Connect with Us

“Po të blesh çdo gjë italiane, nuk e di çfarë prodhohet në Shqipëri”/ Braçe ironizon moderatoren e njohur

Aktualitet

“Po të blesh çdo gjë italiane, nuk e di çfarë prodhohet në Shqipëri”/ Braçe ironizon moderatoren e njohur

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar deklaratën e moderatorës Eni Vasili, e cila gjatë mbrëmjes së djeshme, tha gjatë emisionit se nuk e dinte që ekzistonte “RTSH Agro”.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe e quan Vasilin “kazetare”, e cila nuk ka idenë se ç’bëhet në vend se nuk konsumon gjëra shqiptare.

“Shoqja kazetare, nuk ka kush detyrim që në TV publik te bej një kanal që ta shohësh ti; 

Ka njerëz qe nuk rrojnë ne gote luksi, por ne fusha, punojnë aty, prodhojnë aty! E di, janë ndryshe nga Pështyhen, po ja qe ka dhe bujq ne kete vend!

Shoqja kazetare, po te blesh çdo gjë që ha ne Conad, pra nga Italia, as e ke idenë se çfarë prodhohet këtu, në Shqipëri, ne fshat, si ushqim natyrisht!

Shoqja kazetare, a duhen paguar 250 mije leke ne vit për një kanal me kukulla ku nuk ka asnjë kukull shqiptare, por veç kukulla te bëra jashtë? Për atë kanalin e bujqësisë, paguhet 1200 leke ne vit”, shkruan Braçe./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Po transportonin emigrantë të paligjshëm/ Kapen në flagrancë dy persona

Publikuar

-

Nga

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë. Gjithashtu është shpallur në kërkim M. D., 36 vjeç.

Këta të fundit janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet fugon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “COOPERATION”.

U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Proçedohen penalisht edhe 7 emigrantët.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, finalizoi operacionin “COOPERATION” për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

LEXO EDHE:  “Keni vida mangut në tru”/ Alketa Vejsiu “shuplakë” të fortë komentueses

LEXO EDHE:  "S'po na zinte gjumi"/ Luana Vjollca zbulon çfarë ndodhi me krahun e "zhdukur"



Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe

M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë”, të dy banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. D., 36 vjeç.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet fugon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proçeduan penalisht dhe 7 shtetasit e huaj për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Si nuk i ka mbetur pak dinjitet këtij njeriu”/ Bujar Nishani një tjetër “shuplakë” Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka “kryqëzuar” kreun e PD-së në detyrë, Lulzim Basha.

Ky i fundit i ka quajtur zgjedhjet në Kosovës, si leksion demokracie, por Nishani ka reaguar duke pyetur se si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu

Lulzim Basha uron Kosovën për “leksion demokracie”!

Si nuk i ka mbetur pak dinjitet dhe moral politik këtij njeriu ?

Si mundet të flas për vlera demokracie dikush që nuk ka as minimumin e vlerës së demokracisë, autori i minimit të institucioneve dhe pa pikën e dinjitetit politik ?”, shkruan Nishani në rrjete sociale.



Sipas të njëjtit, Lulzim Basha bën sikur nuk kupton që në Kosovë, partia simotër e PD, LDK vetëm në më pak se një vit pas daljes në opozitë rikthehet fuqishëm si fituese e votave popullore në zgjedhjet e radhës.

LEXO EDHE:  “Keni vida mangut në tru”/ Alketa Vejsiu “shuplakë” të fortë komentueses

LEXO EDHE:  Nënë për herë të katërt: Moderatorja shqiptare jep lajmin e ëmbël

“Imagjinoni se çfarë do të kishte bërë Lumir Abdixhiku në Kosovë, sikur të kishte veç humbje pas humbjesh për 8 (tetë) vite rrjesht ?

Për ne në Shqipëri, treguesi që vjen nga Kosova është shembulli skandaloz i Lulzim Bashës në raport me demokracinë, kulturën, qytetarinë.

Eshtë çështje pengu !

Të ringremë PD, për të mbrojtur Kombin”, shkruan më tej Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ma shpifin stabilokratët”/ Manjani ‘thumba’ Bashës: Partitë nuk janë me tapi

Publikuar

-

Nga

Gjykata na ka urdhëruar të heqim kangjellat/ Manjani ‘masakron’ Veliajn: Mamluk i Rilindjes!

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me situatën e zgjedhjeve në Kosovë, ku heq një paralelizmë me vendin tonë, dhe kryetarët e partive.

Krahasimi është zhgënjyes sipas Manjanit, ndërsa shton së kryetarët tek ne i kanë partitë me tapi, edhe pse humbin, askush nuk ikën, duke thumbuar kështu Bashën, i cili vijon të mbajë karrigen, edhe pas disa dështimeve radhazi.

“Kosova voton. Pushteti atje ndryshon. Politika lëviz. Kryetarët ikin. Askush nuk e ka me tapi. Kosova voton demokratikisht pa pyetur asnjë ambasador si, kur e përse! Votohet shpesh. Populli realisht vendos. Me votë të bëjnë Kryeministër. Por një vit më pas të heq karriken.

Vota ndryshon pushtetin, pa as jë diskutim!

Me votë Kosova na tregon se si ndryshon vendimmarrja në rrugë demokratike. Demokracia nuk njeh as mandate e as afate.

Në Shqipëri….. lëre fare më mirë!

Krahasimi është zhgënjyes…

Nga monizmi në monizëm.

Nga humbja në humbje.



LEXO EDHE:  Fjoralba Ponari flet për fillimet e saj në televizion/ “Kam bërë zgjedhje skandaloze në të kaluarën”

LEXO EDHE:  “S’po na zinte gjumi”/ Luana Vjollca zbulon çfarë ndodhi me krahun e “zhdukur”

Asgjë nuk ndryshon.

Votoni ju sa të doni, por hiçgjë ndryshoni. Skeni gjë në dorë. Pse në Kosovë jetoni ju që të ndryshoni pushtetin me votë dhe shpesh?!

Zgjedhjet janë votime dhe mezi bëhen një herë në katër vjet si kampionati botëror i futbollit.

Bahh!

I humbe ndeshjet, prit kampionatin tjetër. Ska më ndeshje…

Ne jemi medemek stabilokratë, shqipet në Kosovë janë thjesht demokratë!

I kam zili demokratët e thjeshtë Kosovarë.

Ma çpifin në ektrem stabilokratët në Shqipëri.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE