Connect with Us

“Më 5 maj nuk ka futboll”, Franca e ndalon me vendim parlamenti

Sport

“Më 5 maj nuk ka futboll”, Franca e ndalon me vendim parlamenti

Publikuar

-

/

Më 5 maj nuk do të luhet futboll në Francë. Parlamenti francez miratoi përfundimisht, me një votim të Senatit, një projekt -ligj që parashikon që asnjë ndeshje profesionale e futbollit nuk do të luhet në Francë më 5 maj, në nderim të viktimave të katastrofës në stadiumin Furiani në Korsikë, ku vdiqën 19 persona (më 5 maj 1992).

Senati miratoi pa asnjë ndryshim tekstin e projekt-ligjit të sjellë aty nga deputeti korsikan Michel Castellani, i cili më herët kishte marrë edhe miratimin e vendimit nga Asambleja Kombëtare.

“Tragjedia Furiani” është një ngjarje mjaft e rëndë në futboll, e ndodhur pikërisht më 5 maj të vitit 1992 në Furiani, një lokalitet pranë Bastias në Korsikë. Në stadiumin “Armand Cesari” duhej të luhej gjysmëfinalja e Kupës së Francës mes Bastias dhe Marseille, ndërsa klubi vendas kërkoi rritjen me 50% të kapacitetit të stadiumit, pasi po përballej me skuadrën më të fortë të kohës në Francë.

Autoritetet lokale miratuan këtë dëshirë, duke ndërtuar një tribunë provizore me kapacitet prej 10 mijë vendesh, e cila u shemb para ndeshjes, duke shkaktuar vdekjen e 19 personave dhe plagosjen e mbi 2 mijë të tjerëve

Më pas Federata Franceze e Futbollit vendosi që ndeshja të mos luhej më asnjëherë dhe madje të anulohej ai edicion i Kupës së Francës, ndonëse më herët Monaco kishte siguruar një biletë për në finale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Ish-mbrojtësi i Inter: Mourinho nxjerr fytyrën e tij në gazeta vetëm për të mbrojtur futbollistët

Publikuar

-

Nga

Raporti i Jose Mourinho me futbollistët është special ashtu si edhe vetë ai. Tekniku luzitan nuk ngurron t’i kritikojë ata në momentin kur e zhgënjejnë, megjithatë para mediave në rastet më të mëdha e merr vetë përgjegjësinë, si një mënyrë për të mbrojtur lojtarët nga .

Këtë e shpjegon, Maicon, me brazilianin që ka punuar nën urdhrat e Mourinho te Inter ku fituan edhe tripletën e famshme. Ish-mbrojtësi i zikaltërve, thekson se luzitani preferon të ekspozojë veten e tij para mediave, në mënyrë që të mbrojë lojtarët nga kritikat.



“Për atë, lojtarët duhet të qëndrojnë jashtë çdo komenti negative pas ndeshjes. Mourinho do që në television apo në gazeta, të jetë vetëm fytyra e tij dhe në këtë formë, sposton vëmendjen për të mbrojtur lojtarët e tij. Pastaj, atë që ai kërkon ta thotë, e gjen mënyrën për ta bërë. Kjo është diçka që vlerësohet nga futbollistët, të paktën kështu ishte në kohën time”, u shpreh Maicon.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Stankovic riktheht në Serie A, gati të ulet në stolin e…

Publikuar

-

Nga

Stoli i Roberto D’Aversas ka qenë vazhdimisht në lëkundje dhe humbja në mesjavë nga Fiorentina i dha një goditje akoma edhe më të rëndë. Së fundmi mediat italiane thonë se presidentit Massimo Ferrero i ka mbaruar durimi dhe po kërkon për zëvendësuesin e tij.

Sipas Corriere dello Sport sfida e nesërme kundër Lazios mund të jetë e fundit për teknikun italian. Një humbje kundër ekipit të Sarrit do ta thellonte edhe më shumë krizën e tij dhe largimi zyrtarisht mund të afrohej më shumë.



Kështu, për të zëvendësuar D’Aversan, drejtuesit e Sampdorias kanë menduar të rikthejnë një yll të Serie A. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Interit, Dejan Stankovic. Serbi aktualisht është në kontratë më Crvena Zvezdan, por mundësia e kthimit në Itali, ku jeton edhe familja e tij do ta bënte atë ta zgjidhte sa më parë kontratën.

LEXO TE PLOTE

Sport

Eksperienca në Shqipëri, ndihmësi i Longos jehonë në Itali për Kukësin

Publikuar

-

Nga

Ndihmësi i Diego Longos te Kukësi, Amedeo di Late, ka dhënë një prononcim së fundmi për portalin italian “ivig.it”, ku ka folur rreth eksperiencës së tij në Shqipëri. Ai e konsideron si një përvojë shumë të rëndësishme krah Longos, ku iu deshën vetëm 90 sekonda për të pranuar ofertën e parë për të punuar jashtë Italisë.

“Unë po jetoj një eksperiencë të madhe së bashku me një teknik të madh si Diego Longo, ne kemi krijuar një grup të bashkuar në të cilin ka shumë kultura të ndryshme, por magjia e dhomës së zhveshjes, e cila është gjithmonë e njëjtë nga Kategoria e Tretë në nivelet më të larta, siguron që të gjitha dallimet të pranohen dhe të bashkohen së bashku nën flamurin e një qëllimi të vetëm. Qoftë fusha provinciale apo stadiumi i madh, janë vlerat ato që bëjnë gjithmonë diferencën.

Kjo është përvoja ime e parë jashtë vendit dhe m’u desh një minutë e gjysmë për të vendosur. Ka trena që kalojnë vetëm një herë në jetë dhe të jesh në gjendje të punosh krah për krah me një trajner të kalibrit të Diego Longos në top kategorinë shqiptare është vërtetë një nder dhe një kënaqësi”, u shpreh fillimisht Di Late. Më tej, ai është ndalur edhe te situata në futbollin shqiptar, si edhe te trajneri tjetër italian te Kukësi, pikërisht ai i portierëve, Andrea Kardinale.



“Stërvitjet janë shumë intensive. Ne përpiqemi të propozojmë një mentalitet të ri në lidhje me një kulturë futbolli të bazuar kryesisht në agresivitetin dhe fitimin e topave të dytë. Ne duam të propozojmë një futboll ku loja dhe propozimi janë në qendër, një identitet i qartë loje që do të vihet në praktikë pavarësisht kundërshtarit që takojmë. Pa harruar të rrisim veçoritë e lojtarëve që kemi. Ka sportistë interesantë dhe të rinj shumë të mirë.

Presidenti dhe e gjithë kompania janë shumë ambiciozë dhe nuk na bëjnë të humbasim asgjë. Kardinale është një person i bukur që e kam gjetur pas shumë vitesh, një profesionist serioz dhe kompetent. Aksidentet e bukura të jetës”, thotë ai. Në fund, Di Late ndalet edhe te jetesa në vendin tonë.

“Ndihem shumë rehat në Shqipëri. Tirana është një qytet që ofron shumë. Italianët shihen shumë mirë. Ka një afinitet të bukur mes dy popujve. Shqipëria është një komb me rritje të shpejtë: çdo metër ka një kantier në ndërtim. Është gjithashtu një vend me një identitet të madh futbollistik, me një stil luftëtar ashtu si heroi i tyre kombëtar”.

LEXO TE PLOTE