LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ka shanse për mungesa”/ Balluku: Synimi ynë, 24 orë energji elektrike

14 Tetor 2021, 21:09, Politikë CNA
“Nuk ka shanse për mungesa”/ Balluku: Synimi ynë, 24

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka folur në lidhje me krizën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në lidhje me energjinë elektrike dhe rritjen e çmimeve.

Balluku u shpreh se nuk ka asnjë shans të kthehet mungesa e energjisë elektrike dhe synimi është të ofrohet 24 orë energji elektrike në gjithë territorin e Shqipërisë.

Gjithashtu, ministrja zbuloi se për përballimin e krizës ka dy paketa që në total përmbajnë rreth 200 milionë euro.

Balluku thekson se e rëndësishme është të mos abuzohet me çmimin.

?Nuk ka shanse që Shqipëria të kthehet në mungesë të energjisë elektrike. Synimi ynë është të ofrojmë 24 orë energji elektrike për gjithë territorin. Ne po marrim masa.

Çfarë do bëjmë sot është sigurimi sasisë së energjisë elektrike. Pas daljes së VKM për emergjencën është krijuar një shtab, tashmë jemi duke bërë menaxhimin dhe duke marrë vendime të përbashkëta që do të ndihmojnë në përballimin e krizës.

Ka dy paketa, faza e parë llogarit 100 milionë euro deri në dhjetor dhe nga janari deri në fillim te pranverës janë 100 milion euro të tjera. Ne presim edhe rritje të niveleve te kaskadës. Nëse kemi reshje kjo faturë do të zbutet. Kryeministri tha se të gjithë abonentët familjarë dhe të bizensit të vogël do të jenë të mbuluar. Nuk ka shans që të rikthehet një regres një reformë e bërë.

Është e rëndësishme se nuk duhet të abuzohet me çmimin?, është shprehur Balluku në Opinion./ CNA.al

Lajmet e fundit nga