LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Patronazhistëve t’u vini anash”/ Ahmetaj prek në plagë Opozitën

14 Tetor 2021, 10:47, Politikë CNA
“Patronazhistëve t’u vini anash”/ Ahmetaj prek në

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë pretendimet e Lulzim Bashës dhe deputetëve të tij, në lidhje me akuzat për rënie ekonomike.

?Çfarë thotë Fondi Monetar në thelb? Se Shqipëria ka rritur ekonominë pas dy goditjeve tërmeti dhe pas pandemisë. Ju flisni për varfërinë. Ok, varfëria është relative por varfëria është zbutur. Ka më pak varfëri.

Bëni diskutime për çmimet. Hajde i diskutojmë. Këtu i kam. Po do dilni bllof.

FMN tregon se mirëmenaxhimi ka sjellë besueshmëri dhe hapësirë per të mbrojtur Shqipërinë nga goditjet?, është shprehur Ahmetaj.

Më tej ai është ndalur tek patronazhistës aq shumë të lakuar nga Opozita.

?Kërcënuat patronazhistët. T?ju vini anash. Se ata na sollën në pushtet. Zemrat e tyre të zjarrta.

Edhe një koment për ju që gjoja silleni si ekonomistë. Lexoni gjë apo jo. Shikoni zemrat e zjarrta që ju sollën këtu apo kafshët e pyllit?

Imagjino të ishim në një moment në vitin 2013. Pikë e zezë. Dhe flisni për 10 milion euro. Hyni shikoni shifrat. Keni bërë 1.1 miliard lekë dëm dhe tani flisni për 10 milion euro. Nuk dini prandaj flisni kështu?, është shprehur më tej Ahmetaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga