lëvizje nga ana e tij vjen në një moment kur shumë anëtarët të FRPD, i kanë dalë kundër duke u bashkuar me ‘foltoren’ e organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?/ Nard Ndoka ‘parashikon’ dështimin e 4 të Bashës

Publikuar

-

Nga

SHBA e shpalli “Non Grata”/ Nard Ndoka i del në mbrojtje Berishës: Do mbetet gjithmonë burrë shteti!

Kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka mendon se nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin tani, Rama do të fitonte bindshëm.

Në një intervistë për Dritare Tv, Ndoka tha se Basha u ka shpallur luftë të gjithëve, ndaj kjo përkthet në fitore për Ramën.



“Nuk ishte një vendim i thjeshtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ishte një vendim i drejtë, sepse zgjedhjet lokale në 2019 ishte moniste, pa garë, ishin kushtet e një grushti shteti. Kësisoj e gjykoj se ishin zgjedhje antikushtetuese. Kjo ishte edhe një goditje për vetë Bashën, sepse gjithmonë është shprehur se ‘zgjedhjet lokale i bëj kur të dua unë’. Është mirë që të kemi zgjedhjet lokale në kohën e tyre. Nëse zgjedhjet do të ,mbaheshin tani, Rama do të kishte një fitore spektakolare. Tani nuk kemi më një opozitë të bashkuar, Basha u ka shpallur luftë të gjithëve dhe kjo përkthehet në fitore të Ramës”, tha Ndoka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po na bëjnë dërr dërr me teori koti”/ Ylli Manjani ka një thirrje për mbështetësit e Bashës

Publikuar

-

Nga

Ylli Manjani ka dalë ditën e sotme një thirrje ndaj mbështetësve të Lulzim Bashës, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë dalë njëri pas tjetrit me deklaratat e tyre kundër FRPD dhe LDG.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manjani shkruan se mbështetësit e Bashës mos dalin me teori koti, por t’i kërkojnë kryeopozitarit të mbledhë forumet, për të diskutuar krizën e brendshme.

Postimi i plotë i Manjanit:

Këto demokratët e Lulit, që vetëm në facebook i njohim, mos na bëjnë dërr dërr me teori koti, por ti thonë Bosit të tyre të mbledhë forumet. Të marrin vendime politike si qytetarë civile dhe jo si ushtarë të Duçes. As si nxënës të Enverit.

Të mbledhin forumet e të debatojnë sa të duan me njëri tjetrin. Të marrin vendime dhe të na tregojnë ne të tjerëve se kush është shumica.

Tangërlleqet me shprehjet fashiste “unë vendos”, apo “nuk lejoj forumet e partisë të mblidhen”, apo me “llum antiamerikë”, apo “llum tranzicioni”, janë luks i tepruar për vendin që ka nevojë ulëritëse për opozitë.

Në momentin që flasim, Lulzim Basha është autor i këtyre frazave autokratike të tipit fashist, si dhe nismëtar i disa nismave ligjore me natyrë marksiste e komuniste.



Sigurisht, jo vetëm që nuk e ndjekim më në këtë pisllëk politikë që bën, por jemi të interesuar që të shporret një orë e më parë nga drejtimi i PD sepse mund t’i sjellë dëm edhe më të rëndë vendit, me idetë komunisto populiste që artikulon.

Një PD me ide komuniste të drejtim u shoftë sa më shpejt!

Nëse Luli dhe të tijët, mendojnë se përfaqësojnë PD me këto ide, kanë barrën të na tregojë që janë shumica e asaj partie.

Ata që dërrdërrllojnë në FB se Luli u zgjodh nga anëtarësia, ju them se për Të ka votuar edhe Berisha.

Tani me Berishën dhe me mbështetësit e Tij përballë, duhet të na e provojnë se janë shumica. Rregulli civil e demokratik e vendos këtë barrë llogjike. Sundimi autokratik jo.

Ja kaq e thjeshtë është.

Të tjerat janë dërrdërrllëqe, që s’ja kemi ngenë të merremi me ta./CNA.al

LEXO TE PLOTE