Connect with Us

Shqipëri-Poloni/ Në Serbi kapin detajin që nuk e vuri re askush! Kërkojnë dënim…

Kombëtare

Shqipëri-Poloni/ Në Serbi kapin detajin që nuk e vuri re askush! Kërkojnë dënim…

Publikuar

-

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë tërhoqi një vëmendje të madhe, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Incidenti me hedhjen e shisheve në “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni ka bërë xhiron e botës dhe FIFA ka paralajmëruar se do të marrë masa, megjithatë ka pasur edhe nga ata që kanë përfituar nga ky rast.

Dueli i kuqezinjve nuk u ka shpëtuar as syrit serbëve, të cilët menjëherë kanë nisur edhe ankesat.”Kurir” dhe “Blic” dy gazetat më të mëdha në Serbi kërkon dënim nga UEFA, teksa sipas tyre një flamur me shkrimin “FCK SRB” është ngritur në “Air Albania” gjatë ndeshjes.

Media në fjalë nuk kursehet aspak për sjelljen e tifozëve shqiptarë, të cilët i cilëson si huliganë që bënë gjithçka të mundur për ta lënë në hije ndeshjen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Fitorja është detyrim, bastet favorizojnë Shqipërinë ndaj Andorrës

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës. Kuqezinjtë presin në “Air Albania”, Andorrën dhe takimi do të nisë në orën 20:45 e do të luhet pa tifozë për shkak të dënimit nga UEFA.

Kombëtarja e ka për detyrë që të marrë fitoren ndaj Andorrës për të blinduar vendin e 3-të, por edhe për të rikthyer qetësinë pas humbjes turpëruese 5-0 nga Anglia. Bastet favorizojnë shumë kuqezinjtë që në këtë ndeshje e kanë koefiçentin e fitores 1.22, barazimi 6.5 dhe fitorja e Andorrës është kuotuar 13.



Në letër Shipëria është shumë favorite dhe këtë gjë duhet ta tregojë edhe në fushën e lojës për të evituar suprizat që mund të sjellin jo pak probleme si dhe të blindojë vendin e 3-të.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shqipëri e improvizuar/ Fitorja ndaj Andorrës për vendin e tretë dhe rekordin historik

Publikuar

-

Nga

Me shumë mungesa, me një stadium të boshatisur dhe pas një humbjeje të papritur, Shqipëria do të kërkojë ta mbyllë me fitore edicioin e këtyre kualifikueseve të kampionatit botëror.

Në “Air Albana” do të zbarkojë Andorra, një kundërshtare që në letër konsiderohet inferiore dhe që fitoren kuqezinjtë mund ta konsiderojnë një lloj autokritike, pas disfatës 5-0 në Wembley.

Trajneri Reja duhet t’i bëjë llogaritë pa shumë titullarë, të cilët për shkak dëmtimi dhe kartonësh nuk do të jenë të disponueshëm. Nga minuta e parë në portë pritet që të luajë sërish Strakosha, i cili do të ketë para tij në mbrojtjen me tre një repart të improvizuar. Pa Kumbullën, Gjimshitin, Ismajlin dhe Veselin, trajneri italian pritet që t’u besojë Mihajt, Dermakut dhe Hoxhallarit.

Nga krahët, Hysaj shihet si i pazëvendësueshëm, ndërsa në krahun tjetër Lenjani është favorit për të marrë një fanellë titullari.



Ramadani dhe Laçi me shumë mundësi të jenë muskujt e mesit të fushës, ndërsa Bajrami me shumë gjasa do të ketë për detyrë të jetë “truri” i skuadrës në këtë përballje, duke marrë për të dytën ndeshje radhazi besimin për ta nisur si titullar.

Në sulm, sikur të mos mjaftonte Broja i dëmtuar apo Cikalleshi i pezulluar, edhe Bekim Balaj nuk është stërvitur në seancën e fundit. Në të tilla rrethana pritet të luajnë nga minuta e parë Uzuni dhe Seferi, me sulmuesin e Tiranës që është bashkuar në orët e fundit me skuadrën përfaqësuese.

Me një ekip të ndryshuar në pjesën më të madhe Shqipëria kërkon një fitore që duhet për të ruajtur vendin e tretë në grup dhe për arritur kuotën rekord të 18 pikëve.

komb

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Super Kosova, Rrahmani barazon rezultatin dhe Dardanët i marrin pikë Greqisë (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Kosova ka mbyllur eliminatoret e Botërorit 2022 me një barazim të rëndësishëm për moralin në fushën e Greqisë. “Dardanët” barazuan me rezultat 1 – 1 me helenet.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, me grekët që dominuan gjatë pjesës së parë. Ishte Masouras që kaloi në epërsi Greqinë pas një asistimi të bukur nga Pekas (44′).

Pas golit të pesuar, në 45-minutëshin e dytë, Kosova ishte tjetër skuadër duke rrezikuar më shpesh. Një asistim mahnitës nga Edon Zhegrova, gjeti kapitenin Amir Rrahmani që tundi portën e grekëve (76′).



Kosova e mbyll këtë aventurë në Kupën e Botës me 5 pikë në fundin e tabelës, ndersa Greqia u rendit e treta me 10 pike.

GREQI-KOSOVË 1-1
44′ Masuras / 76′ Rrahmani

LEXO TE PLOTE