Connect with Us

Veprime skandaloze të tifozerisë polake, Artan Hoxha: Polakët kanë goditur me stola tifozët shqiptarë

Kombëtare

Veprime skandaloze të tifozerisë polake, Artan Hoxha: Polakët kanë goditur me stola tifozët shqiptarë

Publikuar

-

Tifozët shqiptarë bënë xhiron e mediave polake apo edhe të shteteve të tjera për hedhjen e shisheve në fushë, duke e quajtur sjelljen skandaloze. Por në “Air Albania” ka pasur edhe një tjetër anë të medaljes. Artan Hoxha zbulon në emisionin “Skaner” në “MCN TV” faktin se tifozët polakë kanë goditur me çfarëdo objektesh tifozët shqiptarë, e madje edhe me stola. Më shumë se 15 ulëse në tribunën e tifozëve të Polonisë janë të dëmtuar.

“Isha sot për ta parë më qartë. Në vendin e ngjarjes gjtihmonë gjenden gjurmë. Në pjesën e tribunës ku ishin tifozët e skuadrës polake ishin të dëmtuar më shumë se 15 stola. Pjesa tjetër e stolave të dëmtuar ishin në anën e TKZ. Nëse do e krahasojmë dëmin me derbin Partizani-Tirana nuk ka të krahasuar, në derbi ishin 180 stola. Stadiumi jonë ëshjtë shumë I mirë, funskional me pamje visive fantastike. Problemi është faktori njerëzor.

Tifozët polakë janë nga tifozët më të dhunshëm në botë. Janë të papërballueshëm. Ne nuk përballemi dot fizikisht trup më trup me ta. Ata i kanë goditur tifozët tanë me cfarë kanë dashur, madje edhe me sedilje që përpara se të hidheshin shishet në fushë. Plisat nuk kanë pasur shishe ujë, por kanë pasur gota birre pafund”, Artan Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Kombëtarja e Shqipërisë fluturon drejt Londrës, në mbrëmje “shkel” në Wembley…

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Shqipëri pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit, ndërkohë që sot pasdite mbërrin në Londër, ku do të zhvillohet konferenca dhe seanca stërvitore përpara ndeshjes.

Në kryeqytetin anglez, ekipit tonë kombëtarë do t’i bashkohet edhe Armando Broja, që sipas lajmeve të fundit është rikuperuar në një masë të madhe dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja, i cili gjithsesi nuk e ka në plan për ta aktivizuar që nga minuta e parë.



Sipas testeve të fundit, në formacionin e mundshëm, me skemën e pandryshueshme 3-5-2, në sulmin kuqezi në “Wembley” do të jetë i përhershmi Sokol Cikalleshi dhe në krah tij, në mungesë edhe të Rei Manajt, do të jetë Myrto Uzuni.

Në mesfushë mendohet të jetë Bare, Bajrami dhe Gjasula, për të zbritur më pas në repartin e mbrojtjes, ku në krahë pritet të jenë Hysaj nga e djathta dhe Lorenc Trashi nga e majta. Sa i përket qendrës, në mungesë të Berat Gjimshitit, pritet të jetë Ismajli, Kumbulla dhe Veseli, që do të zëvendësojë mbrojtësin e Atalantës, duke qenë se edhe në ndeshjen e kaluara ka bërë një paraqitje të mirë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Doka fshin këpucët e Cikalleshit, Bare e ka me Roshin. Kuqezinjtë, në humor para Anglisë

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka mbyllur me seancën e sotme stërvitore përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, para udhëtimit drejt Britanisë së Madhe gjatë ditës së premte. Kuqezinjtë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Reja i cili po i jep dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e të premtes në ”Uembli”.

Kuqezinjtë duken në humor para kësaj sfide, edhe pse ajo është e një shkalle vështirësie shumë të lartë. Kjo shfaqej qartësisht në videon e publikuar nga FSHF, ku shiheshin lojtarët që nuk kursenin batutat me njëri-tjetrin edhe mes ushtrimeve të nxemjes.

Që në fillim shfaqej Doka teksa pastronte këpucët e Cikalleshit, nga i cili priten golat kuqezi, ndërsa bare sinjalizonte kameramanin që të filmonte Roshin dhe përgatitjet e tij të veçanta. Gjithçka duket se po shkon mirë dhe për momentin nuk ka njoftime për dëmtime të lojtarëve me përjashtim të atij të Brojës i cili do të mungojë kundër “tre luanëve”.



 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Caktohet arbitri që do vendosë drejtësi në ndeshjen Angli-Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Ndeshja Angli-Shqipëri, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës do të arbitrohet nga një katërshe gjermane. Kjo sfidë e cila është e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”, do të arbitrohet me kryesor Feliks Zuajer. 40-vjeçari gjerman i cili mban dhe stemën e FIFA-s ka vendosur drejtësi në disa duele ku së fundmi ka arbitruar në ndeshjen e Champions-it ku Interi luajti në transfertën e Tiraspolit ndaj Sherifit më 3 nëntor.

Asistent i parë i takimit të Shqipërisë dhe Anglisë do të jetë Marko Ashmyler, asistent i dytë do të jetë Jan Sidel dhe arbitër i katërt pritet të jetë Sven Jablonski. Në VAR do të jetë Bastian Dankert dhe në AVAR, Majk Pikel. Vlen të theksohet se zyrtar i FIFA-s, do të jetë ish-arbitri dhe ish-dizenjatori i polemikave të shumta në Serinë A, italiani Nikola Ricoli i cili do të jetë dhe si vëzhgues i ndeshjes. Ndërsa delegat i sfidës pritet të jetë rumuni Feliks Grigor.

ARBITËR – FELIKS ZUAJER (GJERMANI)

ASISTENT I PARË – MARKO ASHMYLER (GJERMANI)

ASISTENT I DYTË – JAN SIDEL (GJERMANI)



ARBITËR I KATËRT – SVEN JABLONSKI (GJERMANI)

VAR – BASTIAN DANKERT (GJERMANI)

AVAR – MAJK PIKEL (GJERMANI)

VËZHGUES I NDESHJES – NIKOLA RICOLI (ITALI)

DELEGATI I NDESHJES – FELIKS GRIGOR (RUMANI)

LEXO TE PLOTE