Connect with Us

Rikthehet Majlind Shkira, i kapur me shkelje por emërohet auditues në Universitetin e Mjekësisë

Denoncim

Rikthehet Majlind Shkira, i kapur me shkelje por emërohet auditues në Universitetin e Mjekësisë

Publikuar

-

Më 26 Mars 2019 emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e procedurës së emërimit të audituesit të Universitetit të Mjekësisë, Majlind Shkira, pasi ai ishte shkarkuar nga Hipoteka e Pogradecit për shkelje ligjore.

Në përgjigjen e asaj kohe u pranua megjithatë se Shkira nuk plotësonte kriteret ligjore, ndaj u emërua për 3 muaj, kohë pas të cilës, do të ribëhej procedura e konkurrimit. Mirëpo, historia përsëritet, sepse Majlind Shkira u riemërua si auditues në Universitetin e Mjekësisë në Prill të vitit 2021 nga i njëjti bord, i cili shkel ligjin në mënyrë të përsëritur, pasi ky organ kolegjial, nuk e ka për kompetencë të emërojë apo punësojë individë.

 

Përpos kësaj, në të dhënat e Majlind Shkirës rezulton se diploma e tij është e viteve 2006-2012, ndërsa lista e notave i përket periudhës 2005-2012. Jo vetëm kaq, por gjatë kësaj periudhe ka ndjekur njëkohësisht studime të tjera dhe ka punuar në një institucion në Kashar!?

Për këtë rast, gazetarja e Stop ka pyetur kryetarin e Bordit të Administrimit në Universitetin e Mjeksisë, Florian Toti dhe ky i fundit justifikohet, duke thënë se Majlind Shkira kishte pikët më të larta nga konkurtentët e tjerë.

Florian Toti: Është nxjerrë njoftimi, janë bërë aplikimet. Disa persona që kanë qenë në komisione kanë dhënë dorëheqjen njëri pas tjetrit. Për këtë arsye, kjo procedurë e cila duhet të kishte përfunduar brenda 1 muaji – 2 muaji, është zvarritur dhe 1 vit e ca që ky personi që është shpallur fitues të lidhi kontratën e punës.

LEXO EDHE:  Mori 3 mijë Euro të liruar të akuzuarin që shkaktoi aksidentin, avokati kthen paratë pasi…

Gazetarja: Është e rregullt si procedurë?

Florian Toti: Nuk më takon mua ta them a është e rregullt apo jo. Ajo ka qenë një procedurë që është marrë në punë për 3 muaj me kontratë të mirëqenë. Ai ka konkurruar njëlloj si gjithë të tjerët.

Gazetarja: Nuk e penalizon fakti që audituesi në fjalë ka rezultuar në shkelje të standardeve ndërkombëtare nga Ministria e Financave?

Florian Toti: Kjo është pjesë që nuk është e imja. Kur një njeri del fitues, çfarë duhet të bësh me këtë njeri?

Gazetarja: Po ky raporti që u gjet me shkelje?

Florian Toti: Po nuk e ka thënë me emër të caktuar. Ka thënë njësia e auditit është në shkelje. Ka gjetur pasaktësi por ka gjetur dhe saktësi. Në momentin që ju vini me tendencë dhe më thoni ato gjëra që nuk shkojnë, bisedën e kemi mbyllur bashkë.

Përpos komunikimit verbal me kryetarin e Bordit të Administrimit, Florian Toti, emisioni investigativ Stop i është drejtuar zyrtarisht me shkresë edhe Ministrisë së Arsimit për dy shkollimet dhe dy punësimet e Majlind Shkirës, që nuk përputhen. /tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

“Më mori 20 mijë €”/ Si u liruan 2 nga 6 të arrestuarit për trafik droge në Vlorë, prokurori akuzohet për ryshfet

Publikuar

-

Nga

Në 20 Janar 2021 Policia e Vlorës në kuadër të një operacioni të koduar “Vasjari”, arriti që të sekuestronte një sasi kanabisi prej 103 kilogram. Sipas informacioneve të asaj kohe droga po tentohej që të transportohej nga fshati Dukaj dhe Mamaj Tepelenë drejt Vlorës, ku aty kishte destinacionin përfundimtar për t’u shitur.

Droga ishte fshehur në një godinë të braktisur, në vendin e quajtur Mogila, ku po paketohej dhe po bëhej gati, për të shkuar në Vlorë. 6 persona përfunduan në pranga në kushtet e flagrancës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Lidhur me këtë operacion emisioni “Stop” në Tv Klan, ka siguruar përgjimin ambiental, që policia e Gjirokastrës u ka bërë 4 personave në momentin, kur ata kanë qenë të arrestuar në paraburgimin e komisariatit të Gjirokastrës.

Nga bisedë del, se grupi kërkon që t’i ngarkojnë një personi të gjitha akuzat që të mos implikoheshin të gjashtë të arrestuarit. Ata dëgjohen teksa flasin me njëri-tjetrin dhe thurin planin se si të shpëtojnë nga akuzat.

Leonidha Kociaj një ndër të moshuarit në këtë grup kishte rolin e ndërmjetësit, pasi kishte bashkuar grupin e shitësve dhe të blerësve. Emisioni “Stop”  u dënua me 7 vite burg, por pasi gjykata i pranoi gjykimin e shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 4 vite e 8 muaj burg.

Nga burime zyrtare emisioni “Stop” ka mësuar, se Leonidha Kociaj kërkoi 2 herë zëvendësimin e masës së arrestit me burg në arrest shtëpie. Dy kërkesat e para u refuzuan, por treta jo, pasi sipas pretendimeve, janë paguar 20 mijë Euro në adresë të prokurorit Emëror Kasaj.

Avokati: Edhe ne ja në gjyq edhe sot.

Dëshmitari: Sot hë, ke ndonjë çështje?

Avokati: Ja mo, Emërori (Emëror Kasaj – Prokuror), babain e këtij çunit, e arrestoi. Ai ka vuajtur vetë hë, ka vuajtur për vete me Emërorin.

Qytetari: Edhe ti ke pas probleme?

Dëshmitari: S’ka mbaruar akoma ai, prit ku e ke!

Qytetari: Po rregullove ndonjë gjë?

Dëshmitari: Më mori 20 mijë Euro e nuk më ktheu lekët mbrapa.

Qytetari: Pse?

LEXO EDHE:  Gabimi i sekretares lë pa diploma 40 studentë të Universitetit të Vlorës/ Fiks Fare u zgjidh problemin

LEXO EDHE:  Denoncimi i CNA.al për garën e aksit Milot-Fier/ Basha reagon një ditë me vonesë

Dëshmitari: Më mori 20 mijë Euro…



Qytetari: Po mirë tani, e si ia bëre ti me këto lekët, që nuk ti ktheu?

Dëshmitari: Çfarë t’i bëj? E caktuan me arrest shpie.

Qytetari: Vetëm për ato të mori 20 mijë Euro?

Dëshmitari: Mori 20, të linte çështjen në… të pezullonte çështjen.

Qytetari: Po ta pezulloi?

Dëshmitari: Jo, e çoi në gjyq i dha dhe 7 vjet burg.

Dëshmitari: Atë e quajnë Piro Boboli, unë s’kam muhabet, sepse e prisha. muhabetin. Një është Piro Boboli nga Derviçani, avokati nga Derviçani, Piro Boboli.

Qytetari: Edhe ky të bëri ndonjë kështu, gol?

Dëshmitari: Ky ishte korrekt, ky ça i dhamë (Eurot), i dha atje, pastaj pjesën tjetër vajti histori… O vëlla, ai i dha 7 vite burg, tani hyr e zgjidh!

Qytetari: Vjehrrit tënd hë..?

Dëshmitari: 7 vjet burg edhe tashti prapë 7 ditë ka, është në gjyq pasnesër në apel, në shkallë të parë e mori deri në 7 vjet.

Qytetari: Po sa lekë të ktheu ty pastaj?

Dëshmitari: 10 mijë Euro, 10 i mbajti. Ai është kriminel. (Prokurori Emëror Kasaj). Ore vjehrri është shkrirë është 150 kile, ishte në kohën e koronës brenda. Ne ndaj u hutuam, vajtëm morëm borxh. Të tregoj unë dokumentet, vajtëm morëm borxh. Bëra prokurë, vajta mora 2 borxhe, 3 borxhe vajta mora, 30 mijë Euro borxh ta hiqja nga burgu, se ishte korona, sa filloi korona, ja do vdiste atje brenda, ja do bëjmë një zgjidhje.

“Stop” ka mësuar një tjetër fakt lidhur me këtë çështje, pasi prokurori Emëror Kasaj nuk ka apeluar masën e sigurisë për Leonidha Kociaj, i cili arriti që të bindte gjykatës dhe iu caktua masa “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra, duke iu referuar ndryshimeve të fundit ligjore tha se prokurori është i detyruar që të apeloj masat e sigurisë “arrest në shtëpi”, kur akuza ka kërkuar që në fillim masë më të rëndë shtrënguese. Kodra po ashtu i ka bërë thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe SPAK-ut që të hetojnë këtë çështje.

Nga ana tjetër në përfundim të gjykimit 2 prej të akuzuarve arritën që të shpëtonin edhe pse kundër tyre kishte prova dhe përgjime ambientale se ishin përfshirë në trafikun e drogës./tvklan

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandal në Fiks Fare/ 50 euro certifikata e vaksinimit COVID-19, pa e bërë vaksinën

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një tjetër skandal në marrjen e Certifikatës së vaksinimt Covid -19, pa e kryer fare vaksinën. Çdo gjë brenda të gjithave rregullave përsa i përket hapave të ndjekur, por me përjashtim se vaksinën nuk e bën , por kundrejt 50 eurove pajisesh me certifikatë të rregullt.

Elona Naço mjeke familje pranë ambulancës të fshatit Gradisht Lushnje dhe njëkohësisht mjeke pediatre pranë pediatrisë së spitalit Lushnje bëri të mundur dhënien e një certifikate vaksinimi pa e kryer vaksinimin. Nga denoncimet e ardhura në redaksinë e Fiks Fare një gazetare paraqitet tek spitali Lushnje dhe kërkon të takojë mjeken Naço. Ajo i tregon se aktualisht banon në Itali dhe kërkon të bëj vaksinën për të marr Green Pass-in që e mundëson të lëvizë pa probleme. Mjekja në oborrin e spitalit i thotë se nuk ka problem se ku banon apo se ku është e regjistruar, por po të ishte paraqitur para një dite do ta kishte vaksinuar me Pfizer, por i kishte refuzuar katër copë se nuk kishte patur kërkesa për vaksinim. Dhe meqë kjo vakzinë është në mungesë mjeka thotë se nuk e ka problem i rregullon të gjitha, vetëm se Pfizer duhet bërë në Lushnje e jo në Gradisht. “Edhe po të kisha Astra s’ka problem por as ajo nuk më ndodhet për momentin, dje i ktheva katër copë Pfizer” shprehet mjekja. Ajo i pohon gazetares së Fiksit se në ambulancë ka vetëm vaksinën kineze Coronavac. Kur gazetarja i pohon se nuk ka problem ta bëj edhe atë, mjekja i lë takim në ambulancën Gradisht ditën e nesërme për të kryer vaksinimin.

Ditës tjetër Gazetarët e Fiksit paraqiten pranë kësaj qendre shëndetësore ku mjekja ishte në pritje, ajo i kërkon gazetares mjetin e identifikimit ID dhe merr në sistem të dhënat që i duhen. Më pas pyetjes së gazetares që a mund të marr vetëm vertifikatën pa e kryer vaksinimin, mjekja fillimisht e këshillon ta kryej vaksinimin por nuk nguron që t’i thojë se certifikatën ia jep edhe nesë nuk vaksinohet.



Kundrejt 50 eurove mjekja pa bërë fare vaksinën, plotëson kartonin e vaksinimit me të dhënat e gazetares, shënon datën e vaksinimit dhe numrin e barkodit të vaksinës që gjoja kishte përdorur. Pas 30 ditësh ajo i kërkon gazetares të praqitet për dozën e dytë. Pyetjes së Fiksit nëse pasqyrohet në e-Albania doza e parë e vaksinën, mjekja pohon “Po patjetër”.
Ajo pret ndihmësen e saj e cila do të hedh të dhënat në sistem për tu gjeneruar më vonë online në e- Albania.

LEXO EDHE:  Gabimi i sekretares lë pa diploma 40 studentë të Universitetit të Vlorës/ Fiks Fare u zgjidh problemin

LEXO EDHE:  Skandali me Komisioneren e Vettingut/ Pse hesht PD për Suela Zhegun?

***
50 euro ryshfet dhe pajisesh me Certifikatë vaksinimi Covid-19, pa e bërë vaksinën

Fiksi: Si je?
Mjekja: Pyete ti për atë kinezen?
Fiksi: Unë pyeta, ajo në fakt edhe njihet edhe nuk njihet, po ne sikur ta kishim rregjistruar dhe mos ta bëja fare? Se mua ajo më duhet nuk më duhet vaksina?
Mjekja: E bëjmë.
Fiksi: Mua ajo më duhet certifikata.
Mjekja: Unë them që ti ta bësh.
Fiksi: Unë jam kundra vaksinës, unë dua thjesht atë që na prish punë atje. Të kem vetëm atë Green Passin dhe jam ok.
Mjekja: Vetëm dozën e parë merr, i bie që ti do vish prapë pas një muaji
Fiksi: Po do vij patjetër.
Mjekja: Mirë.
Fiksi: Si e bëra si nuk e bëra njësoj është, ti do ta rregjistrosh që e kam bërë. Të ta jap kartën?
—- Nxjerr të dhënat nga sistemi—-
Mjekja: Një numër telefoni?
Fiksi: 069……….. Po atë kartonin që e kam bërë, do më japësh një karton njërën nga dozat që e kam bërë.
Mjekja: Ta jap unë.
Fiksi: Po kur të vij ta marr unë?
Mjekja: Ja të vij ajo goca që i plotëson në sistem me atë barkodin kështu që do e bëj ajo.
Fiksi: Po mirë kur të vij unë?
Mjekja: Ja prit se kam unë. Emri: F….. M….
Fiksi: Po data 30.09.2021 sot. Këtë Coronavac ëëë, këtë kinezen?
Mjekja Po po po
Fiksi: Ok, kur i bie tani data e dytë që ta plotësoj?
Mjekja: 30 Tetor
Fiksi: Shumë mirë. Kjo regjistrohet tani tek e-Albania ime.Do ma lësh pak numrin tënd që të flasim bashkë?
Mjekja: 069…..
Fiksi: Ta lë 50 euro unë ty merri pi një kafe dhe do ngelemi në kontakt. Kur ma hedh atë në sistem?
Mjekja: Ja sa të vij ajo vajza
Fiksi: Unë e shikoj pastaj ne e-Albania dozën e parë apo jo?
Mjekja: E shikon e shikon./Tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dhuna seksuale ndaj fëmijëve/ Denoncimi i fortë i psikologes, çfarë ndodh në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Njerku abuzon me 14-vjeçaren në Durrës/ Dalin detajet tronditëse

Psikologia e njohur, Redina Sulstarova, ka bërë një denoncim të fortë lidhur me ngacmimet seksuale që ju ndodhin fëmijëve nëpër kurse të ndryshme private.

Në këtë kontekst ajo rrëfeu edhe një rast konkret në studion e emisionit “Quo Vadis”.



Ajo tregoi se si një vajzë e vogël në Tiranë që ndiqte një kurs noti, ishte prekur në pjesët intime nga profesori i saj i notit.

Një nënë e kishte çuar vajzën e vogël në kurs noti dhe profesori e kishte prekur në pjesën intime dhe më pas kishte tentuar ta puthë në qafë, një profesor me emër në Tiranë. Nëna ishte në mëdyshje a ta denonconte rastin apo jo. E vetmja zgjidhje që nëna kishte menduar ishte që të lidhej me një emision investigativ. Unë nuk e këshillova sepse nuk e quaj në asnjë lloj forme që të shoh një të mitur të ritraumatizuar në duart e abuzuesit, e vetmja zgjidhje është largimi nga këto kurse”,-tregoi psikologia.

LEXO TE PLOTE