Connect with Us

Më në fund Basha e pranon/ PD nuk është zemra dhe shpresa për demokratët

Politikë

Më në fund Basha e pranon/ PD nuk është zemra dhe shpresa për demokratët

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dikujt mund t’i duket e pabesueshme, dikujt tjetër se basha nuk mund ta thotë një gjë të tillë. Por, sot në parlament kreu ende në detyrë i  Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë “Pyes veten se çfarë duhet të bëj që PD të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresës për demokratët dhe shqiptarët”.

Pra, një fjali ku Lulzim Basha qartazi pranon se Partia Demokratike, me të në drejtim nuk është “zemra dhe valvula” e demokratëve.

Lulzim Basha, sot pa dashje, ndoshta dhe me qëllim ka pranuar një fakt, atë që po thonë demokratët dhe shumica e tyre çdo ditë, që Partia Demokratike nën drejtimin e tij nuk është zemra e demokratëve dhe shqiptarëve.

Ky është një fakt. Janë tre palë zgjedhje të humbura. Dështime pas dështimesh, skandale, pas skandalesh. Një parti autokrate e drejtuar nga mediokër dhe të paaftë, nga skandalozë dhe të korruptuar. Një forcë politike e përdorur personalisht prej tij për skandale korruptive, gjoba dhe pasurim të familjarëve të tij.

Lulzim Basha sot ka pranuar që PD nuk është “zemra dhe valvula e demokratëve”.

Por, përpara se ta pyesë veten, ashtu siç deklaroi sot në parlament, mos do ishte më mirë të pyeste demokratët.

Është koha që Lulzim Basha më mirë të pyesë demokratët. Dhe është shumë e thjeshtë, duke dhënë dorëheqjen ose të shkojë të votohet në Kuvend, me platformën e tij, ashtu sikundër përballë ka me mijëra firma, për një platformë ndryshe të Partisë Demokratike, për një drejtim ndryshe në PD, për një hapje të saj, që ajo të bëhet valvula dhe zemra e demokratëve.

LEXO EDHE:  “Po falimentojmë, nuk kemi mbështetje”/ Basha takohet me bizneset në Tiranë

Tashmë është Lulzim Basha që për këtë duhet të pyesë demokratët.

A ka më mundësi ai të jetë shpresa e tyre, a mund të jetë ai alternativa e tyre?

A mund të shkojë ai dhe të votohet?

Jo për t’u zgjedhur kryetar, por që të japë platformën e tij, në rast se mundet.

Dhe përpara se ta bëjë këtë, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pikërisht sepse në këto tetë vite Partinë Demokratike, nga “zemra dhe valvula” e demokratëve, e ka kthyer në një forcë politike të pashpresë. Në një “zemër” të sëmurë, që nuk ka më Doktor që t’i bëjë derman.

Tashmë ka vetëm një shpresë. Lulzim Basha të japë dorëheqjen dhe të lejojë që PD të hapet, të ndryshojë dhe të kthehet vërtetë në “zemrën dhe valvulën” e demokratëve dhe shqiptarëve./CNA.al

Basha në panik nga “Foltorja”/ Kërkon ndihmën e Berishës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Debate tek Ligjet/ Bardhi akuza Felajt: Je hajdute

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Këshilli për Legjislacionin dhe Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me një sërë debatesh.

Teksa deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, parashtronte pyetjet e tij për kreun e SPAK, Arben Kraja ka ndërhyrë deputetja e PS-së, Ermonela Felaj e cila ka kërkuar që pyetjet të jenë specifike dhe jo analiza. Ndërsa, një përgjigje e ashpër ka ardhur nga Gazment Bardhi, i cili e ka cilësuar Felajn si hajdute.

Pjesë nga debate:

Ermonela Felaj: Kërkoni të dhëna sasiore.

LEXO EDHE:  “Marrëveshja thelbësore për Zgjedhoren”/ Basha i përgjigjet Varhelyit

LEXO EDHE:  Përçahet opozita/ LSI braktis Bashën?



Enkelejda Alibeja: Këto diskutime janë të rëndësi.

Gazment Bardhi: Ermal Pishtari është patronazhisti i zotit Kraja, nuk jeni juve, Ju jeni Ermonela.

Ermonela Felaj: Sado që ti mund të jesh subjekt i veprës penale.

Gazment Bardhi: Po lere veprën penale. Ti je hajdute kokë e këmbë, vjen këtu, na tregon ne rregulloren. Po na le rehat. Na ndërhyn këtu. S’keni nevojë të ndërhyni.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjekmarkaj i shqetësuar për vjedhjen e pulave dhe lopëve/ Letër Çuçit dhe Nanos

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj i ka shkruajtur një letër ministrit të Brendshëm Blendi Çuçit dhe drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano, i shqetësuar se në Lezhë, qarkun ku është zgjedhur deputet, po vidhen pulat dhe lopët.

Gjekmarkaj shton se në Lezhë uniformat blu janë emëruar në emër të partisë dhe se janë të paaftë për të luftuar vjedhjet dhe masakrat që po bëhen.

Deputetishton më tej se i kërkon Çuçit dhe Nanos që të shkojnë një ditë në Lezhë dhe të merren seriozisht me vartësit e tyre në këtë qark.

Letra e plotë e Gjekmarkajt:

Zotni ministër, zotni kryepolic,

Do thoni me vete nuk jemi çobanër pulash, por mezja e yndyra e vendit! Jeni, more, jeni, posi! Madje, një si gaz do t’ju rrëshqasë mbi mjekër! Pula është pronë! Të ruash pulat e fshatarëve nuk do të ishit ministër dhe kryepolic fort të këqij. Po t’u ruash lopët edhe më të mirë.

Papaqët e kazanët e rakisë, këpucët pas dere ende më. Të ndalonit drogën e krimin ku e ku. Pulat kakarisin ditën se ato këndojnë për sukseset e Kryeministrit, të qeverisë, të tuajat personalisht, për reformat ekonomike, për rrogat e Policisë, por janë të trembura se hajdutët u janë lëshuar me tërbim dhe në vrap e sipër po lënë puplat gardhiqeve. Nuk po dëshmoheni mirënjohës për zërin e tyre.



Në fshatrat e Lezhës, megjithëse nuk kanë frekuentuar asnjë akademi, bracat e hajdutët janë mjaft të zotë. Nata është mbretëria e tyre. Policia nuk përballet me ta. Në Shënkoll, Tale, Rrile, Ishull Shëngjin, Zadrimë e tjerë po bëjnë kërdinë.

Natë për natë me kamionçina u afrohen shtëpive, stallave, bahçeve dhe marrin çfarë t’u bëjë Zoti nafakë. Policia, e lodhur nga betejat e humbura, është mbyllur në komisariat. Nisen ndonjëherë makina, u mbetet rrugëve dhe nuk është çudi që hajdutet e dhembsur t’u japin një dorë për ta shtyrë.

Pas masakrës elektorale bëtë atje ekspeditë ndëshkimore dhe hoqët më pak besnikët dhe çuat toptanbesnikët e Partisë se helbete nuk u treguan në lartësinë e grabitjes së votave. Një hierarki të paaftësh, një taraf rilindësish me uniformë qeveris Policinë në Qarkun e Lezhës.

Shënojeni këtë. Gromësijnë mejhaneve gjatë ditës dhe bëjnë gjumë qerratenjsh. Çdo natë thyhet një shtëpi. Qeverisë një lopë, një viç, ca dele e dhi, ca derrkucë, ca motorë papaqë e kile mjaltë e rakie, groshë e patate, djathë e të regjura, të vjedhura, i shërbejnë për subjekt barsolete për të argëtuar Kryeministrin, por për fshatarët pa asnjë të ardhur janë mjetet e ekzistencës. Toka të begata janë ato të Bregut të Mates, të Ishull Lezhës e Zejmenit, punëtorë janë njerëzit, por të vështirë e kanë jetën.

Po, po, atje i gëzohen shiut kur bie për grurin e misrin, u gëzohen vezëve, kecit e qengjit, shumë prej tyre jetojnë me to, me dinjitet me djersë, nuk i vjedhin kujt asgjë. Verën e pinë nga ajo e bahçes që e bëjnë vete, rakinë po ashtu, djathin gjithaq. Ministrit dhe Kryepolicit ajo verë mund t’u shkaktojë aciditet, djathi nuk është i përpunuar dhe ndikon te kolesteroli se ka yndyrë, ndaj zor t’ia kuptojnë vlerën.

Kjo është shakaja e hidhur e një realiteti që përkeqësohet në një vend ku sundon hajduti dhe fshihet polici, ku ka rënë ligji dhe është ngritur vjedhja, ku cenohet dinjiteti dhe forcohet frika, ku shtohet propaganda dhe zvogëlohet e vërteta në kurriz të njerëzve që nuk dalin në ekran.

Zotni ministër, zotni kryepolic, harxhojeni një ditë, shkoni në Lezhë, mblidhini ata dreq vartësish, merruni seriozisht me gjendjen, inkurajojini që të ruajnë pulat e lopët, të ruajnë pronën dhe sigurinë! Kaq e meritojnë njerëzit apo jo, qoftë edhe nga një qeveri karnavalesh?!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në 11 dhjetor Luli do largohet me turp”/ Aleati e nxjerr zbuluar: Ja kush e mori në telefon Ramën dhe Bashën në 17 maj

Publikuar

-

Nga

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka qenë i ftuar në një lidhje direkte për Fax Neës ditën e sotme për të folur për situatën e vështirë në Partinë Demokratike.

Sipas Nard Ndokës, Lulzim Basha do të largohet me turp dhe dështim pas 11 dhjetorit, ku sipas tij PD do t’i hapë rrugën të ardhmes së saj.

Nuk besoj që është rruga e duhur për faktin që me të vërtetë disa gjëra duhet të thuhen, por do të ishte më mirë konkurrencë të ideve, agjendës opozitare të dy datave. Dy kuvendet që padiskutim nuk janë zgjidhje. Por nuk besoj se do te ketë krizë për faktin se z.Basha tashmë e ka humbur legjitimitetin për të qenë kryetar edhe pa Kuvendin. Foltoret e Berishës e kanë dëmtuar z.Basha. Unë shoh largimin dhe dështimin me turp të Bashës. Më 11 dhjetor PD i jep rrugë të ardhmes së vet.

Është një ngjarje që do mbahet mend gjatë. Kryetari i partisë më të madhe opozitare kapet peng. Nuk kishte ndodhur që në këto vite opozita të kapej. PS e pati në burgun liderin Nano në atë kohë dhe nuk u kap nga mazhoranca. Është e trishtueshme që sot e kemi këtë realitet. Ta kemi të qartë që Basha është peng i Ramës që në vitin 2017”, tha Ndoka.

LEXO EDHE:  “Edhe mjekët dhe infermierët e Fierit në karantinë”/ PD propozon 3 masa urgjente

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Basha “dhëmb për dhëmb” me Ramën



Nard Ndoka për herë të parë zbuloi se gjatë takimit të 17 majit mes Ramës dhe Bashës, ai që ka telefonuar për të ndërmjetësuar në takim ka qenë George Soros.

Unë e kam kuptuar që një ditë pas 17 majit. Unë ja kam thënë në zyrë Lulzim Bashës. Unë e shikoja që na fshihej. I qëndronte më shumë besnik Edi Ramës sesa ne. Kishte një zarf në dorë dhe nuk e hapte zarfin pa shkuar ora 6 kur kishin vendosur të dy për ta bërë publike. Edi Rama ka epërsi ndaj Lulzim Bashës, epërsi fjalësh mashtrimi. Ka të dhënave se midis këtij orari 6 orë, ka pasur një ndërmjetësim mes telefonit dhe nga George Soros. Me kalimin e kohës u pa një gjë e tillë.

Basha la kauzat rrugës, na detyroi të digjnim mandatet, bojktoi zgjedhjet. I doli kundër dhe Berishës. Ai duhet të mbante një qëndrim burrëro me Berishën, m e babain e tij politik. Lulzim Basha u mor nga z.Berisha, atëherë kur mendoi ta hapte PD-në. U pikas si personazh prej lidhjeve që kishte dhe iu dha mundësi të ecte përpara”, tha ai.

LEXO TE PLOTE