Connect with Us

“Të mashtruar dhe mashtrues”/ Ish-kreu i PD: Jeni të pacipë, gënjyet demokratët

Politikë

“Të mashtruar dhe mashtrues”/ Ish-kreu i PD: Jeni të pacipë, gënjyet demokratët

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar pas publikimit të draft-opinionit të Komisionit të Venecias, sipas të cilit zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 ishin brenda kuadrit kushtetues.

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shkruan se mori fund historia maratonë e mashtrimit për zgjedhjet vendore.

Elezi thekson ata që e vuajten drejtpërdrejt tashmë e kanë të lehtë ta kuptojnë itinerarin disa vjeçarë të mashtrimit nga kupola e pacipë “drejtuese” e PD.

Të mashtruar dhe mashtrues !

Mori fund edhe historia maratonë e mashtrimit për zgjedhjet vendore te 2019.

– Në maj 2019, ju thanë që s’do i lejojmë dhe janë të pavlefshme.

– Në korrik 2019, ju thanë që do ribëhen ne 13 Tetor 2029 sipas dekretit Likes.

– Në 14 Tetor, ju thanë se do mbahen në Pranverën e 2020.

– Në Pranverën e 2020, ju thanë që do mbahen në 2021 se bashku me zgjedhjet parlamentare.

– Në mars të 2021, ju thanë që të fitojmë qëndroret se lokalet janë kollaj.

– Pas humbjes së 2021 ju thanë përsëri pa pikë turpi se do ribëhen zgjedhjet lokale në pranverën e 2022.

– Këto ditë u mbyll kjo temë dhe mashtrimet idiote, por edhe te mashtruarit ta flejnë mendjen.

– Ata që e vuajten drejtperdrejt tashmë e kane të lehtë ta kuptojnë itinerarin disa vjeçarë të mashtrimit nga kupola e pacipë “drejtuese” e PD.

– Drejtuesit lokal që i shërbyen skemës mashtruese jane edhe më të pacipë se kupola, pasi mashtronin çdo dite me gjithefare lloj rrenash antarësine e PD. Të qorruar për pushtet këta në të njëtën kohë ishin edhe të mashtruar (si fabula e luanit me gjahtarin).

– Demokratëve të mashtruar, që deri para pak kohësh votuan dhe bërtisnin për Lylin që i nxorri në rrugë, duhet me jua kujtu shpesh historinë e gomarit andërr.

– Demokratë këta të pacipë që ju kanë mashtruar deri dje, sot do gjejnë një mashtrim tjetër, si psh amerikanizmin me të cilin s’kanë asnjë asnjë lidhje.”-shkruan Ibsen Elezi./CNA.al

Venecia le Metën e Bashën me gisht në gojë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD u dobësua dhe përça nga arroganca”/ Kulluri: Kuvendi, provimi më i vështirë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri komentoi zhvillimet e fundit në selinë blu.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai u shpreh se PD është përçarë dhe dobësuar nga arroganca dhe hipokrizia.

Kulluri e vë theksin tek rëndësia e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, i cili sipas tij do të jetë provimi më i vështirë për PD.

Te dashur miq! Mjafton te ndiqni deklaratat e djeshme ne PD per te kuptuar ne c’pike jemi! Katastrofe!

Kryetare Komisioni Apelimi pa anetare dhe ish Kryetare pa anetare qe debatojne per Komisionin qe merr vendime per vlefshmerine statutore te vendimeve!

Drejtues Forumesh me mandat te skaduar shkarkohen nga Kryetari pse i jane bashkuar Kuvendit te 11 dhjetorit! Basha kujtohet tani per zgjedhje te reja, nderkohe vete drejtuesit e Forumeve nuk kujtoheshin per te bere zgjedhje!



Nenkryetari i PD qe ankohet per “emerimet e Bashes” ne Kryesi pa ju nenshtruar gares, qendroi 8 vjet i emeruar ne ate pozicion!

Dhe deri para 2 muajsh brohorisnin “perpara me Lulzim Bashen” a thua se nuk kane qene aty duke legjitimuar cdo marrezi autokratike te nje aventurieri qe tashme drejton nje parti me 20% te delegateve te Kuvendit dhe PD!

Por ka ca te tjere qe vazhdojne e mbrojne deshtimet e njepasnjeshme dhe vendimet personale te nje kryetari qe e drejton PD si biznesin e tij!

Kriza e PD nuk eshte krize individesh por krize sistemi e hipokrizie! Vetem instalimi i demokracise se brendshme permes rregullave te qarta e zbatimit te tyre na nxjerr nga kjo “humnere morale”!

Partine e parcan dhe dobeson arroganca dhe hipokrizia!

Ndaj Kuvendi dhe zgjedhjet e reja do jene provimi me i veshtire i Partise Demokratike! As pasionet e as shpagimet nuk jane zgjidhja por sjellja ne respekt te memories dhe kurajoja per te pare perpara na cojne drejt ringritjes, perndryshe do sillemi rreth e qark pa dale nga vorbulla e deshtimeve”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ke asnjë kontribut në PD, u bëre direkt deputete”/ Qytetarët “masakrojnë” Pampurin

Publikuar

-

Nga

Deputetja Oriola Pampuri, e dalë nga kazani i kunatit dhe familjes ka mbështetur Lulzim Bashën, sa i takon uzurpimit të FRPD dhe Lëvizjeës Demokratike të Gruas.

Oriola Pampuri, e cila nuk ka asnjë lidhje apo kontribut në PD, përvecc mandatit apo karriges së dhënë nga Luli ka reaguar në një postim në rrjetin social Facebook, ku shkruan se nuk ka asgjë antidemokratike në vendimin e Bashës për të zgjedhur Kryetaren e re të LDG dhe strukturat inekzistente drejtuese të Lidhjes.

Por mungesën e kontributit në parti ja kanë vënë në dukje edhe  qindra demokratë, të cilët e kanë “kryqëzuar” në komente.

Një qytetar, i shkruan se gjëja minimale që duhet të bëjë është të hesht. “Ju lutem, ju qe u emeruat deputete ne Pd pa asnje lloj kontributi,te pakten heshtni kur nuk keni kurajo te reagoni ndaj shkeljeve te nje pas njeshme te statutit”, shkruan qytetari.

Një tjetër komentues i shkruan se kthesa e madhe për demokratët do vijë në 11 dhjetor dhe Pampuri e cila ska kontribut do të dalë jashtë partisë.



Flet ti qe erdhe ne PD direkt deputete … sikur te kishe kontribuuar ne PD sa 1 e mijta e kontributit te Albana Vokshit ndoshta do te te degjonim. Jeni shkeputur fare nga realiteti i elektoratit. Kapet kupolen e partise dhe ju duket vetja perendi. Turp t’ju vije qe po e shkaterroni PD, moret ne qafe demokratet me paaftesine dhe megalomanine tuaj.

Ne 11 Dhjetor do te vije kthesa e madhe dhe shpresa per demokratet”, shkruan komentuesi.

Një tjetër komentues i shkruan se ajo duhet të largohet bashkë me Bashën me argumentin se kanë tradhtuar shqiptarët për interesat e tyre personale.

Nuk te vje turp me fol budalleqe ik bashk me Bashen dhe ti Se nuk esht partia e 5 personave ik dhe ti ne shtepi! Tradhtoni votat e popullit per interesa tuja!”, shkruan komentuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vendimi për zgjedhje është nul”/ Anëtari i FRPD: Basha po vepron për interesa personale

Publikuar

-

Nga

Kriza në selinë blu ka prekur edhe forumin rinor.

Kreu i FRPD Belind Këlliçi, kundërshtoi vendimin e kryetari Lulzim Basha për të bërë zgjedhje të reja, por ky i fundit ka vendosur të mos tërhiqet. Basha ka nisur procedurat për çeljen e garës, vendim që ka sjellë reagimin e të rinjve.

Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV, Eden Kollçinaku, anëtar i kryesisë se FRPD-së deklaroi se për këto zgjedhje ishte diskutuar më herët por nuk ishte marrë asnjë vendim.

Sipas tij pas ngjarjeve të ndodhura brenda PD dhe përçarjes së saj pas largimit të Berishës nuk e pa e udhës që të vijohej me këto zgjedhje.

Ndër të tjera Kollçinaku teksa e cilëson si nul vendimin e Bashës për mbajtjen e zgjedhjeve shprehet se e gjithë kjo po bëhet për interesa personale të Bashës për të hequr Këlliçin pasi ky i fundit deklaroi se do merrte pjesë në foltoren e Berishës.



Ditët e fundit është diskutuar se do bëhej një garë mirëpo është kthyer më pas duke mos u arritur në një vendim pas largimit të Bberishës dhe në këto kushte FRPD nuk mund të mbante zgjedhje, nuk mund të vazhdohej në një situatë të tillë në një përçarje të madhe që po ndodh brenda PD.

Ky veprim po bëhet për çështje të interesave personale. Në bazë të statutit zgjedhjet vendosen nga një grup pune dhe jo nga kryetari i PD. Kjo sjell një problem pasi i gjithë vendimi është marrë personalisht nga Basha dhe nuk është diskutuar me asnjë. Më herët është diskutuar por vendimi nuk ishte marrë sepse situata ishte e tillë pas ngjarjes së përjashtimit të Berishës.

Këto zgjedhje po bëhen për interesa personale të Bashës për të hequr Këlliçin pasi ai deklaroi se do merrte pjesë në foltoren e Berishës. Dje në takimin e forumit 100% kanë firmosur deklaratën se vendimi i Bashës është nul“, tha ai.

I pyetur se çmendim keni për foltoren e zotit Berisha dhe kërkesën e tij për mbledhjen e kuvendit kombëtar dhe pse të mos mbahen dhe këto zgjedhje të forumit, Kollçinaku tha se: “Këtu ka një kleçkë të vogël pasi kjo është nul sepse është një status në Facebook se Partia Demokratike nuk ka komunikuar lidhur me zgjedhjet me forumin rinor, nuk është vendim, por një status nul në Facebook. Nëse Berisha mbështetet dhe plotëson kuotat kuvendi i Berishës mund të mbahet. Unë jam pro./CNA.al

LEXO TE PLOTE