Connect with Us

“Nga satelitët, te centrali bërthamor dhe paga 8 mijë euro”/ Deklaratat e kryeministrave që bënë bujë në vend

Politikë

“Nga satelitët, te centrali bërthamor dhe paga 8 mijë euro”/ Deklaratat e kryeministrave që bënë bujë në vend

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Gjatë seancës së sotme plenare, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria ka në plan të dërgojë në hapësirë dy satelitë deri vitin e ardhshëm, “Albania 1” dhe “Albania 2”.

Kjo deklaratë e Ramës, tërhoqi mjaft vëmendje nga deputetët në kuvend, mediat dhe rrjetet sociale, duke marrë kështu komentë të ndryshme ironizuese.

Pavarësisht sherreve dhe ironive mes tyre, këto deklarata bëjnë shumë bujë. Rreth kësaj, Abc News ka renditur disa nga thëniet më të bujshme të kryeministrave të viteve të fundit në parlament.

Berisha: Do të ndërtojmë central bërthamor në Shkodër

Deklarata e ish-kryeministrit Berisha, gjatë një vizite në Itali sipas të cilit Shqipëria do të ndërtonte një central bërthamor në Shkodër mori vëmendje të madhe ndërkombëtare duke shkaktuar jo pak frikë edhe në Malin e Zi fqinj. Nuk dihet se nga u frymëzua Berisha për të bërë një deklaratë të tillë, ndërkohë që Europa ishte dhe është në përpjekje për të ulur sasinë e energjisë së prodhuar nëpërmjet energjisë bërthamore. Megjithatë, mund të thuhët se në atë kohë ish-kryeministri përdorte shpesh togfjalëshin “Shqipëria, një super fuqi e vogël energjetike”.

Rama: Ju dukën mushkonjat si avionë

Ndërkohë që opozita e akuzonte në fillim të mandatit të tij të parë se vendi ishte kthyer në një qendër të trafikut të lëndëve narkotike përmes acvionëve të vegjel që uleshin nga jugu në veri, kryeministri Rama i qesëndiste ata duke thënë se iu dukeshin  mushkonjat e Myzeqesë si avionë. Nuk zgjati shumë dhe nga këto “mushkonja”  u rrëzua në Divjakë duke u bërë avioni i parë që përdorej për transport kanabisi që kapej në vend. Më pas, ai do të ndiqej nga avionë të tjerë që do të pësonin defekte teknike apo përplaseshin në territorin shqiptar duke qenë plotë më kanabis.

Berisha: Do të fusim kinezçen për mësim në shkolla

Shumë nuk e mbajnë mend, por deklarata e ish-kryeminsitrit Berisha në parlament se fëmijët shqiptarë do të mësonin kinezçe në klasa shkaktoi mjaft të qeshura gati një dekadë më parë. Berisha po mbante një fjalim të zjarrtë në foltoren e Kuvendit dhe teksa po ngacmohej nga deputetët e opozitës, tha fjalinë e famshme: Kemi në plan të fusim kinezçën si lëndë mësimore në shkollat tona.

Pandeli Majko: Të ndërtojmë tunel nënujor Shqipëri-Itali

Ministri italian i Mbrojtjes Antonio Martino nuk u besoi veshëve teksa nga homologu i tij shqiptar Pandeli Majko dëgjoi propozimin për ndërtimin e një tuneli nënujor Shqipëri-Itali. Majko ia bëri këtë propozim Martinos në vitin 2002 kur ishte në një vizitë zyrtare atje, ndërsa ai iu përgjigj se më parë duhej bërë një studim i mirëfilltë mbi përfitimet dhe kostot e një projekti kaq të madh.

LEXO EDHE:  Takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes/ Rama, presion administratës

Sali Berisha: Do të heqim Lekun dhe fusim Euron si monedhë zyrtare të Shqipëri

Askush  nuk mund të thotë se nga u frymëzua ish-kryeministri Berisha në vjeshtën e vitit 2010 për të thënë se qeveria do të hiqte Lekun dhe në vend të tij do të përdorte Euron si monedhë zyrtare, por kjo deklaratë pasditen e një të enjteje shtatori shkaktoi jo pak tronditje në tregun e këmbimit valutor në atë kohë.

Menjëherë pas deklaratës së Berishës, një euro filloi të këmbëhej me 141-142 lekë ndërkohë që pak orë më parë kursi i këmbimit kishte qenë 134-135 lekë. Gjithçka u stabilizua disa ditë më pas, por sigurisht që bizneset dhe individët që duhej të blinin euro në ato orë patën kosto të mëdha.

Sali Berisha: Jemi të dytët pas Gjermanisë

Ekonomia e Gjermanisë ka qenë vazhdimisht si pikë reference për shtetet e BE-së për nga eficenca. Madje edhe qeveria shqiptare ka guxuar të krahasohet me potencialin e ekonomisë Gjermane, ku në vitin 2012 ish-kryeministri Berisha do të deklaronte se ekonomia e Shqipërisë ishte e dyta pas Gjermanisë për nga zgjerimi i saj gjatë asaj periudhe. Deklarata shkaktoi jo pak të qeshura dhe habi në atë periudhë, kur vendi po përpiqej të dilte nga efektet e krizës ekonomike të viteve 2008-2010.

Edi Rama: Të rinjtë nga Korça marrin paga deri në 8 mijë euro

Kryeministri Rama deklaroi në shkurt të këtij viti se janë të paktën 100 të rinj të Korçë që marrin paga nga 1 mijë deri në 8 mijë euro për shkak të punës që bëjnë sipas tij në internet. Rama tha se të rinjtë ofronin shërbime për kompani të huaja nëpërmjet internetit prandaj edhe kanë të ardhura kaq të larta. Deklarata u shpërnda shumë në rrjetet sociale, ku një pjesë bënë edhe ironi, por Rama iu përgjigj duke i takuar disa nga këta të rinj që sipas tij merrnin paga deri në 8 mijë euro./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Indrit Hoxha për 11 dhjetorin/ “Spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha deklaroi se në 11 dhjetor do të ketë një transparencë të plotë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit.

Në një dalje për mediat, Hoxha theksoi se do të propozohen disa ndryshime të tjera në statutin e partisë, që Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë.

“Do ketë një transparencë në marrjen e madateve nga komisioni i verifikimit të mandateve të delegatëve dhe transparenca për prezencën e delegatëve që do marrin pjesë te 11 dhjetori, një spektakël transparence që nuk e kemi parë në 30 vite. 



Do kthejmë primaret, krijimi i fraksioneve, do shpërndajmë dhe një kartë për dashamirësit e PD dhe votuesit tradicionalë të PD që të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në çdo nivel politik.

Kuvendi ka kompetencë të shkrijë PD-në. Por para se të dalim te shkarkimi do propozojmë disa ndryshime të tjera në statutin e partisë që kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë në moment kryetarin e partisë. 

Është vota që do vendosë. Kryesia është ilegjitime se ka 15 persona të zgjedhur me votë, ndërsa 26 te tjerë janë rrogtarë që nuk dihet ku e marrin rrogën, rrogtarë të Bashës. Do hedhim në votim riorganizimin total të Partisë Demokratike”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Shehaj ‘braktis’ Bashën/ “Do jem tek Kuvendi i datës 11, aty është PD”

Publikuar

-

Nga

Vëzhguesit e mi janë përjashtuar”/ Shehaj pret përfundimin e procesit, ‘refuzon’ mediat

Agron Shehaj, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ku po diskutohet për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ai tha se ka verefikuar çdo dyshim dhe se do të jetë me datë 11, pasi beson se aty është Partia Demokratike.



“Nuk ka kuptim të shkoj tek data 18, të paktën jo pa parë se çfarë është vendosur më datë 11. Ai (Basha) ka mbajtur të njëjtat qëndrime si gjithmonë, nuk njeh firmat, nuk njeh delegatët. 

Tani s’edi, do kemi dy parti? Njëri që thotë është e imja, njëri është e imja. Unë do të shkoj më datë 11 sepse mendoj që aty është Partia Demokratike, shumica sepse ka një pakicë që nuk do të jetë. Edhe dyshimet që kisha i hoqa duke bërë vetë verfikimet.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Plot 5200 delegatë në 11 dhjetor”/ Klevis Balliu: Transparencë e plotë përmes barcode

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i CNA/ E konfirmon deputeti: Klevis Balliu do kandidojë me LSI-në

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka deklaruar se plot 5200 delegatë që kanë firmosur do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan me Blendi Fevziun, Balliu tha se çdokush mund të shohë nëpërmjet barcode-t me transparencë të plotë se kush është futur brenda Kuvendit Kombëtar.



“Në radhë të parë, dua t’ju zbuloj numrin. Kemi 5 mijë e 200 delegatë që kanë firmosur e që do të jenë më 11 dhjetor. Duke klikuar aty tek barcodi çdo njeri mund ta shohë se kush është futur brenda Kuvendit Kombëtar. 

Edhe mediat mund ta verifikojnë këtë gjë përmes bar code-t. Është lehtësisht e aksesueshme, është bërë me anë të një teknologjie. Ne kemi dhe badge-t e kartat e identitetit me anë të të cilave verifikohet që ai person që po vjen aty, është vërtetë ai”, tha Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE