Connect with Us

Menaxhimi i pandemisë/ KLSH zbardh problematikat

Aktualitet

Menaxhimi i pandemisë/ KLSH zbardh problematikat

Publikuar

-

Agjencia e Prokurimit Publik 200 milionë lekë dëm buxhetit të shtetit

Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Efektiviteti i menaxhimit të situatës pandemike Covid-19” në subjektet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Institutin e Shëndetit Publik.

Sipas KLSH, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me institucionet e varësisë, mbështetur dhe në përvojat e mëparshme të menaxhimit të epidemive ndërmori masat për parandalimin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Por menaxhimi i COVID-19 në vendin tonë nxorri në pah problematikat e shumta të sistemit shëndetësor, si: kapacitete spitalore rajonale të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me COVID-19, funksionimin joeficient të qendrave shëndetësore të njësive të vendore të kujdesit shëndetësor, kapacitete profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetësor parësor shumë të kufizuar, fonde financiare të pamjaftueshme, mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale (MMP-ve), pamjaftueshmëri në  trajnimet e stafit mjekësor, pasiguri në vendin e punës, etj.

LEXO EDHE:  Studimi i Universitetit në Singapor/ Ja kur mund të përfundojë pandemia në botë

Përballë një virusi të panjohur, shoqëruar me humbje jete të njerëzve, menaxhimi i situatës nga sistemi ynë shëndetësor, nuk ishte shumë efektiv. Politikat e ndjekura nga MSHMS dhe institucionet shëndetësore publike dhe jopublike nuk realizuan ofrimin e shërbimit shëndetësor si një e mirë publike, qëllim i ekzistencës dhe politikave të tyre, për të rritur cilësinë e jetës së qytetarëve.

Në kushtet kur Shqipëria sot, referuar standardeve evropiane, përballet me sfidën e mbulesës së kujdesit shëndetësor universal në shëndetësi, nevojitet që, politikat shtetërore të realizojnë parimet e një të mire publike në shërbim të rritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve drejt integrimit evropian.

Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar një masë propozime për ndryshime apo përmirësime në legjislacionin në fuqi dhe 16 masa organizative, me Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 143, datë 30.09.2021./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Lufta kundër pandemisë/ Franca i thotë jo, vaksinimit të detyruar

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Franca ka qenë një prej vendeve të Europës që ka propogaganduar prej fillimit vaksinimin me detyrim, me qëllim mbrojtjen nga Covid-19.

Por mësohet se vendimi i Senatit të Francës ka marë një kthesë tjetër. Në mbledhjen e fundit Senati ka hedhur poshtë vaksinimin e detyruar me 262 vota pro.



Kujtojmë se presidenti Emanuel Makron më parë vendosi që të gjithë punonjësit në spitale, ata që punojnë me të moshuar ose në shtëpitë e kujdesit për moshën e tretë, duhet të vaksinohen më së voni deri më 15 shtator. Ndryshe, sipas ministrit të Shëndetësisë Olivier Véran, ata nuk do të jenë më në gjendje të punojnë dhe nuk do të paguhen më.

LEXO EDHE:  KLSH zbulon 398,268 medikamente të skaduara në QSUT, dëmi 1.1 mln euro

LEXO EDHE:  “Duhet të kishin nxjerrë mësim 17 vite më parë”/ Mjeku i njohur: Situata nga koronavirusi u menaxhua keq

Vendimi pati një efekt të menjëhershëm. Faqja për rezervime Doctolib kumtoi në Twitter se numri i aplikimit për orare për vaksinime kaloi pritshmëritë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat e opozitës për blerjen e energjisë/ Çela: Nuk jemi në bursë, energjia importohet nga tregje të lira

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Administratori i OSHEE Adrian Çela ka hedhur poshtë akuzat e Opozitë në lidhje me krizën energjitike.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”, ai  ka thënë se janë marrë të gjitha masat e duhura për të garantuar energjinë elektrike për qytetarët. Ashtu siç paralajmëroi kryeministri, Çela tha se çmimet e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla nuk do të rriten.

Sakaq, ai nënvizoi se Shqipëria shet energji elektrike në kushtet kur shirat janë të shumta dhe kapacitetet mbajtëse nuk janë ato të nevojshme. Gjithashtu ai tha se OSHEE nuk e blen energjinë në bursë, por në tregje të lira dhe në periudha që energjia elektrike është më e shtrenjtë. E po ashtu, ai nënvizoi se energjia elektrike e importuar nga vendet e tjera, ka të përfshirë edhe koston e transportit.

Fondi i garancisë prej 200 mln euro e vendosur nga qeveria për OSHEE për përballimin e kësaj situate, nuk mund të përdoret plotësisht sipas Çelës, por vetëm në raste nevoje.

Pjesë nga biseda:

 Si është situata energjetike sot që flasim. Si po garantohet furnizimi me energji?

 Adrian Çela: Ne jemi në fazën, që në fillim të kësaj jave mbyllëm pjesën e importit për këtë javë. Jemi duke bërë një kombinim të sasisë që ofron KESH-i kompanitë private dhe pjesa tjetër furnizohet nga importi. Importin e energjisë se bën OSHEE. Do të dalim sërish në ankand, por para se të bëhet kjo do të bëhet llogaritja dhe do të dalim në import. Deri nesër do të jemi të gatshëm për të dalë për ankandin. Ka një vështirësi për të garantuar sasitë e importit, që me afrimin e dimrit do të rritet, pasi edhe reshjet do të jenë më të shumta. Me afrimin e reshjeve rritet dhe energjia e brendshme. Në tre mujorin e vjeshtës, niveli i prodhimit të brendshëm dhe HECE-t private gjatë muajve të verës dhe shtatorit, me rifillimin e reshjeve, që vjeshta mund t’i sjellë në tetor, nëntor, ose dhjetor. Në historikun e këtyre viteve të fundit, reshjet janë më të spostuara. Ne jemi duke marrë të gjitha masat. Qeveria me urdhër të kryeministrit, është krijuar dhe komiteti ndërinstitucional që kryesohet nga zv. kryeministri. Është në aktivitet të përditshëm. Jemi në kontakte të vazhdueshme dhe me parterë ndërkombëtare për të siguruar energjinë. S’është vetëm problemi i çmimit. Ne po marrim të gjitha masat dhe dua të garantoj qytetarët që do të bëhet maksimalja për të garantuar energjinë.

 Rama pranoi që energjia nuk është sekret që blihet më shtrenjtë se sa shitet. A mund të japim detaje më shumë?

 Adrian Çela: Mund të jap një shifër, sepse abuzohet shumë. Kur kasaktat e Drinit prodhojnë nga janari deri në qershor, në atë periudhë, edhe vendet e rajonit kanë rezerva, sepse periudha është e tillë. KESHI shet energji elektrike nga janari e deri në qershor. Pas datës 11 qershor, KESHI nuk ka shitur. Shitja ka ndodhur në momentin që ka pasur mbingarkesë prodhimi uji. Në atë periudhë të vitit ka pasur çmime të ulëta. Kur ne dalim në treg për të kërkuar energjinë, sigurisht që ka mungesa, prandaj dhe çmimi është më i lartë. Nuk është shitur energjia se përse kishte qejf administratori, por ka një rregullore që e vendos një komitet teknik që e menaxhon. Ajo vendoset nga niveli i prurjeve, kaskadës.

 Në Kuvend është prezantuar një projektligj, një kredi që OSHEE do të marrë 70 mln euro?



 Adrian Çela: Kjo kredi është negociuar në maj-qershor të vitit të kaluar dhe është ndarë në 2 lote. 55 mln janë për impaktin që kompania pati gjatë COVID-it, sepse edhe ne u goditëm. Që në mars, që kaluam në bllokim, ndryshoi struktura e konsumit. Ne kemi 48% të konsumit familjar dhe 52% është konsumi i biznesit. 9.5 lekëshi është tarifë e subvencionuar. Për këtë arsye, ne bëmë një studim dhe analizë dhe u vendos që ata të na mbështetshin me këtë kredi për të mbuluar gropën financiar. 15 mln euro do të vendosen për të nënstacionin e Tiranës, sepse ky projekt është për herë të parë që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Rajon, do të jetë e nëndheshme. Qenia e BERZH-it është dhe garanci për të bërë një proces jo vetëm prokurimi transparent, por edhe garanci për të thërritur kompanitë më të mira dhe të shpallet më pas fituesi. Në 2014-n, me luftë të madhe, me dyshime, më në fund Banka Botërore pranoi të mbështeste me financim. Sot veç bankës, kemi BERZHI-n, dhe kemi shumë operatorë të huaj që na ndihmojnë. Ne i kemi dhënë besueshmërinë këtyre institucioneve për të bashkëpunuar dhe mbështetur në të ardhmen.

LEXO EDHE:  KLSH zbulon 398,268 medikamente të skaduara në QSUT, dëmi 1.1 mln euro

LEXO EDHE:  Beteja me Covid-19/ Komiteti i ekspertëve noteriozi vendimet e qeverisë, nuk funksioni si institucion i pavarur

Akuzat e opozitës…

 Adrian Çela: E para e punës opozita bën një krahasim, se është kthyer në refrenin e ditës blerja e energjisë. Blerja e energjisë bëhet në platformë ankandi. Nëse para 2013 bëhej me zarfe, ishin tre kompani që zotëronin 95% të tregut, ndërsa sot janë shumë kompani pjesëmarrëse, e që marrin pjesë në ankande. Këta bëhen në mënyrën më trasnparence të mundshëm. Ne nuk reaguam, sepse nuk merremi me përralla. Ftuam mediat për të parë procedurën. OSHEE nuk ka asnjë kompetencë, ne vetëm hapet ankandi. Po ashtu ata marrin si referim bursën. Por ne nuk blemë në bursë, sepse ne nuk jemi në bursë pasi kërkon garanci financiare të gatshme. Në 4 vitet e fundit kemi pasur vetëm 2018 vit të lagshëm, ndërsa vitet e tjera kanë qenë të thata. Në koto vite pati kompania pati goditje 200 mln euro. Por kompania në këtë rast duhej të rriste koston. Por kompania e mbajti këtë kosto vetë, duke ndërprerë investimet. Energjinë nuk e blemë në bursë, por energjia po të vij nga andej këtu, a ka kosto? Ka, se pse vjen nga Hungaria, Austria etj. Është një tymnajë e gjitha. Edhe PD e ka blerë me zarfe, por se ka blerë asnjëherë në bursë. Çmimet në bursë janë indikative. Ata ose nuk e dinë, ose e bëjnë të qëllimshme.

 Sot kreu i PD, akuzoi se qeveria ka marrë 200 mln euro borxhë për të mos ndjerë krizën e energjisë elektrike?

Adrian Çela: Kjo është për të hapur ‘overdrive’, një garanci sovrane 100 mln është se çfarë do të përdoret më 31 dhjetor dhe pjesa tjetër shuhet automatikisht, sepse mund të ketë reshje dhe ndryshon situata. Garancia sovrane jepet për të pasur garanci të nevojshme. Sot kur kërkesa është shumë më e shtrenjtë dhe ka mangësi, ne e dimë që do e marri i pari ai që ka likuiditet. Nëse nuk do të na duhet ajo (garancia sovrane) nuk përdoret, do të përdoret kur të jetë e nevojshme.

 Nëse ndodh që shqiptarët të mos e ndjejnë vëretë këtë situatë? Po përse kryeministri paralajmëroi krizën?

Adrian Çela: Unë thash ato që ka thënë dhe kryeministri. Ai ka paraqitur një skenë që ka thënë që abonentët që janë të lidhur me tension të ulët nuk i preket tarifa. Që do të thotë se janë rreth 800 mijë abonentë me tension të ulët. Biznesi i madh ka një proces që ka nisur. Shumica e tyre e blenë vetë energjinë elektrike. Programi ishte dhe ka nisur investimi, për instalimin e platformave për bizneset që janë në intensitet të mesëm. Kjo është një proces reforme që është në unison me partnerët ndërkombëtarë.

 Kryeministri Rama ka thënë që shqiptarët nuk do të preket nga energjia elektrike? Po kush do e ndjejë këtë krizë?

Adrian Çela: 
Kriza kryesore është mungesa e energjisë në treg. Unë di të them se cila është skema dhe suporti që kompania do të bëjë. kompania do të garantojë furnizimin pa prekur tarifën. Pa diskutim jemi duke shfrytëzuar të gjithë instrumentet që ka kompania dhe qeveria për të garantuar furnizimin e pandërprerë dhe cilësor. Shiu mirë se të vijë edhe reshjet, por ne duhet të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët. Për këtë arsye qeveria jep garancinë sovrane. Nuk mund të bëjmë hapa mbrapa. Nuk mund të bëhen parashikime të sigurta. Në 2019-a ishte vit i thatë, edhe 2020 po ashtu. Në rast se ne në nëntor dhjetor 2019 do të kishim blerë energji për 2020, kompania do të humbte miliona euro, për shkak të COVID-it. Sistemi i energjetik i shqiptarëve duhet 1.6 mld euro investime.

 A do të ketë kërkesë zyrtare të OSHEE për rishikimin e çmimit?

 Adrian Çela: Tarifa e tensionit të ulët nuk do të preket. OSHEE do të garantojë çmimin për klientët me tarifë të kontrolluar, atyre nuk i preket. Pjesa tjetër është treg i lirë. Megjithatë edhe për ata, ka një kompani që do të jetë në treg dhe kjo është garë, është treg.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Më në fund Basha e pranon/ PD nuk është zemra dhe shpresa për demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, dikujt tjetër se basha nuk mund ta thotë një gjë të tillë. Por, sot në parlament kreu ende në detyrë i  Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë “Pyes veten se çfarë duhet të bëj që PD të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresës për demokratët dhe shqiptarët”.

Pra, një fjali ku Lulzim Basha qartazi pranon se Partia Demokratike, me të në drejtim nuk është “zemra dhe valvula” e demokratëve.

Lulzim Basha, sot pa dashje, ndoshta dhe me qëllim ka pranuar një fakt, atë që po thonë demokratët dhe shumica e tyre çdo ditë, që Partia Demokratike nën drejtimin e tij nuk është zemra e demokratëve dhe shqiptarëve.

Ky është një fakt. Janë tre palë zgjedhje të humbura. Dështime pas dështimesh, skandale, pas skandalesh. Një parti autokrate e drejtuar nga mediokër dhe të paaftë, nga skandalozë dhe të korruptuar. Një forcë politike e përdorur personalisht prej tij për skandale korruptive, gjoba dhe pasurim të familjarëve të tij.

Lulzim Basha sot ka pranuar që PD nuk është “zemra dhe valvula e demokratëve”.

Por, përpara se ta pyesë veten, ashtu siç deklaroi sot në parlament, mos do ishte më mirë të pyeste demokratët.

Është koha që Lulzim Basha më mirë të pyesë demokratët. Dhe është shumë e thjeshtë, duke dhënë dorëheqjen ose të shkojë të votohet në Kuvend, me platformën e tij, ashtu sikundër përballë ka me mijëra firma, për një platformë ndryshe të Partisë Demokratike, për një drejtim ndryshe në PD, për një hapje të saj, që ajo të bëhet valvula dhe zemra e demokratëve.

LEXO EDHE:  “Duhet të kishin nxjerrë mësim 17 vite më parë”/ Mjeku i njohur: Situata nga koronavirusi u menaxhua keq

LEXO EDHE:  Një tjetër lajm i mirë mbi vaksinat anti-Covid/ Mjeku Alimehmeti publikon të dhënat

Tashmë është Lulzim Basha që për këtë duhet të pyesë demokratët.



A ka më mundësi ai të jetë shpresa e tyre, a mund të jetë ai alternativa e tyre?

A mund të shkojë ai dhe të votohet?

Jo për t’u zgjedhur kryetar, por që të japë platformën e tij, në rast se mundet.

Dhe përpara se ta bëjë këtë, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pikërisht sepse në këto tetë vite Partinë Demokratike, nga “zemra dhe valvula” e demokratëve, e ka kthyer në një forcë politike të pashpresë. Në një “zemër” të sëmurë, që nuk ka më Doktor që t’i bëjë derman.

Tashmë ka vetëm një shpresë. Lulzim Basha të japë dorëheqjen dhe të lejojë që PD të hapet, të ndryshojë dhe të kthehet vërtetë në “zemrën dhe valvulën” e demokratëve dhe shqiptarëve./CNA.al

Basha në panik nga “Foltorja”/ Kërkon ndihmën e Berishës

LEXO TE PLOTE