LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shkuam dhe ja raportuam Bashës, por desh na hodhën nga selia PD”/ Murrizi rrëfen ngjarjen e pazakontë

14 Tetor 2021, 19:54, Politikë CNA
“Shkuam dhe ja raportuam Bashës, por desh na hodhën nga selia

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Shqiptare , Myslim Murrizi i ftuar në emisionin Log ka deklaruara se është për të ardhur keq që biznesi dhe pas 7 palë qeverish të ndryshuar vijon të jetë po në duart e po 7 personave.

Ndër të tjera ai ka treguar se kur është vendosur trau në Kukës, ato kanë qenë në protestë, por që të arrestuarit ishin dërguar në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Sipas tij momentin që ato ja kanë raportuar Bashës, ato për pak sa nuk i kanë hedhur nga selia e PD-së.

?Shikoj dy standarte të të njëjtit individ të një subjekti politik, është e vërtetë që në vend mbi 90% e 2 miliard eurosh janë përqendruar në duart e 8 personave por kjo ka ndodhur në të gjithë qeveritë kur isha deputet kam kërkuar në bashkinë e Tiranës nga 2009 në 2020 të njëjtët individë i kanë fituar tenderat, po të njëjtat firma fitojnë përherë, ekonomia e tregut dhe hapja e tregut në?90  ishte për fitimet. Çfarë i lidh këto 7 palë qeveri me 7 emra përveçse ndarja e pasurive në tavolinë. Unë bashkë me tre deputet të LSI kamë qenë në protestën për vendosjen e traut në Kukës, dhe kur jemi kthyer desh na hodhën nga selia.

Ne shkuam dhe ja raportuam Bashës. Kur shkuam ne atje për të mundësuar lirimin e të arrestuarve, ato i kishin larguar dhe dërguar në drejtorinë e Policisë në Tiranë. Bizneset janë në të drejtët e tyre, që me Piro lalën në Lushnje ato tashmë janë të lirë të bëjnë ç?të duan për të fituar. Është përgjegjësi e qeverisë për të bërë dhe kontrollin e tyre?, ka thënë Murrizi./CNA.al

Lajmet e fundit nga