LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po shkëlqen me Empolin dhe kombëtaren, rritet ndjeshëm vlera e kartonit të Nedim Bajramit

14 Tetor 2021, 19:12, Sport CNA
Po shkëlqen me Empolin dhe kombëtaren, rritet ndjeshëm vlera e

Nedim Bajrami është padyshim një lojtarët kyç të ekipit të Empolit, të cilët shpesh herë kanë përfituar nga golat dhe asistet e tij. Pas suksesit vitin e shkuar duke fituar Serinë B, fantazisti shqiptar preku për herë të parë elitën e futbollit italian, ku ka treguar që në javët e para aftësitë e tij.

Paraqitjet e tij kanë sjellë edhe ftesën e shumë pritur të Kombëtares, ku menjëherë në ndeshjen e parë tregoi sa shumë mund ti japë kuqezinjve në fushë. Forma e tij e mirë së bashku me cilësitë që zotëron e kanë kthyer Bajramin në ?xhevahirin? e Empolit.

Kartoni i tij njeh vetëm rritje dhe nga 500 mijë euro që skuadra italiane pagoi dy vite më parë për ta bërë pjesë të organikës, tani mund të përfitojë plot 6 milionë euro nga kartoni i tij. Interesimi për lojtarin shqiptar është i lartë, ku nuk mungojnë pëlqimet nga klube të tjera të Serie A.

Lajmet e fundit nga