Connect with Us

Venecia hedh poshtë pretendimet e Bashës/ Olli: Dhuroi të gjithë pushtetin vendor

Politikë

Venecia hedh poshtë pretendimet e Bashës/ Olli: Dhuroi të gjithë pushtetin vendor

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Draft-opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit të vitit 2019 se rruga e ndjekur për zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë e duhura dhe brenda kuadrit kushtetues.

Pas publikimit të përgjigjes nga Venecia, ka ardhur një reagim edhe anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se “Edhe pse nuk kishte absolutisht asnjë mundësi për tjetër opsion për braktisjen e zgjedhjeve vendore dhe dhurimin edhe të gjithë pushtetit vendor, Venecia riqartëson, përfundimisht, këtë fakt! Zgjedhjet e 2019 ishin në rrugën e duhur”.

Më tej, Olli ka publikuar një pjesë të draft-opinionit të Komisionit të Venecias, ku ajo që theksohet është se rruga e ndjekur për zgjedhjet e 30 qershprit ka qenë e duhura dhe brenda kuadrit kushtetues.

Pjesë nga draft-opinioni i “Venecias”:

Opinioni në përgjigje të kërkesës së GJ. Kushtetuese në kuadër të gjykimit më kërkues Shoqatën e Bashkive (V.Ademi)

Në përmbledhje draft opinioni mban këto qëndrime:

LEXO EDHE:  Meta kërkesë urgjente Ruçit/ Të takohemi sa më shpejt

– Gjykata Kushtetuese (GJK) nuk ka kompetencë të shqyrtojë pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

– E drejta e partive të marrin pjesë në zgjedhje nuk është detyrim; bojkoti nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të justifikojë cenimin e periodicitetit të zgjedhjeve; bojkoti nuk mund të kthehet në leve të partive për të bllokuar zgjedhjet;

– e drejta e qytetarëve për të votuar nuk mund cenohet as me justifikimin e pluralizmit

– sipas op. 2019 – Presidenti nuk ka të drejtë të shtyjë zgjedhjet në kushtet e mungesës së bazës ligjore; në këto raste gjykata kushtetuese mund të konsiderojë shtyrjen e zgjedhjeve si antikushtetuese;

– vendimi i kolegjit zgjedhor që konstaton pavlefshmërinë dekretit të PR për shtyrje zgjedhjesh dhe pse s’është objekt shqyrtimi në GJK nuk mund të nënvlerësohet e të mos konsiderohet.

Pra dhe njëherë K.Venecias konfirmon se rruga e ndjekur për 30 Qershorin ishte e duhura!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foto-Berisha dhe Basha live në të njëjtën kohë/ Kush dominon në shikueshmëri

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha ka dështuar sërish me nismën e tij për të tërhequr vëmendje. Në seancën e sotme maratonë në Kuvend, Basha doli për tu përballur me Edi Ramën në orën 17:00, orë kjo kur edhe ish kryeministri po mban Foltoren e tij me demokratët në Fushë Krujë.

Si çdo dalje tjetër, edhe sot Basha dhe Berisha kanë pasqyruar fjalën e tyre në rrjetet sociale.

E në fakt nuk kishte se si të ishte ndryshe. Nga një monitorim që CNA.al bëri në faqen zyrtare të Bashës dhe Berishës, rezultoi se ish kryeministrin e ndiqnin live 2800 persona, 218 të tjerë e kanë shpërndarë si video, ndërsa 1400 të tjerë kanë reaguar.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Shtyhet afati i Komisionit Hetimor

LEXO EDHE:  “Kemi mirëkuptim për lista dhe program të përbashkët”/ Mediu flet pas takimit me Bashën



Ndërsa në të njëjtën kohë, Bashën e ndjekin vetëm 733 persona, 58 të tjerë kanë shpërndarë videon e kreut të PD dhe 429 kanë reaguar me “like” në videon e tij.

Edhe pse Rama i jep Lulit shpresë, duket se Luli ka marrë fund. Atë nuk e ndjek më asnjë demokrat dhe braktisja e tij duket gjithmonë e më shumë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do ikë pas Bashës/ Evi Kokalari i bën gati dhuratën Agron Gjekmarkajt

Publikuar

-

Nga

Nga ‘Foltorja’ e Fushë Krujës aktivisja Kokalari, duke iu përgjigjur deklatave të deputetit Agron Gjekmarkaj, tregoi se këtij të fundit do t’i bënte një dhuratë.

Ndërsa sa i përket akuzave për Grida Dumën, se është xheloze për të, ajo tha se nuk ka xhelozi për njerëz të pamoralshëm.

“Për Grida Dumën më kanë akuzuar se jam xheloze. Por nëse unë kam xhelozi për një njeri që unë personalisht e quaj jo të pastër dhe të pamoralshme, këtyre njerëzve u ka ikur mendja vendit. Doja të flisja dhe pak për individë si Gjekmarkaj dhe Mërtiri, që qenkan pedagogë në fakultete. 



LEXO EDHE:  Sherri me shokët e skuadrës, reagon Boldor: Ja si qëndron e vërteta

LEXO EDHE:  Sherri me shokët e skuadrës, reagon Boldor: Ja si qëndron e vërteta

Më bën çudi si prindërit çojnë fëmijët t’i edukojnë këta individë. Më vjen mirë që Gjekmarkaj do të ikë kur z.Berisha të bëhet kryetar i PD dhe kur të ikë kam një dhuratë për të, që ai do ta kuptojë shumë mirë, një shishe bosh. Se mua më konsideroi si një shishe që rashë nga qielli dhe asnjë s’po e kuptohet për ça duhesha”, tha Kokalari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Le të shkatërrohet PD-ja”/ Evi Kokalari ‘kryqëzon’ Grida Dumën pas deklaratave

Publikuar

-

Nga

Aktivistja Evi Kokalari nga ‘Foltorja’ e Fushë Krujës u shpreh se PD u themelua nga burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari dhe po shkatërrohet nga Lulzim Basha e Gazment Bardhi.

Kokalari dënoi sërish deklaratat e një ditë më parë në Kryesinë e PD, duke theksuar se ajo që ka shprehur Grida Duma për shkatërrimin e PD, është shqetësuese.

“ Dua të fokusohem te ngjarjet e djeshme, individë të Kryesisë kanë thënë gjëra shqetësuese. Grida Duma ka thënë se në 18 dhjetor PD është ose e Bashës, ose PD shkatërrohet. S’e di për këtë PD flet Grida Duma që do ta shkatërrojë. Nse ajo mendon se do t’ju shkatërrojë ju, anëtarët e PD, është një gabim shumë i madh. I kujtoj Grida Dumës se PD-në e themeluan burra si Sali Berisha dhe Azem Hajdari e duan ta shkatërrojnë burra si Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Shtyhet afati i Komisionit Hetimor

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ Vasili: Faqja e zezë e Edi Ramës



Analistët e Edi Ramës, Mero Baze dhe Batoni janë duke i ardhur në ndihmë Lulzim Bashës. Kaq duhet të dini që Lulzim Basha duhet të ikë. Sot në Parlament, Salianji kishte një sjellje tepër ofenduese për një deputet të PD. Kishte arrogancë, fjalor të shëmtuar kundrejt një individi tjetër pak rëndësi ka se i përket PS, apo jo, duhet rë ruajmë etikën. S’e di pse Salianji trashi zërin, nëse donte të tregointe që ishte burrë dhe po bënte opozitë, apo ishte nga stresi që e ka kapur Kryesinë e PD këto ditët e fundit”, u shpreh Kokalari. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE