Connect with Us

Yuri Kim, sërish në zyrën e Bashës/ Zbulohen zyrtarët e lartë amerikanë në krah të saj

Politikë

Yuri Kim, sërish në zyrën e Bashës/ Zbulohen zyrtarët e lartë amerikanë në krah të saj

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, do të shkojë sërish në zyrën e kreut të PD-së në detyrë Lulzim Basha.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 15.00 dhe Kim do të jetë e shoqëruar nga disa zyrtarë të Kongresit Amerikan, si Robert Karem, senator Mc Connell. Paul Grove, Mike Levine, Alex Marc Farlane dhe Tobei Arai.

LEXO EDHE:  Koalicion Basha-Kryemadhi?/ Ja çfarë mendon Besnik Mustafaj

Nuk dihet tema e bisedës, por së fundmi është lakuar masivisht se Lulzim Basha e përjashtoi ish-kryeministritn Sali Berisha nga grupi parlamentar, në këmbim të mbylljes së hetimeve ndaj tij për çështjen e lobimeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Demokratët duan të hakmerren ndaj Bashës”/ Patozi: Foltorja mund të triumfojë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi, ish-koordinator i Bindjes Demokratike, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, ku po flitet për situatën në PD.

I pyetur se kë mbështesin më shumë demokratët, ai tha se Berishën, dhe kjo për disa arsye, por që sipas tij, beteja mes të dyve, po bëhet për karrigen dhe nuk është parimore.

“Unë mendoj se nëse do kishte një betejë, foltorja do fitonte. Në rrafshin politik, Berisha ka më shumë mbështetës. Ka njerëz të mbledhur për shumë arsye. Kat ë pakënaqur, ka që duan hakmarrje ndaj Bashës, ka të mërzitur, ka idealistë etj,.

LEXO EDHE:  Funksionimi i Kushtetuses/ Kim bën bilancin e dosjeve të shqyrtuara: Do ju mbështesim

LEXO EDHE:  “Ne do hyjmë në këto zgjedhje si një alternativë e tretë”/ Patozi: Jemi krijuar për një alternativë më të mirë për vendin



Por tek e fuindit duhet thënë që kjo nuk është një betejë parimore, por personale qartazi për fronin e PD”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nishani i nxjerr mashtrimet Bashës/ Tregon çfarë do të prodhojë Kuvendi Kombëtar

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar situatën brenda PD, ndërsa ka folur edhe për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një intervistë për Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Nishani duke renditur premtimet e pambajtura të Bashës për proceset zgjedhore, u shpreh se Kuvendi do të vendosë se kush do e drejtojë PD.

Sipas tij, fuqia e Kuvendit është aq e madhe sa mund të shkrijë edhe partinë.



Basha tha që nuk do ketë zgjedhje vendore, zgjedhjet u zhvilluan. Basha tha që do bëhen së bashku me zgjedhjet e përgjithshme, që nuk u bënë. Ndryshimet statutore duhet të funksionojnë për mënyrën se si duhet të funksionojë PD.

Nëse ndryshon statutin dhe miratohen ndryshimet, që nga dita dy veprohet nga ato vendime që merren nga Kuvebdi Kombëtar. Nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e Bashës, bëhet. Kuvendi ka fuqi edhe të shkrijë partinë fare. Kuvendi e vendos në statut edhe kush e drejton partinë. Ska të drejtë gjykata të hyjë në jetën politike, nuk ka asnjë të drejtë.

Kuvendi duhet të marrë vendimet e  veta”, tha Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A ka ndryshuar qëndrimi i Vuçiç ndaj Kosovës?/ Rama refuzon ta komentojë: Do ishte spekulim

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv nga Beogradi, ka folur për nismën ‘Ballkani i Hapur’, ndërsa u pyet edhe nëse ka ndryshuar qëndrimi i Vuçiç për Kosovën.

Ky i fundit në vitin 2015 do të deklaronte se Kosova është shtet i pavarur, por kryeministri shqiptar ka refuzuar ta komentojë, pasi umund te merej si spekulim.

Ai tha se rruga e dialogut, është e vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje.



“S’është e lehtë, por është e vetmja rrugë, është në interes të popullit shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri, t’i hyjnë kësaj rruge me gatishmëri dhe vullnet për t’ia dalë dhe për të marrë atë që i takon.”-tha Rama.

Sa i përket qëndrimit të SHBA që mbështet ‘Open Balkan’ duke kërkuar praninë e 6 shteteve, Rama e komentoi duke thënë se këto 6 shtete është mirë të bashkohen.

“Kjo s’do të thotë që ne të mbyllim derë edhe të presim që të tjerët të vijnë, dhe të hapim derën bashkarisht, dera është e hapur, por askush s’është i detyruar.”-tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE