Connect with Us

Pas Autoritetit të Konkurencës, ERE paralajmëron skandalin e kontratës KESH-NOA energy

Aktualitet

Pas Autoritetit të Konkurencës, ERE paralajmëron skandalin e kontratës KESH-NOA energy

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një aferë pa diskutim korruptive, një kontratë e cila i ka dhënë një kompanie private miliona euro, ndërsa KESH-it disa thërrime është firmosur nga KESH, nga ky institucion, disa muaj më parë.

E sot jemi përballë faktit se një kompani nëpërmjet një kontrate të rikthyer në treg, pasi më parë të tilla ishin ndaluar ka mundur të fusë në xhepat e saj me miliona euro, thjeshtë dhe vetëm duke luajtur me oraret e depozitimit të energjisë elektrike.

CNA.al ka sjellë disa dokumente, me fakte ditë pas dite, duke treguar qartazi sesi Benet Beci, drejtori i këtij institucioni kishte dhënë dorëheqjen dhe më pas kishte firmosur procedurat për të ecur përpara me shpejtësi, për të siguruar në finale një kontratë mes KESH dhe NOA. Një kontratë që në fakt e miraton mesa duket në parim edhe Autoriteti i Konkurencës, i cili më parë kishte thënë jo për të tilla kontrata.

Alarmin e jep Enti Rregullator i Energjisë Elektrike

Në dokumentin i cili mban datën 9 prill, ERE deklaron se është njoftuar në datën 23 mars për vendimin e marrë nga Autoriteti i Konkurencës, në datën 12 mars, dhe kjo ka ardhur pas kërkesës së bërë nga KESH, për shprehjen e interesit. ERE thekson se “është kompetenca e KESH dhe organeve të saj vendimmarrëse, përkatësisht Asamblesë së aksionerëve mënyra e komeracilizimit, tregtimit të sasisë së energjisë që rezulton pas përmbushjes së detyrimit për shërbim publik, sipas vlerësimit të situatës, rast pas rasti.

Në përfundim, thekson letra e firmosur nga kryetar i ERE, Petrit Ahmeti, “duhet të merrnin në konsideratë, në përputhje me pikën tre të nenit 782 të Autoritetit të Konkurencës për marrjen e vlerësimit paraprak nga Autoriteti i Konkurencës për çdo kontratë të ardhshme si dhe për sjelljen për opinion pranë ERE.

CNA.al publikoi edhe vendimin e Autoritetit të Konkurencës, i cili në pikën tre të tij thekson se “vlerëson shkallën e kufizimit ose pengimit të konkurencës që rrjedh nga projekt-aktet normative”. Por gjithashtu thuhet se “vendosi që Komisioni i Konkurencës me vendimin 644 të datës 31.07.2019 ka mbyllur hetimin paraprak në tregun e depozitimit dhe devijimit të energjisë elektrike. Dhënien e detyrimeve për ndërmarrjen KESH sha, si dhe zbatimin e neneve 69 dhe 70, të ligjit 9121 të vitit 2003, për mbrojtjen e konkurencës, i ndryshuar”.

Në fakt, edhe këtu duket se “dardha e ka bishtin mbrapa”.

Enti Rregullator i Energjisë duket më i kujdesshëm sesa Autoriteti i Konkurencës, i cili i ka marrë dokumetat në datën 9 dhe në datën 12 ka dalë me vendim.

Më një vendim sqarues, diku konfuz, por që mesa duket i jep të drejtë KESH-it të ecë përpara.

ERE sqaron se është në kompetencë të KESH-it trajtimi i problematikës së depozitimit të Energjisë Elektrike.

Në fakt, theksohet se pas plotësimit të nevojave, qartazi Enti Rregullator i Energjisë thotë se “komercializimi apo tregtimi i sasisë së energjisë që rezulton pas përmbushjes së detyrimit për shërbimin publik”.

Pra, pasi e gjithë energjia prodhon KESH plotëson nevojat e popullatës, pra i jepet OSHEE-së dhe nuk rritet çmimi në treg për shërbimin ndaj qytetarëve, atëherë sasitë e tepërta mund t’i jepen kompanive, sipas kësaj reference të dhënë nga ERE.

Por, çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë që OSHEE blen energji me 200 euro megavatin, një kompani private si NOA Energy e merr nga KESH në orët e pikut, e shet me 400 euro dhe ia kthen pas mesnate ku çmimi i energjisë është rreth 50 euro.

Pra, diferenca është 5 deri në 7-fish në çmimin e energjisë, apo më shumë.

Kontrata KESH-NOA, qartazi duket edhe sipas këtij dokumenti të ERE që thotë saktësisht se duhet të plotësohen një herë nevojat e popullatës. Pra nevojat që OSHEE ka për tregun e brendshëm në Shqipëri, dhe pastaj mund të ketë komercializm apo depozitim të energjisë elektrike.

Në fakt pas qershorit, OSHEE ka filluar të blejë energji elektrike. Sepse KESH nuk plotësonte dot nevojat me prodhimin që kishte.

LEXO EDHE:  Rama takohet me Rroshin në Itali

Pra, janë disa muaj, qershori me një sasi maksimale të energjisë elektrike, të dhënë nga KESH dhe marrë nga OSHEE dhe më pas fillon që KESH-i t’i japë energji në orare, sipas nevojave të përgatitura nga NOA, kësaj kompanie private.

Është muaji korrik, gusht, shtator e tetor. Dhe në momentet që flasim, deri para pak ditësh i janë dhënë vetëm për tetorin mbi 15 mijë megavat energji elektrike kompanisë private NOA Energy nga KESH. Megjithëse jemi në një kohë krize, të paralajmëruar kjo nga kryeministri.

Sipas të dhënave të konfirmuara nga CNA.al, NOA ka marrë energji për një periudhë të gjatë kohe, edhe pse KESH nuk ka përmbushur dot nevojat e publikut. Pra, për ta çuar tek OSHEE dhe për ta çuar më pas tek qytetarët shqiptarë.

Pra, OSHEE ka blerë energji me një çmim të lartë sepse tregu filloi të merrte një rritje të çmimit në bursë. Dhe ndërkohë që OSHEE ka blerë energji me çmim më të shtrenjtë, KESH ka depozituar energji tek NOA dhe e ka marrë këtë në orët e para të mëngjesit.

Pra, disa mijëra apo dhjetëra mijë megavat energji elektrike kanë shkuar tek një biznes privat që ka futur disa miliona euro në xhep, ndërsa OSHEE ka humbur më shumë para duke blerë energji dhe KESH ka marrë disa thërrime. Dhe energjia i është kthyer në orët më të panevojshme për tregun, siç janë orët e pas mesnatës. Nga ora 04:00 deri në orën 07:00.

Qartazi skema duket se po zbërthehet.

Pra, kemi një vendim të ERE-s, i cili thotë se duhet të plotësohen një herë nevojat e shërbimit publik.

Por, pa u plotësuar nevojat, KESH ka depozituar energji, tek NOA Energy në shkelje të asaj që shkruhet qartazi në dokumentin me numër portokolli 445, të datës 9 prill 2021.

KESH, i ka dhënë energji NOA-s, pa plotësuar nevojat e popullatës, pra pa plotësuar shërbimin publik.

Pa u plotësuar nevojat e shqiptarëve, KESH-i e ka depozituar këtë energji tek kompania private, kjo e fundit e ka shitur në orët e pikut, ka fituar milionat e eurove, dhe ia ka kthyer me disa cikërrima sërish energjinë KESH-it. Ndërkohë që OSHEE dilte në treg dhe kërkonte të blinte energji elektrike.

Dokumenti i ERE duket se tashmë vë me “shpatulla pas muri”, KESH-in, drejtuesit e saj dhe kompaninë private që ka përdorur rezervat energjitike të KESH-it për interesa biznesi, nëpërmjet një kontrate që tregon qartazi se disa segmente të caktuara të këtij institucioni të menaxhuara fillimisht nga ish-drejtori Benet Beci, sot deputet i Partisë Socialiste, kanë çuar “ujë” tek një kompani private e cila ka fituar tashmë miliona euro, ndërsa KESH nuk plotëson dot nevojat e popullatës, me prodhimin e energjisë.

Por, operatori tjetër, OSHEE detyrohet të blejë me dhjetëra milionë euro energji me një çmim mjaft të shtrenjtë në treg.

Ndërsa energjia që prodhohet nga KESH, merret nga një kompani private, përdoret, fitohen miliona euro, dhe ndërkohë qytetarët duhet të shohin sesi kryeministri paralajmëron për krizë energjitike, ndërsa KESH-i prodhon energji dhe atë e përdor për tregti me privatët, dhe nuk e çon të gjithë energjinë tek OSHEE-ja, për t’u shpërndarë më tej tek qytetarët./CNA.al

Thellohet afera KESH-NOA/ Si u përfshi Autoriteti i Konkurencës në skandal

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

Thellohet skandali/ KESH humbet miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pensionet/ Shehi bën propozimin urgjent: Duhen skema të reja

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi në Komisionin e Ekonomisë ka folur rreth sistemit të pensioneve.

Pasi Banka e Shqipërisë sugjeroi rishikimin periodik të skemës së pensioneve, me synim ruajtjen e këtyre skemave në trajektore të qëndrueshme dhe të përballueshme për buxhetin e shtetit, Shehi ka reaguar dhe shprehur se pensionet do të qëndrojnë kështu për shumë kohë dhe ka propozuar që qeveria të meare  masa dhe të shohë mundësi dhe skema të reja.

“Ka erdhur dita që ta bejmë të qartë se pensionet do të qëndrojnë kështu për shumë kohë. Kështu që duhet të gjejmë shtigje të tjera për të rritur pensionet. A do behet kjo? Të shikojmë mundësi të reja. Të shohim edhe tek privati.

Edhe banka duhet të shohë pak përpara për këtë lloj skeme. Gardhi i pensioneve është çarë nga shumë vende. Madje ky rrezik do shtohet nëse nuk merren masa për skema të reja.



LEXO EDHE:  “Sfida e radhës”/ Rama iu shpall “luftë” gotave dhe pjatave

LEXO EDHE:  Ramës i dështon propaganda/ “Masakrohet” nga qytetarët

Kjo qeveri por edhe ajo para ka gjetur metoden me të keqe. Thuhet se PPP-të do të mërren nga ofruesit. Pse ti marrim vetëm tek privatët? Marrim në tregun e brendshëm.

Edhe bankat duhet të mbajnë qëndrim në këtë rast. Duhet të marrim pak seriozisht këtë punë. Nuk jemi në ndërmarjen e zarzavateve” është shprehur Shehi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për interesa persona u fundos PD”/ Spaho: Është koha të kërkojmë falje

Publikuar

-

Nga

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka njohur zgjedhjet e 30 Qershorit, kanë nisur edhe reagimet politike.

Ish-nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka thënë se duhet të kërkojnë falje.

Koha që çdonjëri prej nesh ti thotë “na falni”,  të gjithë anëtarësisë së PD dhe popullit shqiptar që i futëm në një aventurë të pashpresë dhe qorrsokak. Ne gabuam rëndë dhe duhet të marrim përgjegjësitë.

Si ish-nënkryetar i PD ju kërkoj falje dhe ndjesën më të thellë”, ka shkruar Spaho në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Mori postin e ministres së Arsimit/ Evis Kushi: Do bëj gjithçka të nderoj PS dhe Ramën

LEXO EDHE:  Kërkon përplasje për të justifikuar veten/ Fatmir Mediu i përvishet Ramës



Më tej ai është arsyetuar duke thënë se gjithçka ndodhi për interesa personale, nda të cilat u dëmtuar rëndë PD-ja.

 “Synimet afatshkurtra për përfitime politike të ditës dhe interesa personale dënuan rëndë forcën tonë politike dhe të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.

Veprimet tona të dy viteve te fundit kanë qenë jo vetëm kundër interesave të qytetarëve, por me efekte të mëdha negative afatgjata për opozitën dhe demokracinë”, shkruan më tej Spaho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Duam makina të reja, lëvizim me të 99-ës”/ Erinda Ballanca kërkon luks dhe komoditet

Publikuar

-

Nga

‘Edhe për 5 vite nuk do të kemi sistem drejtësie”/ Ballanca: Reforma duhet të kishte qasje tjetër

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca është ankuar sot  në Komisionin e Ligjeve, për makina të reja.

Automjetet që kanë, sipas saj janë amortizuar pasi i përkasin vitit 99.

“Mundësitë teknike nuk janë ato që duhet, lëvizim me automjete të viteve ’99 apo 2002. Shpenzojmë shumë të ardhurave për mirëmbajtjen e tyre, sesa në rast se do të blinim një mjet me parametra më të mira. Jemi munduar që shumë nga çështjet ti zgjidhim me donatorë, duke u munduar që të mos prekim shifrën që na vjen nga buxheti i shtetit”, -deklaroi Ballanca.



Ndër të tjera Ballanca këktoi buxhet për shtimin e stafit, me të paktën një person, që do të merrej me adresimin e çështjeve klimaterike dhe me mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme.

LEXO EDHE:  Skandalet e drejtësisë/ Prokurori falsifikoi dhe fshehu dosjen hetimore?

LEXO EDHE:  “Sfida e radhës”/ Rama iu shpall “luftë” gotave dhe pjatave

 “Ministria e Financave nuk na akomodon fondin total, dhe kjo ka të bëjë kryesisht me pagat e komisionereve, që kanë 2/3 e pagës së avokates së popullit. Është në kundërshtim me vetë ligjin. Çdo e drejtë që unë kam, ato duhet të kenë 2/3 e tyre. Unë kam shënuar numrin total të stafit të avokatit të popullit, që janë 56 persona, përfshirë stafet mbështetëse. Hera e fundit që Avokati i Popullit ka pasur një shtesë punonjësish në nivel teknik ka qenë në 2014. Kam bërë kërkesë në mënyrë të vazhdueshme rritjen e stafit, të paktën të kemi të shtuar një punonjës në nivel ndihmës komisioneri. AP është mbrojtës i mbrojtësve të të drejtave të njeriut”, është shprehur Ballanca./CNA.al

LEXO TE PLOTE