Connect with Us

Mesfushor por me nuhatjen e “bomberit”, presidenti Macron zhvillon ndeshje bamirësie

Sport

Mesfushor por me nuhatjen e “bomberit”, presidenti Macron zhvillon ndeshje bamirësie

Publikuar

-

/

Presidenti francez Emmanuel Macron braktisi për një moment kostumin e zyrtarit dhe për disa minuta u shndërrua në futbollist. Macron luajti në mesfushë dhe mbante numrin 3 në kurriz, u ftua të godiste një penallti fituar nga skuadra e tij.

Macron ia doli të shënojë, duke mposhtur portierin. 43-vjeçari është një tifoz i Marseille, ndërsa shokët e tij të skuadrës ishin, ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger dhe ish-lojtarët e Francës si Marcel Desailly dhe Christian Karembeu.

Ekipi i Macron sfidoi një klub të përbërë nga një personel shëndetësor nga qendra spitalore ndërkomunale e Poissy Saint-Germain-en-Laye. Të ardhurat nga ndeshja do t’i dhurohen Fondacionit Hôpitaux de Paris-Hôpitaux de France.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Jashanica nderon Ballkanin kryesues, Gjilani triumfon me përmbysje

Publikuar

-

Nga

Fitojnë Ballkani dhe Gjilani në Kosovë, teksa Renova merr një pikë në transfertë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Ballkani triumfoi 0-1 në Skenderaj ndaj Drenicës.

Bajram Jashanica realizoi golin e fitores për Ballkanin në minutën e 50-të. Suksesi i tretë radhazi për ekipin nga Suhareka që vijon të kryesojë me 33 pikë në 17 javë kampionët, një më shumë se Gjilani ndjekës.

“Skifterat” fituan 3-1 me përmbysje ndaj Malishevës. Miqtë kaluan në avantazh falë golit të Hasan Hysenit pas çerek ore lojë, teksa Muhamet Hyseni la Malishevën me dhjetë lojtarë në minutat shtesë të pjesës së parë. Gerhard Progni barazoi rezultatin një minutë më pas.



Gjilani kërkoi golin e fitores në fraksionin e dytë të takimit, dhe e gjeti atë 13 minuta përpara fundit me anë të Keita Razak, teksa në minutën e 81-të Albert Dabiqaj realizoi golin e qetësisë për vendasit.

Renova reagoi pas humbjes me “poker” kundër Akademija Pandev. Skuadra nga Tetova mori një pikë pas barazimit pa gola në fushën e Rabotnickit dhe renditet përkohësisht në vend të katërt në Maqedoninë e Veriut, kampionat që kryesohet nga bardhekaltrit e Shkupit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ish-mbrojtësi i Inter: Mourinho nxjerr fytyrën e tij në gazeta vetëm për të mbrojtur futbollistët

Publikuar

-

Nga

Raporti i Jose Mourinho me futbollistët është special ashtu si edhe vetë ai. Tekniku luzitan nuk ngurron t’i kritikojë ata në momentin kur e zhgënjejnë, megjithatë para mediave në rastet më të mëdha e merr vetë përgjegjësinë, si një mënyrë për të mbrojtur lojtarët nga .

Këtë e shpjegon, Maicon, me brazilianin që ka punuar nën urdhrat e Mourinho te Inter ku fituan edhe tripletën e famshme. Ish-mbrojtësi i zikaltërve, thekson se luzitani preferon të ekspozojë veten e tij para mediave, në mënyrë që të mbrojë lojtarët nga kritikat.



“Për atë, lojtarët duhet të qëndrojnë jashtë çdo komenti negative pas ndeshjes. Mourinho do që në television apo në gazeta, të jetë vetëm fytyra e tij dhe në këtë formë, sposton vëmendjen për të mbrojtur lojtarët e tij. Pastaj, atë që ai kërkon ta thotë, e gjen mënyrën për ta bërë. Kjo është diçka që vlerësohet nga futbollistët, të paktën kështu ishte në kohën time”, u shpreh Maicon.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Stankovic riktheht në Serie A, gati të ulet në stolin e…

Publikuar

-

Nga

Stoli i Roberto D’Aversas ka qenë vazhdimisht në lëkundje dhe humbja në mesjavë nga Fiorentina i dha një goditje akoma edhe më të rëndë. Së fundmi mediat italiane thonë se presidentit Massimo Ferrero i ka mbaruar durimi dhe po kërkon për zëvendësuesin e tij.

Sipas Corriere dello Sport sfida e nesërme kundër Lazios mund të jetë e fundit për teknikun italian. Një humbje kundër ekipit të Sarrit do ta thellonte edhe më shumë krizën e tij dhe largimi zyrtarisht mund të afrohej më shumë.



Kështu, për të zëvendësuar D’Aversan, drejtuesit e Sampdorias kanë menduar të rikthejnë një yll të Serie A. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Interit, Dejan Stankovic. Serbi aktualisht është në kontratë më Crvena Zvezdan, por mundësia e kthimit në Itali, ku jeton edhe familja e tij do ta bënte atë ta zgjidhte sa më parë kontratën.

LEXO TE PLOTE