Connect with Us

Përplasja Berisha-Basha/ Analistët: Ish-kryeministri, armë e fortë për të larguar kryetarin

Politikë

Përplasja Berisha-Basha/ Analistët: Ish-kryeministri, armë e fortë për të larguar kryetarin

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analistët Ermal Hasimja dhe Ben Andoni kanë folur rreth zhvillimeve të fundit politike në Partinë Demokratike.

Ata e kanë cilësuar “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha, si një lëvizje për të rimarrë drejtimin e PD dhe si një formë presioni ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Ata mendojnë se ky aksion i tij po shfrytëzohet nga demokratët për të luftuar Lulzim Bashën.

“Të gjithë ata që e mbështesin Sali Berishën aktualisht, një pjesë e mirë e mbështesin për t’iu kundërvënë Bashës sesa si një mbështetje e drejtpërdrejtë për Sali Berishën. Nga kjo pikëpamje, ata vetë nuk do të donin që Sali Berisha të bëhej kryetar i PD-së. Berisha, në sytë e të gjithë këtyre njerëzve dhe në planet e tyre është një instrument, armë e fortë për të luftuar Lulzim Bashën”, thotë Hasimja.

Ndërsa Ben Andoni shprehet se ato “po shfrytëzojnë rastin për të hequr Bashën”.

Analistët ndahen kur vjen fjala për mënyrën që Lulzim Basha ka zgjedhur për t’iu përgjigjur sulmit, duke ndëshkuar zërat brenda partisë që u rreshtuan krah Berishës.

LEXO EDHE:  Video-Si në mesjetë, fëmijët privohen nga shkolla/ Qytetari paralajmëron Ramën

Ermal Hasimja deklaron: “Është normale që ai të mbrojë partinë”.

Por, Ben Andoni shprehet: “Vendimet e Bashës, aspak të arsyeshme sepse tek e fundit është gjendja ku e ka çuar ai partinë, ndërkohë që mendoj që edhe nga pjesa e njerëzve që po e kundërshtojnë Bashën, duhet të ketë një sens etik me rregullat që kanë brenda PD-së. Këto nuk po funksionojnë sepse PD-ja po tregon që nuk është institucion në këtë moment”.

Distancimin nga Berisha dhe Basha e shohin si të vetmen formë që PD-ja të mbijetojë.

“Duke nisur nga përplasja e interesave, zgjidhja më e mirë do të ishte një figurë e re që nuk është as Bashë e as Berishë, figurë me integritet. Basha ka problemin e madh që nuk frymëzon, Berisha ka problemin që është vështirësisht i pranueshëm”, tha Hasimja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Parlamenti rrëzoi amendamentin e PD/ Tabaku: Buxheti i miratuar sot, me porosi për klientët e qeverisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Parlamenti ka rrëzuar sot amendamentin e propozuar nga Partia Demokratike për të ulur TVSH-në për ushqimet nga 20% në 6%.

Deputetja, Jorida Tabaku ka bërë një reagim me anën e një postimi në Facebook, ku shkruan se buxheti i miratuar sot formalizoi kapjen e shtetit ligjet me porosi për klientët e qeverisë.

Tabaku shkruan gjithashtu se qeveria refuzoi sot të miratojë masa nxitëse për konsumin dhe për familjet në nevojë.

“Fatkeqësisht, sot qeveria refuzoi nismën e PD për të ulur TVSH-në për ushqimet nga 20% në 6%. Në një situatë të paprecendentë të rritjes së çmimeve, kur çdo qeveri po merr masa për të mbrojtur qytetarët dhe shtresat në nevojë, qeveria Rama refuzoi sot të miratojë masa nxitëse për konsumin dhe për familjet në nevojë.

 659 mijë individë sot janë në minimumin e jetesës. 40% e buxhetit familjar sot shkon për mbijetesë dhe ushqim, por qeveria rrëzoi nismën tonë per uljen e çmimeve, rriti taksat për fermerët dhe uli kompensimin!

Buxheti i miratuar sot formalizoi kapjen e shtetit, ligjet me porosi për klientët e qeverisë, 

Ulet taksa e karburantit për jahtet



LEXO EDHE:  Devolli rekord kombëtar/ Refuzon deputetin e Bashës

LEXO EDHE:  Marrëveshja me PD/ Idrizi: Po bashkohemi për ti dhënë një zgjidhje Shqipërisë

Hiqet taksa  për qumështin pluhur

Çfarë parashikon qeveria për qytetarët e zakonshëm dhe fermerët vitin e ardhshëm? Vetëm rritje çmimesh.

Rritjen e TVSH-së në bujqësi, që do të sjellë rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Rritjen e taksës për gazin, që do të shtrenjtojë koston e jetesës për shqiptarët.

Fatkeqësi që përpara së të mbrojë shqiptarët me nisma si e jona për uljen e çmimeve, Edi Rama voton për të mbojtur interesat financiarë të një grushti njerëzish”, shkruan Tabaku në postimin e saj./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Bushati: Lulzim Basha nuk ka fytyre t’u dalë përballë zgjedhësve të vet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Elektorati i PD-së nuk mund t’i shkojë mbrapa vendimeve të Amerikës për të shpallur non grata Sali Berishën. Kështu u shpreh në studion e emisionit “Shock” analisti Andi Bushati.

Andi Bushati tha se rëndësi nuk ka se çfarë thonë ambasadat, po se çfarë kontrate ka një kryetar me zgjedhësit dhe Lulzim Basha, sipas analistit, ka shkatërruar dhe grisur çdo kontratë që ka me zgjedhësit e tij.

“Lulzim Basha nuk ka pasur fytyrë t’u dalë njerëzve të vet përballë”, u shpreh Andi Bushati.

LEXO EDHE:  Marrëveshja me PD/ Idrizi: Po bashkohemi për ti dhënë një zgjidhje Shqipërisë

LEXO EDHE:  Arian Galdini: LDE, në krah të Bashës, rikonfirmojmë Opozitarizmin si mision



Analisti Bushati tha se foltorja e Sali Berishës është kthyer në një uragan brenda Partisë Demokratike, pikërisht për shkak të veprimeve të vetë Lulzim Bashës.

Baton Haxhiu, nga ana tjetër, tha se Lulzim Basha ka bërë gabim që i ka lënë hapësirë Sali Berishës brenda partisë, pasi ky i fundit rrezikon që ta ndajë PD-në në gjysmë./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fjalori denigrues mes politikanëve/ Erlis Çela: Duan t’i bien në sy liderit

Publikuar

-

Nga

Specialisti i komunikimit, Erlis Çela deklaroi se deputetët në Kuvend nuk e shikojnë fatin e tyre të varur nga qytetarët, mjafton që ata të bëjnë një performancë të mirë para liderëve të partisë.

I ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin në A2 CNN, ai theksoi se politikanët janë të shqetësuar t’i bëjnë thirrje emocionit të njerëzve dhe jo logjikës, ndaj për ta kjo është rruga më e shkurtër për të bindur.

“Kjo lloj gjuhe vjen për faktin se politikanët në Shqipëri, për fat të keq, nuk e shikojnë të varur fatin e tyre me atë që mendojnë qytetarët. Nëse do ta kishin shqetësim se si do të perceptohej kjo nga qytetarët dhe se si do të ndikonte kjo në vendimmarrjen e tyre, kam përshtypjen që nuk do të silleshin në atë formë.



LEXO EDHE:  Kreu i PS-së aksidenton për vdekje kalimtarin/ Faji i mbetet viktimës

LEXO EDHE:  Besart Kadia gënjen publikisht/ Nuk jam më te PD prej më shumë katër vitesh

Mënyra se si njerëzit promovohen në politikë në Shqipëri dhe marrëdhënia që ata krijojnë me elektoratin e tyre dikton këtë lloj sjellje. Ata nuk janë të shqetësuar se çfarë qytetarët kuptuan nga buxheti, nuk ekziston kjo marrëdhënie.

Ata nuk e lidhin suksesin e tyre me faktin se si do t’i vlerësojnë qytetarët. Karriera e tyre është e varur nga liderët për shkak të sistemit që kemi. Mjafton që performanca e tyre të jetë e pëlqyer nga lideri i partisë, të tjerat nuk kanë rëndësi.

Gjatë seancave plenare, ata janë të shqetësuar t’i bëjnë thirrje emocionit të njerëzve dhe jo logjikës. Kjo është rruga më e shkurtër për të bindur”, tha Çela./CNA.al

LEXO TE PLOTE